SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 44
UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES
FAKULTETI I EKONOMISE DHE AGROBIZNESIT
DEPARTAMENTI I EKONOMISE DHE POLITIKAVE AGRARE
TREGTIA NDERKOMBETARE DHE AVANTAZHET E
KRAHASUARA E ABSOLUTE NE SHQIPERI
Punoi:
Kliton DOMI
Udheheqesi I Temes:
Dr. Engjell SKRELI
Tirane, 2010
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
2
Permbajtja
0.Hyrje.............................................................................................................................3
1. Teorite mbi Tregtine dhe politikat tregtare......................................................7
1.1. Teorite mbi tregtine ......................................................................... ……………………..7
1.1. 1. Teoria e Smithit e avantazheve absolute...................................................................... 7
1.1.2. Teoria e Rikardos e avantazheve krahasuese............................................................ 11
1.1.3. Modeli Heckscher - Ohlin (Perpjestimi i faktoreve) ..................................................... 15
1.2. Proteksionizmi perballe tregtise se lire dhe argumenta pro dhe kunder tregtise se lire..17
1.2.1. Proteksionizmi perballe tregtise se lire......................................................................... 17
1.2.2. Argumenta pro dhe kunder tregtise se lire................................................................... 19
1.3.Institucioni i Tregtise se Lire - Organizata Boterore e Tregtise (OBT)...........................20
1.3.1. OBT-ja dhe Bujqesia.................................................................................................. 22
1.4.Politika tregtare e BE-se............................................................................................24
2. Politika tregtare e Shqiperise...........................................................................27
2.1. Shqiperia antare e OBT-se ...........................................................................................26
2.2. Mareveshja e tregtise se lire me vendet e rajonit .........................................................29
2.3. Mareveshja e Tregtise se Lire me BE-ne .....................................................................29
3. Avantazhet absolute dhe te krahasuara te Bujqesise Shqipetare.........34
3.1. Evidentim i avantazheve relative dhe absolute te Shqiperise. .....................................33
Konkluzione e Rekomandime........................................................................................39
Anekse..........................................................................................................................41
Literatura………………………………………………………………………………………........43
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
3
0. Hyrje
Ne kete Teme Diplome do te trajtojme: nevojen e tregtise ndermjet vendeve, cilat jane
perfitimet nga tregtia nderkombetare, argumentat pro dhe kunder tregtise nderkombetare,
insitucioni i tregtise nderkombetare (OBT-ja) parimet dhe objektivat qe ajo ka,
pershkrimi I teorive te tregtise dhe diskutimi mbi politikat tregtare, a ka bujqesia
shqiptare avantazhe absolute e te krahasuara? A ka produkte me te cilat ne mund te
konkuurojme ne tregjet rajonale e evropiane?
Pra ne kete teme do te fokusohemi kryesisht te tregtia dhe mundesite per zhvillimin e
tregtise duke u bazuar ne avantazhet absolute apo relative ne vendin tone.
Zhvillimi i ekonomise boterore dhe i ekonomise se vendeve te vecanta deshmon per
thellimin e ndervaresise ekonomike e financiare midis vendeve. Nje pjese gjithnje e me e
madhe e mallrave dhe e sherbimeve te prodhuare ne vende te vecanta kembehen ne
tregjet nderkombetare. Konsumatori i nje vendi konsumon gjithnje e me shume mallra te
prodhuara ne vendet e tjere.
Sot eshte veshtire te percaktosh origjinen kombetare te shume prej mallrave, perderisa
komponente te tyre prodhohen ne dhjetra vende te ndryshme. Eshte e veshtire te
imagjinohet funksionimi i nje ekonomie ne gjendje te izoluar nga ekonomite e tjera, pra
nga tregu nderkombetar i mallrav dhe sherbimeve, tregu i kapitalit dhe ai i fuqise puntore.
Dhe kjo jo vetem per ekonomite e vogla, per te cilat kufizimi dhe specializimi i burimeve
e bejne te domosdoshme mbeshtetjen ne ekonomine nderkombetare.
Edhe ekonomi te zhvilluara, si ajo britanike, gjermane, franceze, italiane etj.., mbeshteten
fuqimisht ne tregtine nderkombetare te mallrave dhe sherbimeve. Madje, edhe ekonomi
te tilla te medha, si ajo e SHBA, me nje shkalle shume te larte vetemjaftueshmerie, me
burime te shumellojshme dhe cilesore natyrore dhe njerzore, permes shume fijeve,
tregtare, financiare, teknologjike, etj., jane te lidhura me ekonomi te tjera.
Tregtia dhe perfitimi ndermjet saj ka nje kontribut shume te rendesishem per zhvillimin
ekonomik te vendeve. Izolimi i vendeve te ndryshme (vendeve kryesisht komuniste) nga
tregtia me vendet e tjera ka deshmuar per nje zhvillim te ulet te ekonomise se ketyre
vendeve, kjo tregon dhe rendesine qe tregtia ka per zhvillimin ekonomik te vendeve.
Tregtia ndermjet vendeve ka perfitime reciproke duke u bazuar ne avantazhet relative apo
absolute qe ato kane.
Zhvillimi i nje vendi varet kryesisht nga perdorimi i te gjitha burimeve te tij ne menyre
eficente, si p.sh shfrytezimin e avantazheve absolute apo relative qe vendi ka per
produkte te ndryshme, si rrjedhim dhe perfitimi nga tregtia e ketyre produkteve.
Nga sa me lart, behet e nevojshme evidentimi I avantazheve absolute apo relative te
vendit tone per te pare potencialet e tij per zhvillim ne fushen e tregtise.
Kjo do jete objekt i studimit ne ne kete Teme Diplome.
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
4
Problemi i studimit
Bujqesia shqiptar karakterizohet nga nje nivel i ulet i konkurrtueshmerise se saj. A ka
bujqedsia shqiptare avantazhe absolute e te krahasuara? A ka produkte me te cilat ne
mund te konkuurojme ne tregjet rajonale e evropiane?
Qellimi kryesor i temes eshte te vleresoje ato produkte per te cilat Shqiperia ka
avantazhe absolute e te krahasuara.
Objektivat e temes
1. Pershkrimi I teorive te tregtise dhe diskutimi mbi politikat tregtare
2. Diskuitim mbi politikat tregtare ne Shqiperi.
3. Vleresimi i avantazheve absolute dhe te krahasuara per bujqesine shqiptare.
Rezultatet e pritura
1. Prioritarizimi i produkteve bujqesore mbi bazen e avantazheve absolute e relative ne
tregti.
2. Propozimi i politikave per materializimin e ketyre avantazheve te krahasuara.
Metodologjia:
Per analizen e avantazheve absolute apo relative u gjykua me e pershtatshme, me e
thjeshte dhe me e lehte kjo metode, metoda e raportit te rendimenteve per shkak se
metoda tjeter e raportit te kostove te punse per njesi kerkon te dhena per koston e punse
per njesi te podukteve te marra ne studim per te dy vendet, per produktet e Shqiperise dhe
Bashkimit Evropian, kjo u gjykua e veshtire per disponimin e ketyre te dhenave sepse ne
Shqiperi nuk egzistojne te dhenat per koston e punes per njesi te produkteve bujqesore
nga institucionet perkatese (INSTAT, MBUMK).
Per te bere analizen e avantazheve krahasues dhe absolute te produkteve te Shqiperise
dhe Bashkimit Evropian eshte perdorur metoda e raportit te rendimenteve. Per kete jane
gjetur rendimentet e Shqiperise dhe Bashkimit Evropian per 16 produktet e
studiuara(Molle, Bathe te thate, Rrepa dhe karrota, Lulelaker dhe brokoli, Qershi,
Geshtenja, Kastraveca, Fiq, Rrush, Bli dhe limona, Miser, Ullinj, Portokalle, Patate,
Domate, Grure).
Kjo metode ka te beje me krahasimin e rendimenteve ne nivel raporti, e cila shpreh nje
maredhenje relative te rendinenteve te dy vendeve. Diferencat ne rendimente ndermjet
Shqiperise dhe Bashkimit Europian i atribuohen diferencave ne produktivitetin e punes,
diferencave ne investimet kapitale, diferencave ne teknologjite e perdorur, diferencave ne
perpjestimet e faktoreve prodhues, diferencave ne produktivitetin e tokes, diferencave ne
kushtet klimaterike, etj.
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
5
Metoda raportit te rendimenteve konsiston ne venien ne raport te rendimenteve te
produkteve te Shqiperise me rendimentet e produkteve te Bashkimit Evropian. Nga ky
raport rendimentesh per secilin produkt te marre ne studim, nxirren konkluzione per sa i
perket avantazheve apo disavantazheve absolute apo relative te produkteve Shqiptare ne
raport me produktet e Bashkimit Evropian.
Metoda e mesiperme preferohet te perdoret ne kushtet e veshtiresise se te dhenave mbi
koston e punes per njesi produkti. Eshte per tu theksuar se raporti i rendimenteve nuk
eshte nje tregues I mirefillte I avantazheve te krahasuara (pervec teknologjise, ai
misheron edhe disponibilitetin e faktoreve te prodhimit. Pra kemi te bejme ketu me nje
kombinim te modelit Rikardian me ate te Faktoreve te Prodhimit (Heckcher - Ohlin).
Metoda e raportit te rendimenteve per vleresimin e avantazheve te krahasuara ne tregti
perdoren gjeresisht nga institucionet prestigjoze ekonomike si Banka Boterore, etj.
(referoju studimit te Bankes Boterore)
Per analizen e bere, jane perdorur te dhena dytesore te shumta, duke perdorur keto burime
te dhenash:
1. Tregtia nderkombetare, Teori dhe Politika (botimi i dyte) AHMET
MANCELLARI
2. Politikat e bujqesise dhe ushqimit,aspekte teorike dhe praktike korrik 2006
Dr. Engjell SKRELI.
3. Vjetari Statistikor 2008 i Ministrise se Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se
Konsumatorit (MBUMK).
4. Siti zyrtar i FAO-s (www.fao.com).
Tema eshte strukturuar ne tre pjese kryesore, pervec hyrjes, konkluzioneve e
rekomandimeve :
1. Teorite mbi Tregtine dhe politikat tregtare
2. Politika tregtare e Shqiperise, dhe
3. Avantazhet absolute dhe te krahasuara te bujqesise shqiptare.
Sejcila prej ketyre pjeseve kryesore ka dhe nenpjeset e vete.
Ne fund, jane paraqitur konkluzionet e rekomandimet persa i perket dhe objektit kryesor
te kesaj teme, pra konkluzionet e rekomandimet ne lidhje me avantazhet e krahasuara e
absolute te bujqesise Shqiptare per produktet e studiuara.
Kesaj teme ju eshte bashkngjitur ne fund dhe rubrika anekse e cila permban perkufizimin
e disa koncepteve kryesore te perdorura ne kete teme. Gjithasht kjo rubrike permban dhe
nje grafik qe paraqet evolucionin e importeve dhe eksporteve te produkteve bujqesore
dhe agroushqimore per disa vite me radhe.
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
6
1
ASPEKTE TEORIKE TE TREGTISE NDERKOMBETARE
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
7
1. Teorite mbi Tregtine dhe politikat tregtare
1.1. Teorite mbi tregtine
1.1. 1. Teoria e Smithit e avantazheve absolute.
Ekonomisti anglez Adam Smith me vepren e tij kryesore Pasuria e kombeve, e botuar me
1776, shenoje dhe lindjen e ekonomiksit si shkence e organizuar. Smithi u perqendrua ne
supozimin e merkantilisteve se tregtia ishte nje loje me rezultat neto zero. Ai provoi se
nga tregtia mund te perfitonin te gjitha palet. Sipas Smithit, tregtia permireson alokimin
e burimeve, duke sjelle si rezultat qe cdo mall te prodhohet ne vendin qe ka produktivitet
me te larte ne prodhimin e atij malli. Rezultati do te jete nje sasi me e madhe produkti e
prodhuar ne bote, pra dhe nje sasi me e madhe per tu shperndare. Mbi kete baze, behet i
mundur edhe perfitim reciprok nga tregtia e paleve te perfshira ne te. Le ta shohim me
nga afer teorine e Smithit.
Idetn e tij mbi perfitimin reciprok nga tregtia Smithi e mbeshteste, para se gjithash ne nje
argument te thjeshte intuitiv. Sipas tij, vendet e ndryshme hyjne ne maredhenje tregtare
me njeri-tjetrin sipas vullnetit te tyre te lire, te padetyruar nga askush. Eshte e qarte,
arsyetonte Smithi, se sikur keto vende te mos perfitonin nga tregtia ato nuk do hynin ne
maredhenje shkembimi me njeri-tjetrin. Pra, nga fakti i pakumdershtueshem se keto
vende zhvillojne tregtime njera-tjetren, rrjedh se ato perfitojne reciprokisht prej saj.
Por Smithi nuk u mjaftua me kaq. Pikepamjen mbi perfitimin reciprok nga tregtia ai e
mbeshteti edhe ne nje argument te forte teorik. Sipas Smithit tregtia midis dy vendeve
bazohet ne avantazhet absolute te tyre. Sipas tij, ne qofte se nje vend mund te na ofroje
nje mall me te lire se sa kushton po ta prodhojme ate vete, eshte me mire ta blejme ate me
produkte te industrise sone, per te cilat kemi ndonje avantazh.
Nje vend ka avantazh absolut ne prodhimin e nje produkti, ne qofte se ai eshte me eficent
ne prodhimin e atij produkti se vendi tjeter. (duke supozuar nje skeme te thjeshte me dy
vende), pra, ne qofte se kostoja e ketij produkti ne kete vend eshte me e ulet se kostoja e
tij ne vendin tjeter. Duke shfrytezuar avantazhet absolute te tyre, vendet specializohen ne
prodhimin e atyre produkteve, per te cilat i gezojne keto avantazhe. Pra, ne qofte se nje
vend eshte me produktiv (ka avantazh absolut) ne prodhimin e nje produkti, krahasuar me
nje vend tjeter, por eshte me pak produktiv (ka dizavantazh absolut) ne prodhimin e nje
produkti tjeter, te dy vendet mund te perfitojne duke prodhuar ate produkt per te cilin
kane avantazh absolut dhe duke kembyer me njara-tjetren produktete e prodhuara prej
tyre. Si rrjedhim, burimet prodhuese te dy vendeve shfrytezohen ne menyre me eficente
dhe rritet vellimi i pergjithshem i prodhimit per te dy vendet e marra se bashku. Pikerisht
rritja e vellimit te pergjithshem per dy mallrat perben perfitimin nga specializimi ne
prodhim, perfitim qe ndahet midis dy vendeve permes tregtise.
Realiteti na jep shembuj te shumte qe ilustrojne pikepamjen e Smithit mbi avantazhet
absolute.
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
8
Ne kete menyre, Adam Smithi argumentonte se te gjithe vendet mund te perfitojne nga
tregtia e lire. Ai dhe pasuesit e tij e nxorren teorine ekonomike nga guacka nacionaliste e
merkantilisteve dhe zevendesuan parullat merkantiliste te proteksionizmit dhe kontrollit
te rrepte qeveritar me parimin e tregtise se lire dhe me parullen klasike te laissez faire, qe
nenkupton sa me pak te jete e mundur nderhyrje qeveritare ne sistemin ekonomik.
Per ta bere edhe me te qarte idene e Smithit mbi perfitimin reciprok nga tregtia e lire po i
referohemi nje shembulli numerik. Shembulli eshte ndertuar duke u mbeshtetur ne nje
varg supozimesh, te nenkuptuara ne vete teorine e Smithit, nder te cilat jane:
a) Supozohet konkurrence e plote ne te gjitha tregjet.
b) Injorohet ana e kerkeses, pra ndikimi i saj ne cmimin e ekulibrit.
c) Supozohet kosto marxhinale konstante.
d) Merret ne konsiderate vetem nje faktor prodhimi, faktori pune.
Keto supozime perbejne kufizime, disa here te rendesishme, te teorise se Smithit.
Megjithate ato nuk e prekin thelbin e ceshtjes.
Per thjeshtesi do supozojme nje skeme kembimi: 2x2x1 : dy vende, dy produkte, nje
faktor prodhimi. Vendet A dhe B prodhojne dy produkte, grure dhe stofra (qe destinohen
per te plotesuar nevojat per ushqime dhe veshje), duke perdorur nje faktor prodhimi,
punen. Supozojme se vendi A ka avantazh absolut ne prodhimin e grurit, ndersa vendi B
ka avantazh absolut ne prodhimin e stofrave. Ne tabelen 1 paraqitet kostoja e prodhimit te
dy mallrave, grurit dhe stofrave, me te dy vendet, e shprehur ne ore pune per njesi
produkti.
Tabele nr. 1: Kostoja e produktit
Ne vendin A Ne vendin B
1 bu grure 2 ore 2,5 ore
1 yd stofra 4 ore 1 ore
1 bu (Busheli) eshte njesi matese e vellimit: 1 bu=36,4 litra
1 yd (yard) eshte njesi matese e gjatesise: 1 yd=0,9144 metra
Qe te mund te sqarojme efektet e tregtise midis ketyre vendeve, fillimisht duhet te
abstragojme prej saj. Pra, do te shqyrtojme fillimisht situaten ku vendet nuk bejne tregti
me njera-tjetren.
Sipas supozimeve mbi te cilen mbeshtetet analiza, njerezit do te kembejne brenda vendit
vetem vlera te barabarta pune (teoria e vleres nga puna) dhe perpjestimi sasior me te cilin
nje mall kembehat me nje tjeter do te varet nga cmimi relativ i ketij malli, qe ne rastin
tone, duke qendruar brenda teorise se vleres nga puna, s'eshte gje tjeter vecse kostoja
relative e punes se harxhuar per prodhimin e ketij malli.
Ne tabelen 2 jane paraqitur cmimet relative te mallrave ne tregjet kombetare
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
9
Tabele nr. 2: Cmimet relative ne tregjet kombetare.
Ne vendin A Ne vendin B
Cmimi i grurit 0,5 yd/bu 2,5 yd/bu
Cmimi i stofrave 2,0 bu/yd 0,4 bu/yd
Nuk eshte e veshtire te kuptohet se si jane llogaritur cmimet relative te mallrave ne tregjet
e brendshme. Psh. Per te gjetur cmimin relativ te grurit ne vendin A (d.m.th cmimin e
grurit te shprehur ne njesi te stofrave) mjafton te pjestojme koston ne ore pune te nje
njesie grure me koston ne ore pune te nje njesie stofra: 2ore/bu : 4 ore/yd =0,5 yd/bu.
Nga llogaritja e cmimeve relative te mallrave, terheqim vemendje per nje supozim tjeter
te nenkuptuar te teorise se Smithit, abstragimi nga paraja. Lenja menjane e parase eshte e
dobishme per ta thjeshtuar skemen dhe per shqyrtimin e efekteve te tregtise ne terma
reale.
Kalojme tani ne hapin e dyte te analizes, duke e lejuar vendin A te beje tregti me vendin
B. Nga tabelat e mesiperme duket qarte avantazhi absolut i vendit A ne prodhimin e
grurit dhe vendit B ne prodhimin e stofrave.
Veme re se kostoja e grurit, per rrjedhoje edhe cmimi i tij relativ, jane me te uleta ne
vendin A, krahasuar me vendin B.
Kostoja dhe cmimi relativ i stofrave jane me te uleta ne vendin B, krahasuar me vendin
A. Pikerisht diferanca ne cmimet relative perben bazen e mundesise se kembimit midis
dy vendeve.
Le te shohim se c'ndodh me perfitimet nga tregtia ne rastin kur secili nga mallrat
kembehet sipas nje cmimi nderkombetar, i cili perseri do te shprehet ne terma relative.
Cfare cmimi nderkombetar duhet te supozojme per secilin nga mallrat? Natyrisht, eshte e
pamundur te flasim per shifra konkrete. Nje nga supozimet e shembullit te marre eshte
abstragimi nga ana e kerkeses, ndersa percaktimi i cmimit te ekulibrit ne tregun
nderkombetar te secilit mall do te kerkonte ballafaqimin e te dy aneve, ofertes dhe
kerkeses.
Sidoqofte, ne jemi ne gjendje te percaktojme kufijte brenda te cilave do te levizin cmimet
relative nderkombetare. Cmimi relativ nderkombetar, p.sh i grurit , do te qendroje diku ne
segmentin e percaktuar nga cmimet relative kombetare te tij. E njejte gje edhe per
cmimin nderkombetar te stofrave.
Pra, do te kemi:
0,5 yd/bu  cmimi nderkombetar i grurit  2,5 yd/bu
0,4 bu/yd  cmimi nderkombetar i stofrave  2 bu/yd.
Per thjeshtesi analize, po supozojme se kushtet e kerkeses dhe te ofertes percaktojne nje
cmim nderkombetar 1 bu grure =1 yd stofra, i cili qendron brenda kufijeve te dhena me
siper per te dyja mallrat.
A do te ishte i mundur ne kete rast perfitimi reciprok nga tregtia?. Le tu referohemi
shifrave.
Ne vendin, A ne tregun e brendshem, me 1 bu grure merren ne kembim vetem 0,5 yd
stofra. Duke shitur 1 bu grure ne tregun nderkombetar, merret ne kembim 1yd stofra.
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
10
Perfitimi eshte 0,5 yd stofra per cdo bu grure.
Ne vendin B, 1 yd stofra kembehet ne tregun e brendshem vetem me 0,4 bu grure. Duke
shitur 1 yd stofra ne tregun nderkombetar, merret ne kembim 1bu grure . Perfitimi eshte
0,6 bu grure per cdo yd stofra. Pra, te dy vendet perfitojne nga tregtia.
Duke pergjithesuar, mund te themi se kjo eshte e vertete per cdo cmim nderkombetar qe
ndodhet ne intervalet e percaktuare nga kufijte e cmimeve relative kombetare. Madhesia
konkrete e cmimeve ndekombetare percakton menyren e ndarjes se perfitimeve nga
tregtia midis vendeve te angazhuara ne te. Sa me e madhe te jete diferenca midis cmimit
kombetar te nje produkti dhe cmimit nderkombetar te tij, aq me i madh eshte perfitimi
nga tregtia e ketij produkti per ate vend, dhe e kunderta.
Mundesi e perfitimit nga eksportimi i produkteve per te cilat vendet gezojne avantazhe
absolute, i nxit ato te shtojne prodhimin e ketyre produkteve, pra te specializohen ne
prodhimin e tyre. Ne shembullin tone, vendi A do te specializohet ne prodhimin e grurit,
ndersa vendi B ne prodhimin e stofrave.
Sa me i thelle te jete specializimi, ne kushte te tjera te pandryshuara, aq me i madh eshte
perfitimi nga tregtia.
Specializimi, pra perqendrimi i burimeve ne prodhimin e produkteve per te cilat vendi ka
avantazhe absolute, perben ne vetvete nje perfitim te brendshem, organik, dinamik, qe
kushtezohet pikerisht nga hapja ndaj tregtise.
Megjithate pasi njihesh me pikepamjen e Smithit, te lind natyrshem pyetja:
C'ndodh ne qofte se nje vend nuk ka asnje avantazh absolut, ne asnje prej mallrave qe ai
prodhon, krahasuara me vendet e tjera?
A do te ishte ai i destinuar te humbiste nga tregtia, pra i detyruar te mbyllej ne guacken e
vet?
Smithi nuk i dha pergjigje kesaj pyetjeje. Teoria e pare qe i dha pergjigje te kenaqshme
kesaj pyetje ishte teoria e Rikardos e avantazheve krahasuese (relative).
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
11
1.1.2. Teoria e Rikardos e avantazheve krahasuese
Kufizimet e teorise se Rikardos dhe zhvillimi i metejshem.
Ligji i avantazheve krahasuese vazhdon ta ruaj pushtetin e tij ne Ekonomiksin
nderkombtar, por, megjithate teoria e Rikardos e avantazheve krahasuese vuan nga nje
sere kufizimesh.
Se pari, teoria e Rikardos e avantazheve krahasuese bazohet ne teorin e vleres nga puna.
Se dyti, analiza e Rikardos e perfitimeve nga tregtia mbeshtetet vetem ne shqyrtimin e
ndryshimeve marxhinale dhe jo ne nje tablo te plote, agregate te aktivitetit ekonomik.
Se treti, Rikardo, ashtu sikur Smithi, supozon kosto marxhinale konstante, gje qe bie ne
kundershtim me ligjin e njohur te ardhurave zbritse.
Sipas teorise se vleres nga puna, vlera, pra dhe cmimi i nje produkti, percaktohen
teresisht nga puna e harxhuar per prodhimin e tij. Kjo nenkupton, se pari, qe, ose puna
eshte i vetmi faktor i prodhimit, ose ajo perdoret ne te njejtat perpjestime fikse ne
prodhimin e mallrave dhe,
se dyti, qe puna eshte nje faktor homogjen.
Por secili prej supozimeve te mesiperme bie ne kundershtim me realitetin.
Eshte e qarte per kedo qe puna nuk eshte i vetmi faktor i prodhimit.
Eshte e qarte gjithashtu qe ajo nuk perdoret ne te njejtat perpjestime fikse per prodhimin
e te gjitha produkteve. Nga ana tjeter, puna nuk eshte aspak nje faktor homogjen. Njesi te
ndryshme te punes (puntoret) dallojne nga njera-tjetra nga pikpamja e kualifikimit,
produktivitetit, shperblimit(pra dhe motivimit).
Si perfundim, mund te themi se teoria e vleres nga puna nuk qendron. Por kjo nuk do te
thote se bashke me teorin e vleres nga puna shembet edhe baza e teoris se Rikardos e
avantazheve krahasues. Supozimi i vleres nga puna nuk eshte aspask i domosdoshem per
analizen e avantazheve krahasuese. Mandej, edhe te Rikardoja, per te gjykuar mbi
avantazhet krahasuese duhet te krahasojme cmimet relative, pra cmimin e nje malli
shprehur ne sasi natyrore te nje malli tjeter.
Nje vend gezon avantazhe krahasuese ne ate produkt qe ka cmim me te ulet relativ. Po
cmimi relativ i nje produkti nuk eshte tjeter, vecse kostoja oportune e atij produkti. Sipas
teoris se kostos oportune, kostoja oportune e nje malli tregon se nga c'sasi e nje malli te
dyte duhet te heqim dore, ne menyre qe te clirohen burime te mjaftueshme per te
prodhuar nje sasi shtese nga malli i pare. Edhe cmimi relativ i nje produkti tregon se
c'sasi nga nje produkt i dyte duhet te ''paguash'' per te ''blere'' nje sasi shtese nga produkti
i pare.
Perdorimi i kostos oportune na cliron nga nevoja e supozimit te vleres se krijuar nga
puna. Vendi me kosto me te ulet oportune ne prodhimin e nje produkti, ka avantazhet
krahasuese ne ate produkt dhe, per rrjedhoje dizavantazhet e nje produkti tjeter.
Mbeshtetja ne konceptin e kostos oportune, operimi me tregues agregate te prodhimit si
dhe perdorimi i konceptit te kurbave komunitare te indiferences, na lejon qe mbi bazen e
teorise se Rikardos te avantazheve krahasuese te ndertojme nje model te plote per
analizen e tregtise, i cili njihet perseri me emrin e Rikardos.
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
12
Modeli i Rikardos
Modeli i Rikardos mbeshtetet ne supozimet e meposhteme:
1. Konkurrence e plote ne te gjitha tregjet.
2. Kosto marxhinale konstante prodhimit.
3. Nje faktor i vetem prodhimi, puna.
4. Mosndikimi i kerkeses ne formimin e cmimit.
5. Tregti e lire, domethene mungese e pagesave tregtare.
6. Levizshmeri plotesisht e lire e punes brenda cdo vendi, por palevizshmeri e saj midis
vendeve.
7. Mungese e ndryshimeve teknologjike.
8. Mungese e kostove te transportit.
Modeli mbeshtetet ne skemen 2x2x1, qe do te thote dy vende( vendi i dhene A dhe vendi
i huaj B), 2 mallra (ushqime (F) dhe stofra (C) ) dhe nje faktor prodhimi (pune, L). Ne
qofte se jane dhena sasia e punes ne dispozicion ne secilin vend dhe kostot relative te
mallrave, behet i mundur ndertimi i kufirit te mundesive te prodhimit (KMP) per secilin
vend dhe paraqitja grafike e modelit.
KMP ne modelin e Rikardos paraqitet si nje vije e drejte, perderisa nje nga supozimet
baze ne kete model eshte supozimi i kostove marxhinale konstante. Nje KMP vijedrejte
nenkupton qe burimet jane homogjene dhe zevendesues te plote te njeri-tjetrit ne nje
perpjestim fiks (perderisa produktet paraqiten si zevendesues te plote ne prodhim, ne nje
perpjestim fiks). Pjerresia e KMP do te perfaqesoje pikerisht kete koeficent fiks
zevendesueshmerie, qe do te thote nje cmim relativ konstant, pra edhe kosto oportune
konstante.
Supozimi i kostove oportune konstante nenkupton qe:
1. Faktoret e prodhimit jane zevendesues te plote te njeri-tjetrit.
2. Te gjitha njesite e te njejtit faktor jane homogjene, pra ekzaktesisht te se njejtes cilesi.
Megjithese jane supozuar konstante brenda te njejtit vend, kostot oportune ndryshojne
nga njeri vend ne tjetrin. Pikerisht te ky ndryshim qendron edhe mundesia e tregtise me
perfitim reciprok per te dy palet.
Le te shenojme me aLC sasine e punes te perdorur per te prodhuar 1 njesi stofra dhe me
aLF sasine e punes te perdorur per te prodhuar 1 njesi ushqime. Ne qofte se sasia e
stofrave te prodhuara do te ishte xC dhe sasia e ushqimeve xF , sasia e punes se perdorur
ne vendin A do te ishte:
aLCxC + aLFxF = LA
Barazimi i mesiperm nenkupton gjithashtu se, ne qofte se eshte e dhene sasia e punes ne
dispozicion ne vendin A e barabarte me LA dhe, ne qofte se koeficentet e perdorimit te
punes jane perkatesisht aLC dhe aLF sasia e stofrave te prodhuara do te jete xC dhe sasia e
ushqimeve te prodhuara do te jete xF. Pra, ne modeline Rikardos eshte supozuar
punezenie e plote.
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
13
Ne keto kushte, KMP per vendin A do te paraqitej si ne figuren 1. Ne boshtin horizontal
jane vendosur stofrat, matur ne mlose ne jard(yd) per vit, ndersa ne boshtin vertikal
ushqimet, matur ne ton ne vit. Pikeprerjet e KMP me boshtet jane perkatesisht L/aLC dhe
L/aLF . Pjerresia e KMP, pra norma marxhinale e transferimit (MRT), qe, sikurse e dime
tashme, mat njekohesisht cmimin relativ te stofrave apo koston oportune te prodhimit te
nje njesie me shume stofra, qe ne vlere absolute do te jete (L/aLC : L/aLF)=aLC/aLF. Cmimi
relativ i ushqimeve do te jete i barabarte me te anasjellten e cmimit relativ te stofrave, pra
aLF/aLC. Duke supozuar nje bashkesi te dhene kurbash komunitare indiference, pika A do
te sherbente si pike ekuilibri ne kushtet e ekonomise se mbyllur dhe niveli i te ardhurave
reale te komunutetit(vendit) ne keto kushte do te ishte Yo. Per piken A jane te verteta
barazimet MRT = PC/PF = MRS.
Figura 1 : Ekulibri ne nje ekonomi te mbyllur.
Per ti dhene modelit nje pamje edhe me te plote grafike, ne figuren 2 eshte shprehur
cmimi relativ i ushqimeve si funksion i kerkeses relative (DF/DC) dhe ofertes relative
(SF/SC) per ushqime. Ne boshtin vertikal eshte vendosur pikerisht cmimi relativ i
ushqimeve(PF/PC), ndersa ne boshtin horizontal sasia relative e ushqimit (sasi ushqimi per
njesi stofrash).
Fakti qe KMP eshte vije e drejte, ne figuren 2 pasqyrohet ne faktin qe kurba e ofertes
relative eshte horizontale, e fiksuar ne vleren aLF/aLC. Kerkesa nuk ka asnje rol ne
percaktimin e cmimit te ekulibrit para tregtise, nje dukuri karakteristike kjo per modelin e
Rikardos. Cmimi i ekuilibrit eshte percaktuar teresisht nga oferta, pra nga teknologjia,
perderisa aLC dhe aLF pershkruajne teknologjine e perdorur.
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
14
Figura 2: Kerkesa relative dhe oferta relative ne modelin e Rikardos
Jane ndryshimet teknologjike midis vendeve qe percaktojne drejtimin e tregtise. Vendi i
huaj, per shembull, paraqitet si eksportues i ushqimeve, ne qofte se kurba e ofertes
relative te tij eshte me e ulet se ajo e vendit te dhene, pra ne qofte se
a*LF/a*LC < aLF/aLC.
Mosbarazimi i mesiperm nenkupton se vendi i huaj(vendi B) ka avantazh krahasues ne
ushqime, perderisa cmimi relativ i ushqimeve ne kete vend eshte me i ulet se cmimi
relativ i ushqimeve ne vendin tjeter. Mbi kete baze vendi i huaj eksporton ushqime dhe
importon stofra. Vendi i dhene(vendi A) eksporton stofra dhe importon ushqime.
Ne figurat 3.a) dhe 3.b) paraqiten ekuilibrat para dhe pas tregtise ne secilin prej vendeve,
ku vendi i dhene specializohet ne prodhimin e stofrave, ndersa vendi tjeter, vendi i huaj,
ne prodhimin e ushqimeve. Cmimi nderkombetar paraqitet me vija te nderprera, qe kane
te njejten pjerresi ne secilen figure.
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
15
Figura 3. Ekuilibrat para dhe pas tregtise.
a) vendi i dhene(A) b) vendi i huaj(B)
Ekuilibrat paratregtare arrihen perkatesisht ne pikat A dhe A*. KMP ne vendin e dhene
eshte me e shtrire, duke reflektuar nje cmim me te ulet relativ te stofrave. Nderkaq, KMP
ne vendin e huaj eshte me e pjerret, duke reflektuar nje cmim me te larte relativ te
stofrave, qe do te thote nje cmim me te ulet relativ te ushqimeve. Mbi kete baze behet e
mundur tregtia midis ketyre dy vendeve. Vendi i dhene eksporton ne vendin e huaj stofra,
duke importuar nga vendi i huaj ushqime. Cmimi me i ulet relativ i stofrave e nxit vendin
e dhene te specializohet ne prodhimin e stofrave, sikurse cmimi me i ulet relativ i
ushqimeve e nxit vendin e huaj te specializohet ne prodhimin e ushqimeve.
Pas tregtise, vendet prodhojne perkatesisht ne pikat E dhe E* dhe konsumojne ne pikat B
dhe B*. Fakti qe vendet prodhojne perkatesisht ne pikat E dhe E* nenkupton specializim
te plote te tyre ne produktin ne te cilin kane avantazh krahasues.
Specializimi i plote buron nga supozimi i kostove oportune konstante, megjithese ky
supozim nuk nenkupton patjetes qe secili vend duhet te kryej specializim te plote.
Gjithashtu, duhet te mbajme parasysh se cmimi nderkombetar ndodhet midis cmimeve
kombetare, por jo doemos ne mes. Gjithecka varet nga permasat relative te vendeve.
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
16
1.1.3. Modeli Heckscher - Ohlin (Perpjestimi i faktoreve)
Modeli Heckscher - Ohlin (qe shkurt shenohet modeli O - H ) eshte nje model tjeter i
analizes se tregtise, qe bazohet ne teorine neoklasike te perpjestimit te faktoreve.
Modeli Heckscher - Ohlin (H-O) mbeshtetet ne nje varg supozimesh:
1. Supozohet skema 2x2x2, pra 2 vende (vendi i dhene dhe vendi i huaj); 2 mallra (stofra
qe shenohen S dhe ushqime qe shenohen me C); 2 faktore prodhimi (pune (L) dhe
kapital (K) ).
2. Supozohet se funksionet e prodhimit per mallrat C dhe F karakterizohen nga te
ardhura konstante te shkalles. Keto funksione prodhimi, qe jane te njejte per te dy
vendet, ndryshojne nga perdorimi relativ i punes dhe i kapitalit. Per prodhimin e
stofrave do te supozohet se perdoret intensivisht pune, ndersa per prodhimin e
ushqimeve kapital.
3. Supozohet se sasia e pergjithshme e kapitalit dhe e punes eshte fikse ne secilin nga
vendet. Faktoret e prodhimit supozohen homogjene dhe me mundesi te
pakufizuara per levizje midis degeve brenda secilit vend. Por kapitali dhe puna
supozohet te jene krejtesisht te palevizshem midis vendeve.
4. Supozohet se nuk ekziston asnje lloj kufizimi apo deformimi ne treg, si konkurrenca jo
e plote, sindikatat e punetoreve, taksat apo subvencionet,etj, te cilat do te
influenconin vendimet per prodhim apo per konsum. Abstragohet edhe nga kostot e
transportit.
5. Preferencat ne te dy vendet supozohen identike dhe homogjene.
6. Supozohet se vendet ndryshojne nga pikepamja e zoterimit relativ te
faktoreve (vendi A zoteron me "bollek" pune, ndersa vendi B kapital).
Ky eshte supozimi me karakteristik ne modelin O-H.
Modeli O-H zgjeron bazen e faktoreve shpjegues te ndryshimit te cmimeve relative pra
dhe te mundesive per tregti me perfitim reciprok, krahasuar me modelin e Rikardos.
Duke qendruar perseri ne anen e ofertes, vemendja perqendrohet ne nje faktor te
rendesishem qe kushtezon ndryshimin e cmimeve relative midis vendeve, perpjestimet e
faktoreve, pra perpjestimet ne te cilat ato disponohen ne vende te ndryshme dhe
perpjestimet ne te cilat ato perdoren per prodhimin e mallrave te ndryshme.
Edhe kur per prodhimin e produkteve perdorin teknologji ekzaktesisht te njejte dhe
nuk kane asnje ndryshim nga pikepamja e kerkeses per ato produkte, vendet mund te
bejne tregti me perfitim reciprok, duke shfrytezuar avantazhet e tyre krahasuese te
kushtezuara nga cmimet e ndryshme relative te produkteve per shkak te perpjestimeve
te ndryshme te faktoreve.
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
17
Modeli H-O argumenton se ne baze te avantazheve krahasuese qendrojne ndryshimet ne
perpjestimet e faktoreve, konkretisht ndryshimet ne zoterimin relativ te faktoreve dhe ne
intensitetin relativ te perdorimit te tyre.
Teorema e modelit Heckscher-Ohlin pohon se :
Mallrat qe per prodhimin e tyre kerkojne sasi te medha nga faktoret qe disponohen me
shumice dhe sasi te vogla nga faktoret qe disponohen me pakice, eksportohen ne
shkembim te mallrave, kerkesa e te cileve per faktore eshte ne perpjestime te kunderta.
Pra, indirekt, faktoret qe disponohen me shumice eksportohen, ndersa faktoret qe
disponohen me pakice importohen.
Modeli H-O permban edhe teoremen e barazimit te cmimeve te faktoreve (H-O-S) qe
eshte ne fakt nje rrjedhim i teoremes se mesiperme.
Sipas teoremes H-O-S pra, teoremes se barazimit te cmimeve te faktoreve,
tregtia nderkombetare shkakton barazimin e te ardhurave relative dhe absolute te
faktoreve homogjene, ne vendet pjesmarrese ne te.
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
18
1.2. Proteksionizmi perballe tregtise se lire dhe argumenta
pro dhe kunder tregtise se lire.
1.2.1. Proteksionizmi perballe tregtise se lire.
Politikat qeveritare tregtare varjojn ndermjet dy ekstremeve_nga mbrojtja
prej tregtise per industrin vendase(politika proteksioniste) deri tek tregtia e lire(politika e
tregtise se lire). Mbeshetja per tregtine e lire qendron ne besimin se tregtia e pakufizuar
ndermjet gjithe vendeve do te rezultoje ne nje perdorim sa me eficent te burimeve
boterore dhe me nje standard jetese me te lart per te gjithe. Gjithsesi, shume vende
vendosin te heqin dore nga keto te ardhura ne favor te politikave tregtare mbrojtse. Gjate
gjithe historise ka pasur zhvendosje te shpeshta ndermjet ketyre dy politikave.
Proteksionizmi I referohet politikave te tregut dhe mjeteve qe pengojne tregtin e lire
ndermjet vendeve. Midis mjeteve mbrojtse jane tarifat ( taksat per importet) kuotat,
licensat, frenimet dhe importet dhe subvencione qeveritare per industrit qe nuk mund te
konkurojne ndryshe ne tregjet boterore. Politikat proteksioniste ne cdo rast paraqiten si
politika qe synojne mbrojtjen e mireqenies ekonomike kombetare. Ne bujqesi, mbrojtjet
tregtare jane shpesh rezultat I politikave te brendshme te vendeve, per shembull, duke I
ndihmuar fermeret ne suportet e cmimeve dhe subvencionimet. Keto progame qellimore
kane dy efekte :
1) ata u japin strehe fermerve vendas nga konkurenca e forte boterore, ne kete menyre
vonojne rregullimet e burimeve vendase; dhe
2) ata e bejne tregun vendas me terheqes per importet
Ka edhe pengesa te tjera ne tregti qe shtrmbrojne cmimet dhe pengojne/veshtirsojne ne
lidhje me tregtine nderkombtare.
Embargo eshte nje ndalim ne eksportet e produkteve te tjera ne vendet e tjera, zakonisht
si mase ndeshkuese.
Statusi i vendit me te favorizuar i referohet preferencave diskriminuese ne tregti i dhene
per nje vend ndaj nje tjeteri.
Dumpingu i referohet praktikave te nje vendi per te shitur tepricat e produkteve ne tregjet
e huaja me cmime nen kosto.
Marreveshjet tregtare dypalshe jane rregullime speciale te tregtise te bera ndermjet dy
vendeve, te cilat nuk jane te perdorshem per vendet e tjera.
Keto mjete paraqesin bazat ekonomiko-politike te politikes tregtare.
Qe prej Luftes se Dyte Botrore, pergjithsisht vendet kane njohur nje politik te lire tregtare
ne bujqsi. Gjithsesi, pengesat ne tregtine bujqsore ekzistojne akoma. Ne shume raste ka
pasur zevendesime te barrierave tarifore me barriera jotarifore tregtare(kuotat,licensa,
kufizime vullnetare).
Vitet e fundit jane bere shume perpjekje neper bote per te bashkuar grupet e vendeve se
bashku brenda zones se tregtise se lire, bashkimit doganor, apo tregjeve te perbashkte.
Komuniteti Ekonomik Evropiane eshte nje shembull.
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
19
Zonat e Tregtise se Lire ne Ameriken (NAFTA) eshte nje shembull tjeter.
Ndonse grupe te tilla lejojne tregtine e lire ndermjet antareve, nuk ka asnje siguri qe i
njejti qendrim do te mbahet me te tjeret_jasht grupit. Keto tregje te perbashkta shpesh
mbrojne dhe subvencionojne bujqsine e tyre per te kerkuar nje vetemjaftueshmeri nga
bujqsia dhe, gjithashtu ,shume vende subvencinojne eksporte. Sidoqofte kjo praktike e
zbatuar gjate ne kohe, tani eshte vene perballe betejes ne prirjen e pergjithshme drejt
hapjes se tregjeve ne politikat e shume vendeve.
Organizata Botrore e Tregtise (OBT) u themelua per te ndihmuar vendet antare ne
bisedime per pengesat e tregtise nderkombtare per produktet bujqesore dhe produkte te
tjera ne vitin 1995, OBT zevendesoi GATT-in (Marreveshja e Pergjithshme per Tarifa
dhe Tregtine ). OBT ka organizuar shum Raunde. Keto bisedime tregtare kane qene disi
te suksesshme ne uljen e pengesave te tregtise boterore per produkte industriale, por
progresi ne uljen e pengesave tregtare ka qene me i ngadalet per produktet bujqesore. Ne
ditet e sotme avancimet kane qene te medha ne kete fushe - se paku jane shtuar
marrveshjet bilaterale per tregti te lire midis vsndeve.
Zhvendosja nga nje politike proteksioniste ne nje politik te tregtise se lire eshte
karakterizuar e ngadalet, por vitet e fundit ka nje ecje disi te kenaqshme. Bisedimet
tregtare perfshijne vende te shumta, secili me interes kombtare te ndryshem. Edhe pse
mund te tregohet qe nje vend vendose bota do te perfitoje nga tregtia e lire, disa individe,
industri dhe vende do te kene nje disavantazh nga levizja permes tregtise se lire. Eshte e
veshtire per qeverite te bashkrendojne keto konflikte mikro dhe makro ne politikat
tregtare. Per me teper, gjithmone eshte me e lehte te pranosh mbrojtje sesa te terhiqesh
prej saj. Problemi ketu eshte te ndashe ne menyre te drejte fitimin nga tregtia ndermjet te
gjitha paleve asnjehere nuk eshte nje detyre e lehte. Ne shtim, perfitimet nga mbrojtja e
individeve dhe industrive jane shume domethenese ne fuqine vleren e paras se vendit,
ndersa kostot e mbrojtjes konsumatore dhe te standardit boteror te jeteses jane te
shperndare dhe jo te qarta per shumicen e njerezve.
Si perfundim, arrijme ne konkluzionin se politika me e mire per boten ne teresi eshte
politika e trgtise se lire.
Nje politike e tille nenkupton specializimin e secilit vend ne prodhimin e mallit apo
mallrave per te cilat ai ka avantazh krahasues. Mandej, permes kembimit me njeri-tjetrin,
vendet rritin mireqenien ekonomike: ato arrijne te konsumojne me shume mallra dhe
sherbime nga sa do te konsumonin ne mungese te tregtise.
Permes tregtise se lire, rritet mireqenia ekonomike e vendeve te vecanta dhe e botes ne
teresi. Ne kete kuptim, cdo politike qe do te kufizonte tregtine e lire, do te shoqerohej me
uljen e mireqenies ekonomike per boten ne teresi.
Politikat proteksioniste pergjithesisht shoqerohen me uljen e mireqenies ekonomike te
botes ne teresi, krahasuar me situaten e tregtise se lire. Mandej, vetem ne pak raste ato
mund te kene justifikim nga pikepamja e mireqenies ekonomike te nje vendi te vecante,
gjithsesi duke u shoqeruar, si rregull, me uljen e mireqenies potenciale ekonomike te
vendeve partnere.
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
20
1.2.2. Argumenta pro dhe kunder tregtise se lire.
Argumentet ne favor te tregtise se lire:
1) Prodhuesit dhe konsumatoret I alokojne burimet ne menyren me eficente kur
qeveria nuk shtremberon tregjet nepermjet politikes tregtare:
– Mireqenia ekonomike e nje vendi te vogel eshte me e larte ne kushtet e tregtise
lire.
– Kur tregtia kufizohet, konsumatoret paguajne cmime me te larta.
– Kur tregtia kufizohet, cmimet e shtremberuara shkaktojne mbiprodhim ose nga
firmat ekzistuese ose nga firmat e reja qe hyjne ne sektor.
2) Lejon specializimine vendeve mbi bazen e avantazheve krahasuese.
3) Konsum dhe prodhim me i madh per te gjithe.
4) Sidoqofte, per shkak se tarifat jane tashme te uleta per shumicen e vendeve,
perfitimi ne kalimin e tregtine e lire eshte I vogel per shumicen e vendeve.
5) Perfitimi nga ekonomia e shkalles.
6) Zhvillimi e konkurrences dhe krijimi I motiveve per inovacion.
7) Argumenti politik ne favor te tregtise se lire:
– Sipas ketij argumenti, tregtia e lire eshte politika me e mire, megjithse ne
parim(teori) mund te kete politika me te mira.
– Cdo politike qe devijon nga tregtia e lire do te manipulohet shpejt nga interesa te
vecanta duke u shoqeruar me nje ulje te mireqenies kombetare.
8) Redukton korrupsionin ( ne pikat kufitare, dogana).
Argumentet kunder tregtise se lire :
1. Per nje vend te madh, nje tarife ose kuote (mbrojtja me ane te tarifave), ul
cmimin e importeve ne tregjet boterore dhe ne kete menyre permireson kushtet e
tregtise. Ky perfitim mund te tejkaloje kostot e lidhura me shtremberimin e
prodhimit dhe konsumit. Ne fakt nje tarife deri ne nje mase te caktuar do te
shoqerohet me rritjen e mireqenies kombetare te nje vendi te madh. Por pertej nje
niveli te caktuar, mireqenia kombetare do te filloje te bjere sepse kostoja nga
eficenca me e vogel do te tejkaloje perfitimet nga permiresimi i kushteve te
tregtise.
2. Nje tarife ose kuote qe kufizon tregtine e lire, ben te mundur te rrise investimet
vendase.
3. Ky argument kunder tregtise se lire ka te beje me ate që prania e mangesive te
brendeshme te tregjeve mund te rezultoje ne nje situate ku tregtia e lire mund te
jete nje politike jo-optimale.
4. Aplikimi i tarifave apo kuotave mbi importet, ka nje justifikim te mire kur kjo
behet per te mbrojtur produktet qe vendi ka avantazhe te krahasuara
(mbrojtja e industrive foshnjore).
5. Rolin e qeverise per te adresuar mangesite e tregut kur nuk ekzistojne politika te
tjera.
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
21
1.3. Institucioni i Tregtise se Lire - Organizata Boterore e
Tregtise (OBT) .
Per te pare me mire rolin e OBT-se (Organizata Boterore e Tregtise) me perpara flasim
rreth histories se krijimit te OBT-se, nga rrjedh, si u formua dhe pastaj duke detajuar
ceshtjen, pra rolin e saj ne zhvillimin dhe rendesine qe permban kjo organizate ne tregtine
nderkombetare. OBT-ja filloi te funksionoje per t'u perballuar me sfidat e tregtise
Boterore ne 1 janar te vitit 1995 megjithese sistemi I saj, ka vazhduar per me se gjysem
shekulli. Ky system tregtar qe u perfaqsua qe ne vitin 1948 me emrin ose me ane te
marreveshjes se pergjithshme mbi tarifat dhe tregtine ( GATT ). Per vite me rradhe ky
kuader masash potilike dhe ekonomike u zhvillua nepermjet Raundeve te bisedimeve.
Krijimi I OBT-se shenon reformen me te madhe ne tregitne nderkombetare qe pas luftes
se dyte Boterore. Pra ky krijim shnderroje ne realitet nje perpjekje te deshtuar per
krijimin e nje Organizate Nderkombetare Tregtare ne vitin 1948. Pra deri ne vitin 1994
sistemi tregtar vepronete ne kuadrin e GATT-it gje qe ndihmoje ne krijimin e nje sistemi
tregtare shumepalesh te forte ne zhvillimin I cili u be gjithmone e me liberal perms
raundeve te negocioatave tregtare. Por gjate viteve 1980 sistemi kishte nevoje per nje
drejtim tjeter. Keshtu u kalua nga Raundi I Uruguajt ne krijimin me 1 Janar 1995 te
OBT-se (Organizates Boterore te Tregtise).
OBT-ja eshte sot i vetmi organizem boteror qe merret me rregullat e tregtise midis
vendeve. Shumica e vendeve ne tranzicion jane tashme anetare te OBT-se dhe pothuajse
te gjithe kane aplikuar per t'u anetaresuar ne kete organizate. Raundi i Uruguait, duke
qene raundi i fundit i GATT ( Marveshja e Pergjithshme mbi Tregtine dhe Tarifat), mund
te konsiderohet edhe si raundi i pare i OBT-se, ne kuptimin qe rezultatet e raundit te
Uruguait celen rrugen dhe shtruan platformen e gjithe veprimtarise se ardhshme te OBT-
se. Raundi i Uruguait shenoi dhe perparime thelbesore ne rrugen e zbutjes dhe te
eleminimit te kufizimeve tregtare, duke shnderruar ne objekt te vemendjes se OBT-se
pothuajse gjithcka qe kalon ne kanalet e shkembimit nderkombetar.
Objektivat e OBT-se jane:
Te ngreje standartin e jeteses dhe te ardhurat.
Te siguroje punesim te plote.
Te rrise prodhimin dhe tregtine.
Te lejoje perdorimin optimal te rezervave boterore.
Tre funksionet kryesore te OBT-se jane:
Se pari, te ndihmoje qe tregtia midis vendeve te kryhet sa me lirshem qe te jete e mundur,
per sa kohe qe ajo nuk shoqerohet me efekte anesore. Para se gjithash, kjo do te thote
zbutje dhe heqje e pengesave tregtare. Por ajo nenkupton edhe njohjen nga ana e
individeve, kompanive dhe e qeverive te rregullave te tregtise dhe dheniene sigurise atyre
se nuk do kete asnje ndryshim te befasishem te politikes tregtare, (Mekanizmat e
Rishikimit te Politikes Tregtare).
Se dyti, te sherbeje si forum per bisedime lidhur me tregtine nderkombetare (Negociata).
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
22
Se treti, perderisa maredhenjet tregtare shpesh nenkuptojne konflikte interesash dhe
perderisa kontratat dhe marreveshjet, perfshire ato te vete sistemit te OBT-se, kerkojne
shpesh interpretim, nje funksion i rendesishem i OBT-se eshte te ofroje procedura
neutrale per zgjidhjen e konflikteve midis paleve (Zgjidhja e Mosmarreveshjeve).
Per realizimin e funksioneve te mesiperme, vemendje e vecante u kushtohet politikave
perkatese, qe mund te permblidhen ne 5 grupe:
1. Ndihme per ekonominte ne zhvillim dhe ato ne tranzicion.
2. Ndihme e specializuar per nxitjen e eksporteve( permes Qendres Nderkombetare te
Tregtise).
3. Marreveshjet tregtare rajonale.
4. Kooperimi ne hartimin e politikave ekonomike globale.
5. Shqyrtimi i poltikave tregtare te vendeve anetare dhe njoftimi i vendeve te tjera
anetare, kur ndonje prej tyre ben ndryshime ne politikat tregtare.
Ne themel te OBT-se qendrojne marreveshjet e negociuar dhe te firmosura nga shumica e
vendeve te botes. Keto marreveshje perbejne rregullat ligjore per tregtine nderkombetare.
Ne thelb, ato jane kontrata, qe i detyrojne qeverite t'i mbajne politikat e tyre tregtare
brenda kufijeve te pranuar.
Objekt i marreveshjeve te OBT-se eshte gjithcka, mallrat, sherbimet, prona intelektuale.
Marreveshjet misherojne angazhimin e paleve per uljen e tarifave doganore dhe zbutjen
apo heqjen e pengesave te tjera tregtare dhe per hapjen e tregjeve te sherbimeve. Ne to
parashikohen edhe procedurat per zgjidhjen e mosmarreveshjeve. Nje tipar thelbesor i
ketyre mareveshjeve eshte trajtimi i vecante i vendeve ne zhvillim (rasti i Shqiperise).
Nje tipar tjeter i rendesishem eshte kerkesa ndaj qeverive qe politikat e tyre tregtare te
jene transparente.
Parimet kryesore qe misherohen ne marreveshjet e OBT-se dhe ne te gjithe veprimtarine
e saj jane:
1. Tregti pa diskriminim.
Ky parim ka dy ane : nga njera ane, sipas ketij parimi, nje vend, normalisht, nuk
mund te diskriminoje midis partnereve te tij tregtare. Ky parim nenkupton qe trajtimi
i Kombit me te Favorizuar te shtrihet mbi te gjithe partneret tregtare. Kjo do te thote
qe, sa here qe nje vend ul nje pengese tregtare ose e eleminon ate krejtesisht, ai duhet
ta zbatoje ate ndaj te gjithe partnereve tregtare. Megjithate, lejohen disa perjashtime,
psh. vendet e rajonit lejohen te arrijne nje marreveshje tregtie te lire, qe nuk zbatohet
ndaj vendeve te tjera ( MTL-ja e Shqiperise me vendet e rajonit). Nga ana tjeter,
parimi i mosdiskriminimit nenkupton "trajtimin kombetar", pra qe vendet nuk mund
te diskriminojne midis produkteve te importuara dhe atyre vendase. Produktet e
importuara (te pakten pasi ato kane hyre ne vend) dhe produktet vendase trajtohen ne
menyre te njejte.
2. Tregti me liberale.
Ky parim nenkupton uljen e pengesave tregtare. Objekt i marreveshjeve per
reduktimin e kufizimeve tregtare jane edhe kufizimet jotarifore dhe pengesat e tjera
duke u perfshire edhe fusha te tilla, si tregtia ne sherbime dhe ne pronen intelektuale.
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
23
3. Politika dhe praktika tregtare te qendrueshme dhe transparente.
Ky parim kerkon qe vendet anetare te respektojne kufijte maksimale te vendosur per
tarifave ndaj importeve. Ne kuader te ketij parimi, shume marreveshje te OBT-se
kerkojne qe qeverite te jene transparente lidhur me politikat e tyre tregtare si brenda
vendit, ashtu edhe per partneret e tyre tregtare. Qeverive u kerkohet qe per cdo
ndryshim ne politikat dhe praktikat e tyre tregtare te njoftojne organet perkatese te
OBT-se.
4. Nxitje e konkurrences.
Ne te gjithe sistemin e vet, OBT-ja synon ne jetesimin e nje konkurrence te hapur, te
drejte dhe te padeformuar. Ketij synimi i sherbejne parimi i Kombit me te Favorizuar
dhe ai i Trajtimit Kombetar. Ketij synimi i sherbejne gjithashtu teresia e
marreveshjeve dhe politikave qe trajtojne dumpingun dhe subvencionet mbi
eksportet. Rregullat e vendosura synojne te percaktojne se cfare konsiderohet
konkurrence e drejte dhe konkurrence e padrejte dhe ne cmenyre qeverite mund t'i
pergjigjen konkurrences se padrejte, duke vendosur tarifa shtese import per t'u
kompensuar nga tregtia e padrejte.
5. Inkurajimi zhvillimit dhe i reformave ekonomike.
Mbi 1/3 e anetareve te OBT-se jane vende ne zhvillim dhe vende ne tranzicion drejt
nje ekonomie tregu. OBT-ja inkurajon zhvillimin nepermjet nje trajtimi te vecante te
vendeve ne zhvillim. Trajtimi i vecante nenkupton nje qendrim me fleksibel ndaj
vendeve ne zhvillim lidhur me deturimet e tyre per zbatimin e mareveshjeve.
Megjithate, duhet theksuar se hendeku ne trajtimin e vendeve te zhvilluara dhe
vendeve ne zhvillim ka ardhur duke u ngushtuar.
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
24
1.3.1. OBT-ja dhe Bujqesia
Nje numer marreveshjesh prekin bujqesine, por dy prej tyre e prekin ate ne menyre me
direkte. Keto jane Marreveshja e Bujqesise dhe Marreveshja e Masava Sanitare e
Fitosanitare.
Marreveshja e Bujqesise.
C'eshtje te rendesishme te marreveshjes se bujqesise jane ato qe kane te bejne me
mbeshtetjen e brendeshme dhe hapjene tregjeve. Vendet ne zhvillim dhe ne tranzicion
kane nje trajtim te vecante dhe preferencial ne kete marreveshje.
Format e mbeshtetjes se prodhimit bujqesor,ne kuadrin e OBT-se jane jane te vendosura
ne tre "kuti", te etiketuara me emrat e tre ngjyrave te semaforit, qe lejojne perdorimin ose
jo te tyre. Kutia "jeshile" do te thote lejohen; kutia "blu" do te thote lejohen, por te
lidhura me programe te caktuara, dhe kutia "portokalli" do te thote lejohen deri ne nje
nivel te caktuar, pertej te cilit duhet te merren masa reduktuese.
Kutia portokalli. Ne kete kuti perfshihen te gjithe subvencionet per produkte specifike
dhe qe konsiderohen se shtremberojne tregtine. Keto subvencione perfshijne mbeshtetje
ne cmime, ose subvencione direkte te lidhura me sasite e prodhimit. Cdo vend ka te
drejten e subvencionimit specifik deri ne nje nivel te caktuar te quajtur de minimus. Masa
e subvencionit pertej nivelit te lejuar de minimus quhet Masa Agregate e Mbeshtetjes
(MAM). Per kete lloj mbeshtetje, parashikohet reduktim gradual.
Kutia blu. Ne kete kuti perfshihen programe qe jane te lidhura me reduktimin e nivelit te
prodhimit bujqesor ose thene ndryshe cdo lloj mbeshtetje qe u kerkon fermereve te
kufizojne volumin e prodhimit te tyre bujqesor.
Kutia jeshile. Ne kete kuti perfshihen mbeshtetje qe nuk shtremberojne tregtine ose qe
shkaktojne efekte negative minimale. Ato duhen te jene financime nge qeveria dhe nuk
duhet te perfshijne mbeshtetje ne cmime.
Keto mbeshtetje perfshijne pagesa direkte per fermeret dhe nuk jane te lidhura direkt me
volumet e prodhimit apo me mbeshtetjen e cmimeve. Ato perfshijne gjithashtu mbrojtje
ambjentale dhe programe zhvillimi rajonale.
Marreveshja e Masava Sanitare e Fitosanitare.
Megjithese OBT-ja eshte institucioni i tregtise se lire, ajo autorizon marrjen e masave
kufizuese te tregtise ne rastin e ndjekjes se objektivave te justifikuara te mbrojtjes se jetes
dhe shendetit te njerzve, jetes dhe shendetit te kafsheve dhe bimeve, mbrojtjen e mjedisit,
mbrojtjen e sigurise dhe moralit publik etj. Masat sanitare e fitosanitare (MSFS) jane
masa te justifikuara te kufizimit te tregtise, me objektivin e mbrojtjes se jetes dhe
shendetit te njerzve, kafsheve dhe bimeve.
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
25
1.4. Politika tregtare e BE-se
Ceshtja e politikes tregtare te BE eshte komplekse. Nga njera ane duhet pranuar se BE-ja
vazhdonte kete nje politike tregtare mbrojtese. Sic del edhe nga rishikimi I fundit I
politikes tregtare te BE ne kuader te OBT-se, ne periudhen mes dy rishikimeve te
politikes tregtare nuk eshte verejtur ndonje perparim I ndjeshem persa I perket hapjes se
tregut europian. Nga ana tjeter, eshte e qarte se BE-ja ka ndermarre nje politike te qarte te
reduktimit te mbeshtetjes se brendeshme per produktet bujqesore,
duke shenuar kalimin nga nje politike mbrojtese te produkteve specifike ne nje politike
te zhvillimit te territorit. Pervec kesaj BE-ja ka qene mjaft aktive ne mbeshtetjen e
raundit te Doha-s ne ate mase sa roli I saj eshte I domosdoshem per suksesin e ketyre
negociatave.
BE-ja po reformon ne menyre rrenjesore politiken e saj bujqesore. Sipas politikes se re,
po kalohet ne konceptin e nje pagese te vetme "single payment" e cila jepet per
mbeshtetjen e te ardhurave te fermereve por edhe per mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin
rural dhe objektiva te tjere.
Politika e re do te shoqerohet me nje reduktim te ndjeshem te mbeshtetjes per bujqesine.
Duhet theksuar se nje nga katalizatoret e kesaj reforme ishte nevoja per t'u pajtuar me
partneret e tjere tregtar te raundit te Uruguait lidhur ceshtjen e subvencioneve bujqesore.
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
26
2
POLITIKA TREGTARE E SHQIPERISE
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
27
2. Politika tregtare e Shqiperise
Politika tregtare ne vetvete nenkupton nderhyrjet qeveritare me argumentat e permisimit
te funksionit te tregut. Ne nje kuptim me te ngushte politika tregtare kufizohet me
politiken e tregtise se jashtme.
Te gjitha qeverite shqiptare te tranzicionit kane ndjekur nje politike tregtare liberale.
Momente te rendesishme te kesaj politike jane antaresimi I Shqiperise ne OBT ne vitin
2000, nenshkrimi dhe fillimi nga zbatimi I marreveshjeve te tregtise se lire me vendet e
rajonit dhe nenshkrimi I mareveshjes se tregtise se lire me BE-ne si pjese e MSA.
2.1 Shqiperia antare e OBT-se
Duke pare rendesine e OBT-se mbi rregullat e eksporteve ose me mire mbi tregtine
nderkombetare ishte shume e nevojshme dhe e domosdoshme qe edhe Shqiperia, si nje
vend I varfer dhe me nivel te ulet te eksporteve, te bente te pamunderen dhe te paraqitej
ne konferencat dhe takimet e kesaj organizate me synime dhe objektiva bindese per ta
antaresuar edhe kete vend te vogel, por te pasur me burime natyrore sic eshte Shqiperia.
Me kete mission dhe pergjegjesi kombetare, rinisi procesi I anetaresimit ne kete
Organiazate ne fund te viti 1998, proces I lene menjane si pasoje e paaftesise
institucionale, e bllokimit si rezultat te ngjarjeve te vitit 1997 qe ndodhen ne Shqiperi si
dhe per faktin tjeter se me ate nivel ekonomik dhe ligjor te deri atehershem Shqiperia nuk
qe e afte te prezantohej me nje oferte te hyrjes ne treg te mallrave e sherbimeve, qe do te
perbente dhe bazen e Mbledhjeve te Grupit te punes se vendeve te OBT-se si dhe te gjitha
bisedimeve dypaleshe qe Shqiperia zhvilloi ne kete kuader. Keto bisedime qe perfshin ne
vetvete planin diplomatik, reformat institucionale, legale ekonomike e tregtare dhe mbi te
gjitha perbenin thelbin e asaj se cfare ofronte dhe ofron aktualisht Shqiperia. Duhet
theksuar se ne te gjitha keto bisedime kryesore qe filluan qe ne Maj te 1998 ku Ministria
E.Meksi mori pjese ne konferencen Ministrore te OBT-se ne Gjeneve.
Ne korrik te vitit 2000 kur Shqiperia u be anetare e OBT-se, Shqiperia kishte aleate
kryesor vendet me te zhvilluara, sic mund te permendim SHBA ku dhe vete presidenti
Klinton e ka nxitur kete iniciative, sigurisht duhet permendur edhe mbeshtetja e qeverise
te vendeve me kryesore te Evropes qe I dhane Shqiperise ne kete process.
Anetaresimi I Shqiperise ne OBT duhet nenvizuar ose theksuar sin nje nisem dhe process
I rendesishem per intergrimin e Shqiperise drejt vendeve Perendimore.
Ka oponione qe e gjykojne OBT-ne si nje organizate qe dikton ne politiken e nje vendi
anetar. Prandaj duhet bere e ditur qe kjo organizate nuk injoron as nuk dikton politikat e
brendshme ekonomike, sociale, tregtare apo problemet e mbrojtjes se mjedisit :
perkundrazi ajo pranon cdo lloj politike te argumentuar shkencerisht dhe jo vetem qe nuk
I pengon, por edhe I mbeshtet potencialet kombeare te cdo fushe.
Gjate 12 vjeteve te viteve te tranzicionit struktura shqiptare eshte karakterizuar nga nje
fluks shume i vogel shkembimesh ne nje vlere prej 1835200 mije $ ose 6.3 % te totalit te
shkembimeve tregtare per vitin 2002. Pra efekti maksimal I tyre ne buxhetin e shtetit
eshte shume i vogel. Ne kete sens ajo cka eshte prioritet per negociatoret shqiptare
ishte kufizimi ne nivele minimale te liberalizimit te tregut bujqesor. Kjo per faktin se
Shqiperia sikurse dhe vende te tjera te Rajonit ka potenciale me te medha qe ofron ne
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
28
tregun rajonal I perkasin tregjeve bujqesore. Ndersa ne lidhje me tregun industrial eshte
liberalizuar mbi 96 % e tij.
Perfitimet e ekonomise shqiptare nga hapja e tregjeve me vendet e Rajonit mund te
shihen ne zgjerimin e intergrimit ekonomik te vendit me Rajonin duke marre avantazhet e
karakteristikave dhe freksibilitetit rajonal ne liberalizimin e vendosjen e rregullave,
zgjerimin e games se zgjedhjeve per aktivitet e biznesit, promovimin e reformave te
brendshme strkturore, si dhe efektet strategjike nga pikepamja gjeopolitike per zhvillimin
ekonomik. Nepermjet Marreveshjeve te tregtise se lire Shqiperia ka negociuar ne
zvogelimin minimal dhe graduale deri ne eleminimin e plote te barierave doganore deri
ne vitin 2007. Eshte normale qe zbatimi I ketyre marreveshjeve ka hasur ne veshtiresite e
veta sidomos ne menaxhimin e kuotave per produktet bujqesore, te cilat ndryshojne nga
nje vend ne tjetrin.
Keto marreveshje jane bilateral pra jane te hapura dhe mundesite per rinegocim te
kuotave aktuale me synim nxitjen e eksporteve dhe mbrojtjen e prodhimit vendas.
Nje nga veshtiresite e implementimit te ketyre mareveshjeve do te jene menaxhimi I
kuotave te produkteve bujqesore ( 96 % e produkteve jane me tarife zero per % me hyrjen
ne fuqi te marreveshjes ). Menaxhimi I rregullave te origjines perbejne nje handikap te
suksesit te implementimit te Marreveshjeve te tregitise se lire per arsye te :
Mungeses se nje rrjeti te kompjuterizuar te doganeve, veshtiresite ne administraten
doganore, mungeses se njohjes te importuesve – eksportuesve. Keto marreveshje nuk
mund te zgjidhin te gjitha problemet ekonomike te nje vendi, por ato kontribojne ne
permisimin e tregtise dhe te konkurences se firmave dhe ne sens liberalizimi I tregtise
duhet konsideruar si nje instrument i rendesishem dhe nje politike e vecante esenciale
tregtare per nje zhvilim te qendrueshem.
Si anetare e OBT-se dhe duke u bazuar ne parimet e saj avantazhet qe ka Shqiperia jane:
Angazhimi per hapjen e tregjeve ne mallra dhe sherbime dhe ne Bujqesi
Transparenca, rregulli I ligjit cojne perpara rritjen ekonomike
Kjo organizate eshte per tregti te lire me cfaredo lloj kostoje.
Gjithashtu si parimet kryesore vecohen edhe : Tendencat qe bene kjo organizate
ne uljen e Barrierave tarifore me qellim qe marreveshjet tregtare te liberalizohen sa me
teper qe te jete e mundur vetem se jane vendet antare ato qe vendosin nepermjet
marredhenieve dy dhe shumepaleshe deri ku do te shkoje ulja dhe minimizimi I ketyre
barrierave. Anetaresimi I Shqiperise ne OBT, ka dhe efektet e saj ne ekonomi ne
pergjithesi dhe ne tregtine e jashtme ne vacanti. Ketu mund te permendim :
Licensat Shqiptare te importit jane:
Kufizime jo sasiore.
Kufizime jo vlerore.
Leja per te ushtruar aktivitet ngaterron konceptin qe:
Nje licence eshte nje procedure administrative qe kerkon te pergatitesh dhe
dorezosh nje aplikim.
Nje kusht paresor per importim.
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
29
Nje leje eshte nje license; ajo nuk duhet te perfshije:
Fuqi te zbatueshme nga autoritet
Pengesa me te komplikuara se sa duhet per qellimin e kerkuar.
Pervec avantazheve qe ka Shqiperia nga antaresimi ne OBT duhet te permendim edhe
disavantazhet.
Disavantazhet qe sjell ky antaresim, mund te permendim :
 Rritja e konkurences.
 Veshtiresite tregtare.
 Pasoja negative ne punesim dhe nga ana tjeter zgjeron diferencimin
 midis te varferve dhe te pasurve.
 Produktet Shqiptare jane jashte standarteve nderkombetare.
 OBT-ja nuk merr parasysh Mbrojtjen e Mjedisit.
Duke pasur parasysh keto pasoja ose disavantazhe ne anetaresimin e Shqiperise ne kete
organizate sipas ketyre rasteve duhet theksuar se si rezultat i antaresimit Shqiperise i
rriten konkurrentet sepse dihet qe duhen respektuar rregullat dhe normat qe jane marre
nga kjo organizate, ku edhe dihet qe Shqiperia eshte nje vend i varfer dhe me potenciale
te pakta eksportuese. Veshtiresit tregtare qe ka vendi yne ne kete raste eshte i qarte se
Shqiperia e ka veshtire te pershtatet me rregullat dhe normat e nje politike shume tregtare
qe luajne vendet antare te OBT-se, te cilat jane me te zhvilluara.
Nga anetaresimi i Shqiperise ne OBT, Shqiperia ka marre automatikisht angazhime ne tri
fusha kryesore: tregtine e mallrave, tregtine e sherbimeve dhe pronrsise intelektuale dhe
ne dy nivele kryesore: perafrimi I legjislacionit shqiptar me ate te nenkuptuar nga
mareveshjet e OBT-se dhe marrjen e angazhimeve liberalizuese ne cdo fushe ne formen e
nje oferte konkrete.
Oferta bujqesore e mallrave ne kuader te OBT-se ka keto tipare:
Mungesa e programeve aktive te mbeshtetjes permes subvencioneve. Niveli de minimis
eshte 5% ndersa masa agregate e mbeshtetjes eshte zero. Shpenzimet qe bien ne kutine
jeshile jane modeste. Mungesa e kuotave tarifore dhe e tarifave preferenciale kryesisht
per shkakte mungeses se marreveshjeve te tregtise se lire (MTL) ne momentin e
anetarsimit. Mungesa e subvencioneve per eksportet. Reduktim progresiv I tarifave sipas
dy logjikave: respektimit te mareveshjeve sektoriale, dhe reduktimit te tarifave per
inputet.
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
30
2.2 Mareveshja e tregtise se lire me vendet e rajonit(MTL).
Ne vitin 2001 ne Bruksel, Qeveria nenshkroi Memorandumin e Mirekuptimit per
Liberalizimin e tregtise ku synohej permisimi I liberalizimit te tregtise rajonale. Dy vjet
mbas nenshkrimit te ketij memorandumi, Shqiperia ka perfunduar firmosjen ne nivel te te
gjitha Marreveshjeve te Tregtise se lire me gjashte vendet e Rajonit, Maqedonia,
Bullgaria, Kroacia, Serbia, Mali I Zi, Bosnje – Hercegovina.
Nenshkrimi i MTL-ve me vendete rajonit eshte pjese e strategjise te BE-se ndaj vendeve
te Ballkanit Perendimor. BE u rekomandoje te gjitha te ketyre vendeve te nenshkruanin
MTL-ne mes tyre me synimin e krijimit te nje zone te tregtise se lire.
Memorandumi i mirekuptimit I nenshkruar mes ketyre vendeve, perefshire Shqiperine, ne
Qershor 2001 parashtronte parimet baze qe duhet te pershkonin keto mareveshje. Synimi
ishte qe vendet e rajonit te intensifikonin maredheniet e tyre ekonomike dhe tregtare; ky
ishte "parakushti" I hapjes se negociatave per nenshkrimin e marreveshjes se stabilizim
asocimit (MSA-se) me BE-ne.
2.3. Mareveshja e Tregtise se Lire me BE-ne
Megjithese mareveshjet e tregtise se lire me vendet e rajonit kane rendesine e tyre ne
kuadrin e bashkepunimit rajonal, sfida per ekonomine shqipetare do te jete e lidhur me
zbatimin e MTL-se me BE-ne; 70% e transaksioneve tregtare te shqiperise jane me
vendet e BE-se, dhe vetem 13% me vendet e rajonit. Shqiperia ka nenshkruar tashme
MSA-ne dhe -si pjese te saj edhe -MTL me BE-ne.
MTL-ja mes Shqiperise dhe BE-se eshte asimetrike ne favor te Shqiperise. Tregu
evropian eshte teresisht I liberalizuar per te gjitha eksportet Shqipetare te produkteve
industriale (liberalizim 100%) dhe pothuajse te gjitha produktet bujqesore, me perjashtim
te gjedheve dhe mishit te gjedheve; per sheqerin, veren dhe peshkun, perfshire dhe
konservat e peshkut, jepen kuota tarifor dhe reduktime tarifore. Tregu shqipetar hapet me
ngadale dhe ne menyre graduale. Shqiperia ka mbrojtur nje numer industrish te reja si
dhe ka dhene nje oferte te reduktimit gradual te tarifave doganore te produkteve
industriale. Nga ana tjeter, ajo ka bere koncensione per hyrjen ne tregun e saj te
produkteve bujqesore. Koncensionet marrin formen e redutimit gradual te tarifave,
kuotave tarifore , etj.
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
31
Politika tarifore ne Shqiperi.
Shqiperia ka adoptuar nje politike tregtare liberale. Kjo eshte nje konstante politike
pavaresisht nga spektri politik. Struktura e tarifave doganore eshte si me poshte:
Tabele nr. 3: Tarifat ne Shqioperi per disa vite
Emertimi Vitet
1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004
Tarifa mesatare
1. E thjesht 15 13.8 12.7 13.6 10.5 7.9 8.1 7.9 7.3
2. E ponderuar 8.5 14 j.d j.d j.d 7.5 7.9 8.1 8.2
Tarifa minimale 5 5 0 0 0 0 0 0 0
Tarifa maksimale 30 30 30 20 18 15 15 15 15
Nimri I shkalleve 4 4 5 4 4 4 4 4 5
Burimi: FMN, 2005, contry report. Nr . 05/89
Shqiperia ka ndjekur nje politik te hapjes se shpejte, ne kuptimin e reduktimit te
barrirave tarifore. Ne kete logjik, tarifa doganore maksimale ka ardhur duke u ulur nga
nje nivel 30% ne fund te vitit 1997, ne 20% ne vitin 1999, 18% ne fund te vitit 2000 dhe
ne 15% aktualisht.
Tarifa detyruese maksimale ne kuader te OBT-se eshte 20%. Sistemi tarifor eshte I
thjeshte e me pese shkalle. Shume artikuj jane te perjashtuara nga detyrimi doganor ose
kane nje nivel tarifor 0%.
Ne kuptimin e hapjes tarifore mund te thuhet se shqipria ka ecur shpejt.
Ky liberalizim I shpejte ka qene i percaktuar: nga faktor ideologjik -mbyllja hermetike e
trasheguar rezultoi me nje hapje me cdo cmim : faktor te brendshem -demtimi I
strukturave prodhuese rezultoi ne mungesen e industrive per te mbrojtur; faktoret
institucionale -tarifat doganora perbejne motive kontrabande qe nuk menaxhohen dot nga
institucionet; dhe faktor te jashtem -liberalizues ne rajon dhe integrimi ne Europe.
Ne kete kushte liberalizimi megjithse I shpejt eshte tashme nje situate e pakthyeshme.
Sidoqofte, ajo qe eshte e rendsishme te pohohet ne kete kontekst eshte se Shqiperia ka
liberalizuar tregtine e saj te jashtme ne nje kuader te pergjithshme liberalizues.
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
32
Subvencionet ne bujqesine Shqiptare.
Antarsimi i Shqiperise ne OBT do te thote automatikisht anetarsim ne Marreveshjen e
OBT-se per Bujqesine dhe rrespektimin e neneve te kesaj marreveshje. Meqenese
Shqiperia ne OBT gezon statusine e " vendit ne tranzicion", ne Marreveshjen e Bujqesise
ajo ka te drejten e nje " de minimus" prej 5%, qe eshte ne fakt "de minimus" per vendet
ne tranzicion.
Sipas rregullit te de minimus, Shqiperia mund te subvencionoje deri, ne 5% te vleres
prodhimit te brendshem bruto nga bujqesia, sic tregohet ne vijim:
Niveli maksimal i lejueshem i mbeshtetjes per produkte specifike
Per Shqiperine
Te dhenat
De minimus: 5%
Vlera e Prodhimit te Pergjithshem Bujqesor 1,5 miliard US$
Shuma e subvencionit te lejuar per produkte specifike
1,5 miliard US$ * 5% = 75 milion US$
Nga diskutimi i mesiperm mund te kuptojme se qeveria shqiptare eshte e autorizuar te
beje mbeshtetje specifike deri ne 5% te vleres se pergjithshme te produktit apo grup
produktit qe mbeshtetet, ose deri ne nivelin e 5% te vleres se prodhimit bujqesor. P.sh.
Nese qeveria shqiptare vlerson se produkti "patate" ka mundesi dhe potenciale per
zhvillim, atehere ajo mund te mbeshtese fermeret e prodhimit te patates deri ne nivelin
5% te vleres se pergjithshme te prodhimit te patateve ne vend, duke u mbeshtetur ne te
dhenat mesatare te tre viteve te fundit.
Ne kuadrine negociatave te OBT-se ne Kankun, shqiperia iu bashkua vendeve te Evropes
Qendrore dhe Juglindore per te negociuar per nje rritje te "de minimus" nga 5% ne 10%.
Aresyeja eshte e thjeshte: per te pasur mundesi ne te ardhmen te subvencionojme nje
produkt te caktuar nese do te kete nje rritje kerkese dhe mundesi financiare.
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
33
3
AVANTAZHET ABSULUTE DHE TE KRAHASUARA NE
BUJQESINE SHQIPTARE
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
34
3. Avantazhet absolute dhe te krahasuara ne bujqesine
Shqipetare.
3.1 Evidentim i avantazheve absolute dhe te krahasuara te
bujqesise Shqipetare.
Per te studiuar avantazhet absolute dhe relative te bujqesise shqipetare do te perdorim
metoden e raportit te rendimenteve. Kjo metode ka te beje me krahasimin e rendimenteve
ne nivel raporti, e cila shpreh nje marrdhenje relative te rendinenteve te dy vendeve. Per
kete analize jane marre ne studim (zgjedhur) 16 produkte te cilat jane:
Molle, Bathe te thate, Rrepa dhe karrota, Lulelaker dhe brokoli, Qershi, Geshtenja,
Kastraveca, Fiq, Rrush, Bli dhe limona, Miser, Ullinj, Portokalle, Patate, Domate, Grure.
Nga raporti i rendimenteve per secilin produkt te marre ne studim, nxirren konkluzione
per sa i perket avantazheve apo disavantazheve absolute apo relative te produkteve
Shqiptare ne raport me produktet e nje vendi tjeter.
Per kryerjen e krahasimit te rendimenteve te produkteve Shqipetare, si baze krahasimi
jane zgjedhur rendimentet e produkteve te Bashkimit Evropian1
. Kjo sepse krahasim me
rendimentet e BE-se evidenton produktet me me potencial apo me me pak potencial per
tregtim ne tregjet Evropiane.
Per kryerjen e kesaj analize do tu referohemi rendimenteve te shqiperise ne krahasim me
rendimentet e Bashkimit Europian.
Diferencat ne rendimente ndermjet Shqiperise dhe Bashkimit Europian i atribuohen :
1. diferencave ne produktivitetin e punes,
2. diferencave neinvestimet kapitale,
3. diferencave ne teknologjite e perdorur,
4. diferencave ne perpjestimet e faktoreve prodhues,
5. diferencave ne prodiktivitetin e tokes,
6. diferencave ne kushtet klimaterike etj ..
Per te bere krahasime ndermjet rendimenteve te Shqiperise dhe BE-se na duhet me pare
te njohim rendimentet e Shqiperise dhe BE-se. Kjo analize eshte bere me te dhenat e vitit
2008.
Rendimentet e shqiperise i kemi gjetur nga publikimi i vjetarit statistikor 2008 te
Ministrise se Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit (MBUMK).
1
Rendimentet e Bashkimit Europian te produkteve te zgjedhur, jane rendimentet mesatare per sejcilin
produkt te shteteve antare te Bashkimit Evropian.
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
35
Tabele nr. 4: Rendimenti ne kv/ha i produkteve te Shqiperise per vitin 2008
Nr.
Produkti
Rendimenti
kv/ha
Nr.
Produkti
Rendimenti
kv/ha
1. Molle 50 9. Rrush 176
2. Bathe te thate 17 10. Bli dhe limona 84
3. Rrepa dhe karrota 250 11. Miser 48
4. Lulelaker dhe brokoli 300 12. Ullinj 12
5. Qershi 49 13. Portokalle 64
6. Geshtenje 33 14. Patate 199
7. Kastraveca 240 15. Domate 252
8. Fiq 17 16. Grure 36
Burimi : Vjetari Statistikor 2008 i MBUMK-it
Te dhanat per rendimentin e produkteve te meposhteme te Bashkimit Europian jane
siguruar nga Organizata Boterore e Bujqesise dhe Ushqimit (FAO). Ato jane paraqitur ne
tabelen e meposhtme:
Tabele nr. 5: Rendimenti i disa produkteve te BE-se per vitin 2008
Nr Produkti Rendimenti
kv/ha
Nr. Produkti Rendimenti
kv/ha
1. Molle 141 9. Rrush 68
2. Bathe te thate 17 10. Bli dhe Limona 139
3. Rrepa dhe karrota 278 11. Miser 60
4. Lulelaker dhe Brokoli 164 12. Olives 25
5. Qershi 39 13. Portokalle 206
6. Geshtenje 13 14. Patate 194
7. Kastraveca 235 15. Domate 355
8. Fiq 9 16. Grure 40
Burimi : FAO (www.fao.com)
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
36
Nga metoda e raportit te rendimenteve, formojme raportin e rendimenteve te Shqiperise
me rendimentet e BE-se per sejcilin nga 16 produktet.
Raporti i rendimenteve paraqitet ne tabelene meposhtem.
Tabele nr. 6: Raporti i rendimenteve te Shqiperise dhe Bashkimit Europian per vitin
2008. ( RShqiperi eshte shenuar rendimenti i Shqiperise, ndersa RBE rendimenti i BE-se)
Nr. Produkti Raporti RShqiperi/ RBE
1. Molle 50/141 = 0,35
2. Bathe te thate 17/17 = 1
3. Rrepa dhe karrota 250/278 = 0,9
4. Lulelaker dhe brokoli 300/164 = 1,83
5. Qershi 49/39 = 1,26
6. Geshtenje 33/13 = 2,54
7. Kastraveca 240/235 = 1,02
8. Fiq 17/9 = 1,89
9. Rrush 176/68 = 2,59
10. Bli dhe Limona 84/139 = 0,6
11. Miser 48/60 = 0,8
12. Ullinj 12/25 = 0,48
13. Portokalle 64/206 = 0,31
14. Patate 199/194 = 1,03
15. Domate 252/355 = 0,7
16. Grure 36/40 = 0,9
Sic duket nga tabela nr. 6 , raporti i rendimenteve te Shqiperise dhe BE-se merr vlera me
te medha se 1, te barabarta me 1 dhe me te vogla se 1.
Kur raporti i rendimenteve te Shqiperise me rendimentet e BE-se per nje produkt te
caktuar eshte me i vogel se 1, atehere Shqiperia ka rendimente me te vogla se BE-ja per
kete produkt.
Kur raporti i rendimenteve te shqiperise me rendimentet e BE-se per nje produkt te
caktuar eshte i barabarte me 1, atehere shqiperia ka rendimente te barabarte me
rendimentet e BE-se.
Kur raporti i rendimenteve te shqiperise me rendimentet e BE-se per nje produkt te
caktuar eshte me madh se 1, atehere shqiperia ka rendimente me te larta se BE-ja per kete
produkt .
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
37
Me poshte paraqitet grafiku i cili paraqet raportin e rendimenteve per 16 produkte
te marra ne studim, ndermjet shqiperise dhe te BE-se.
Grafik nr. 4 : Raporti i rendimenteve te Shqiperise dhe BE-se (RShqiperi/ RBE )
Nga grafiku i mesiperm shohim qe per produktet rrush,geshtenje, fiq, lulelaker dhe
brikoli, qershi, patate dhe kastraveca shqiperia ka rendimente me te larta se BE-ja (
me te larta se rendimentet mesatare te shteteve te BE-se).
Nga metoda e raportit te rendimenteve kemi qe per produktet qe shqiperia ka rendimente
me te larta se BE-ja, ajo ka avantazhe absolute per keto produkte.
Pra nga studimi i produkteve te zgjedhura(16 produkteve) shqiperia ka avantazhe
absolute ne raport me BE-ne ne produktet e meposhteme :
1. Rrush
2. Geshtenje
3. Fiq
4. Lulelaker dhe Brokoli
5. Qershi
6. Patate
7. Kastraveca
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
38
Perderisa Shqiperia ka avantazhe absolute ne keto produkte ajo ka nje prodhimtari me te
larte te krahasuar per hektar (per njesi siperfaqjeje) se BE-ja per produktet e mesiperme.
Nga kjo mund te themi qe produktet e mesiperme prodhohen me kosto me te ulet per
njesi produkti ne Shqiperi se ne BE. Sipas metodes se raportit te rendimenteve, keto jane
produkte me avantazhe absolute per Shqiperine.
Nga sa me siper mund te themi se perderisa shqiperia ka avantazhe absolute ne keto
produkte( i prodhon kosto me te ulet se BE-ja) atehere ajo ka mundesi te mira per
tregtimin e ketyre produkteve ne tregjet Evropiane duke siguruar perfitime ekonomike.
Shqiperia mund te specializohet ne prodhimin e ketyre produkteve per tregtimin e tyre ne
tregjet evropiane, duke i eksportuar, dhe ajo mund te importoje produktet per te cilat ajo
ka disavantazhe absolute.
Nje sugjerim per qeverine shqiptare do te ishte : berja e me shume investimeve per
produktet per te cilat ajo ka avantazhe absolute (sikurse doli nga studimi rritja e
investimeve per prodhimin e rrushit, geshtenjes, fiqve, lulelaker dhe brokoli, qershise,
patateve dhe kastravecave).
Per produktet e tjera qe mbeten Shqiperia ka disavantazh absolut dhe me konkretisht ajo
ka dizavantazh absolut ne produktet e meposhtme :
1. Bathe te thate2
2. Rrepa dhe karrota
3. Grure
4. Miser
5. Domate
6. Limona
7. Ullinj
8. Molle
9. Portokalle
Perderisa Shqiperia ka disavantazhe absolute ne keto produkte ajo ka nje prodhimtari me
te ulet te krahasuar per hektar (per njesi siperfaqjeje) se BE-ja per produktet e
mesiperme.
Nga kjo mund te themi qe produktet e mesiperme prodhohen me kosto me te ulet per
njesi produkti ne BE se ne Shqiperi.
Perderisa Shqiperia ka disavantazhe absolute ne keto produkte ajo mund t’i importoje
keto produkte nga BE-ja.
2
Bathe te thate, ky produkt mund te mos merret ne komsiderate sepse raporti i rendimenteve eshte i
barabarte me 1.
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
39
Tani shohim avantazhet e krahasuara(relative) te Shqiperise.
Avantazh i krahasuar sipas metodes se raportit te rendimenteve (rendimenteve te
krahasuara) do te thote nje raport me i mire i krahasuar i rendimentit.
Nga metoda e raportit te rendimenteve shqiperia do te konsiderohet se ka avantazhe
krahasuese per produktet e studiuara ne krahasim me BE-ne, ne ato produkte ku Shiperia
ka disavantazhin me te vogel absolut ne raport me BE-ne.
Mbeshtetur ne analizen tone, del se produkte me avantazhe te krahasuara jane ato
produkte, per te cilat raporti i krahasuar i rendimentit eshte me afer 1.
Ne kushtet e ushtrimit tone, produkte me avantazhe krahasuara jane : Rrepa dhe karrota,
Grure, Miser, Domate.
Pra, mund te themi se shqiperia ka avantazhe krahasuese ne raport me BE-ne ne
produktet e meposhteme :
1. Domate (RShqiperi/ RBE = 0.7)
2. Miser (RShqiperi/ RBE = 0.8)
3. Rrepa dhe karrota (RShqiperi/ RBE = 0.9)
4. Grure (RShqiperi/ RBE = 0.9)
Shqiperia ka avantazhe krahasuese ne keto produkte sepse ajo i prodhon me kosto me te
ulet te oprtunitetit.
Shqiperia mund te specializohet ne prodhimin e produkteve qe i prodhon me kosto me te
ulet te oportunitetit, pra ne produktet qe ka avantazhe krahasuese.
Nje sugjerim per qeverine shqipetare do te ishte rritja e investimeve per produktet e
mesiperme per te cilat ajo ka avantazhe krahasuese.
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
40
Konkluzione e Rekomandime.
Nga analiza e zhvilluar rezulton se( konkluzionet) :
1. Shqiperia ka avantazhe absolute tregtare ne raport me Bashkimin
Evropian.
Keto avantazhe te krahsuara rezultojne ne Rrush, Geshtenje, Fiq, Lulelaker dhe
Brokoli, Qershi, Patate dhe Kastraveca. Per keto produkte, raporti i
rendimenteve te Shqiperise me rendimentet mesatare te BE-se eshte me i madh se
1. Pra, keto produkte shqiperia i prodhon me kosto me te vogel (per hektar, per
njesi siperfaqjeje) se sa mesatarja e shteteve te BE-se.
2. Shqiperia ka avantazhe te krahasuara tregtare ne raport me
Bashkimin Evropian.
Keto avantazhe te krahsuara rezultojne ne Grure, Miser, Domate, Rrepa dhe
karrota,Limona, etj. Per keto produkte, raporti i rendimenteve te Shqiperise me
rendimentet mesatare te BE-se eshte me i vogel se 1, por me afer 1 se per
produktet e tjera. Shqiperia per prodhimin e ketyre produkteve ka koston me te
vogel te oportunitetit.
3. Disa produkte ku sot investohet masivisht, rezultojne pa avantazhe te
krahasuara e absolute.
Me interes eshte te pemenden ketu ulliri dhe molla. Nderkaq, duhet kuptuar se
megjithese sot keto produkte nuk kane avantazhe tregtare, kjo nuk do te thote se
investimi eshte pa kuptim. Duhet te theksojme se avantazhi i krahasuar eshte
dinamik dhe ai varet shume nga niveli i teknologjise.
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
41
Mbeshtetur ne analizen e mesiperme, rekomandohet :
1. Qeveria ne politikat e saj mbeshtetese duhet te konsideroje me
perparesi produktet me avantazhe absolute, te ndjekura nga produktet
me avantazhe te krahasuara.
Produkte si rrushi, arroret (geshtenje, lajthi, arra) dhe perimet e frutat. Pritet qe
investimet private dhe ato publike te shperblehen me mire ne keta sektore.
Nderkaq, Qeveria duhet te konsideroje me kujdes produktet me avantazhe te
krahasuara.
2. Per mbeshtetjen sipas logjikes se mesiperme, qeveria do te kete
mundesine e perdorimit te asistences evropiane.
Shqiperia pritet qe se shpejti te marre statusin e vendirt kandidat per BE. Ne kete
kuader, pritet te kete nje mbeshtetje te konsiderueshme nga BE –ja per bujqesine
dhe zhvillimin rural. Kjo mbeshtetje duhet te mbaje parasysh logjiken e
avantazheve tregtare te diskutuara me siper.
3. Sektori privat duhet te investoje sipas logjikes se avantazheve tregtare.
Kjo do te kerkonte nje rol me aktiv te shoqatave te biznesit, konsulences private
dhe sherbimit ekstensiv ne permiresimin e infoamcionit per sektorin privat
(fermeret) lidhur me investimet me fitim-prurese. Sektori privat duhet ti
shfrytezoje me mire keto avantazhe te vendit tone ne raport me BE-ne per te
siguruar investime me rentabel dhe me potenciale per tregtim ne vendet e
Bashkimit Evropian.
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
42
Anekse
 Koncepte te rendesishme mbi tregtine nderkombetare.
Avantazhi absolut shpreh aftesine e nje vendi per te prodhuar, me te njejtat burime, nje
sasi me te madhe produkti se sa vendet e tjera.
Avantazhi krahasues perfaqeson nje ligj, sipas te cilit nje vend mund te specializohet ne
prodhimin dhe eksportin e atyre mallrave qe mund t'I prodhoje me kosto relativisht me te
uleta dhe te importoje ato mallra qe mund t'I prodhoje me kosto relativisht me te larte.
Thelbi I avantazhit te krahasuar qendron ne pohimin qe cdo vend mund te perfitoje nga
tregtia me vendet e tjera, edhe ne qofte se nuk gezon asnje avantazh absolut. Mjafton qe
cmimi relativ (kostoja oportune) I mallit te eksportuar te jete me I ulet se ai I mallit te
importuar. Avantazhi I krahasuar llogaritet duke u mbeshtetur ne koston oportune te
secilit produkt.
Parimi I avantazhit te krahasuar(AK) tregon se partneret tregtar mund te perfitojne
reciprokisht nga specializimi ne prodhim dhe tregtia. AK ekziston kur kostot relative, ose
prodiktivitetet relative, per prodhimin e produkteve te ndryshme jane te ndrysheme ne
vende te ndryshme.
Hipotezat baze te teorise se avantazheve te krahasuara:
1. Ekziston vetem nje input- puna, ne nje sasi te caktuar ne cdo vend . Kjo sasi inputi e
kufizuar percakton maksimumin e kombinimeve te produkteve qe mund te
prodhohen.
2. Ekzistojne diferenca ne teknikat e prodhimit . Keto diferenca rezultojne ne kosto te
ndryshme relativ te prodhimit ne vende te ndryshme. Kjo do te thote se ka diferenca
ne produktivitetin relativ te punes.
3. Nuk ekziston ekonomia e shkalles qe vendos nje raport mes kostos se prodhimit dhe
sasise se prodhuar.
4. Burimet disponibel perdoren plotesisht.
5. Nuk ka kosto transporti apo kosto te tjera transaksioni te tregtise.
6. Tregjet jane konkurrues.
Nje vend ose nje person perfiton nga tregti duke eksportuar ato mallra dhe sherbime, per
te cilat ai ka avantazhe krahasuese me te medha ne produktivitetet dhe duke importuar
ato mallra, per te cilat ai ka avantazhe krahasuese me te vogla.
Per sqarimin e konceptit te avantazheve krahasuese eshte e nevojshme te mbajme
parasysh momentet e meposhteme:
1. Kur them se nje vend ka avantazh krahasues ne prodhimin e nje
produkti, ai, ose ne prodhimin e atij produkti ka avantazhin me te madh absolut, ne rastin
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
43
kur ka avantazhe absolute ne prodhimin e te gjithe produkteve, krahasuar me vendin
tjeter; ose ne prodhimin e atij produkti ka dizavantazhin me te vogel absolut, ne rastin
kur ka dizavantazhe absolute ne prodhimin e te gjithe produkteve, krahasuar me vendin
tjeter.
2. Ne nje bote me dy vende dhe dy produkte, ne qofte se njeri nga vendet ka avantazh
krahasues ne prodhimin e nje produkti, vendi tjeter domosdoshmerisht ka avantazh
krahasues ne prodhimin e produktit tjeter.
3. Ne qofte se avantazhi(dizavantazhi) absolut I nje vendi ne raport me nje vend tjeter
eshte I njejte per te dy mallrat, ky vend nuk mund te kete avantazh krahasues ne asnjerin
prej mallrave.
Ne kete rast, eshte e pamundur tregtia me perfitim reciprok midis vendeve. Ky rast
perben nje perjashtim nga ligji I avantazheve krahasues.
 Importet dhe eksportet bujqesore dhe agroushqimore (ne milion leke)
per vitet 1997 – 2006.
Burimi: Vjetarë statistikorë MBU
Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI
44
LITERATURA
1. Tregtia nderkombetare, Teori dhe Politika (Botimi i dyte)
AHMET MANCELLARI
2. Politikat e bujqesise dhe ushqimit, aspekte teorike dhe praktike
(korrik 2006) Dr. Engjell SKRELI
3. Vjetari Statistikor 2008 i Ministrise se Bujqesise Ushqimit dhe
Mbrojtjes se Konsumatorit (MBUMK).
4. Siti zyrtar i FAO-s (www.fao.com).

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

Biznes nderkombetar Ligjerata-2
Biznes  nderkombetar Ligjerata-2Biznes  nderkombetar Ligjerata-2
Biznes nderkombetar Ligjerata-2Zana Agushi
 
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibri
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibriTregu,kerkesa,oferta,ekuilibri
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibriBessnik Latifi
 
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjeMAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjefatonbajrami1
 
Elasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesElasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesBessnik Latifi
 
Teoria e prodhimit
Teoria e prodhimitTeoria e prodhimit
Teoria e prodhimitValdet Shala
 
1. biznesi dhe format e organizimit të tij
1. biznesi dhe format e organizimit të tij1. biznesi dhe format e organizimit të tij
1. biznesi dhe format e organizimit të tijMenaxherat
 
Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"
Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"
Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"Xhino Brokaj
 
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankarBanka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankarMenaxherat
 
Kufiri i mundësive të prodhimit
Kufiri i mundësive të prodhimitKufiri i mundësive të prodhimit
Kufiri i mundësive të prodhimitMenaxherat
 
L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal
L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinalL09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal
L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinalekonomia
 
Politika monetare
Politika monetarePolitika monetare
Politika monetareMenaxherat
 
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)fatonbajrami1
 
Konsumi dhe investimet
Konsumi dhe investimetKonsumi dhe investimet
Konsumi dhe investimetMenaxherat
 

Was ist angesagt? (20)

Biznes nderkombetar Ligjerata-2
Biznes  nderkombetar Ligjerata-2Biznes  nderkombetar Ligjerata-2
Biznes nderkombetar Ligjerata-2
 
Plan biznesi
Plan biznesiPlan biznesi
Plan biznesi
 
Mikroekonomi 2
Mikroekonomi 2Mikroekonomi 2
Mikroekonomi 2
 
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibri
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibriTregu,kerkesa,oferta,ekuilibri
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibri
 
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjeMAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
 
Elasticiteti i ofertës dhe këkresës
Elasticiteti i ofertës dhe këkresësElasticiteti i ofertës dhe këkresës
Elasticiteti i ofertës dhe këkresës
 
Elasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesElasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkeses
 
Integrimi ekonomik nderkombetare
Integrimi  ekonomik nderkombetareIntegrimi  ekonomik nderkombetare
Integrimi ekonomik nderkombetare
 
Teoria e prodhimit
Teoria e prodhimitTeoria e prodhimit
Teoria e prodhimit
 
1. biznesi dhe format e organizimit të tij
1. biznesi dhe format e organizimit të tij1. biznesi dhe format e organizimit të tij
1. biznesi dhe format e organizimit të tij
 
Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"
Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"
Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"
 
Makroekonomia slides
Makroekonomia slidesMakroekonomia slides
Makroekonomia slides
 
Makroekonomi
MakroekonomiMakroekonomi
Makroekonomi
 
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankarBanka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
 
Kufiri i mundësive të prodhimit
Kufiri i mundësive të prodhimitKufiri i mundësive të prodhimit
Kufiri i mundësive të prodhimit
 
L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal
L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinalL09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal
L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal
 
Politika monetare
Politika monetarePolitika monetare
Politika monetare
 
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)
 
Monopoli
MonopoliMonopoli
Monopoli
 
Konsumi dhe investimet
Konsumi dhe investimetKonsumi dhe investimet
Konsumi dhe investimet
 

Andere mochten auch

Tregtia Nderkombetare dhe Globalizimi
Tregtia Nderkombetare dhe GlobalizimiTregtia Nderkombetare dhe Globalizimi
Tregtia Nderkombetare dhe GlobalizimiGetoarSalihu
 
Tregtia nderkombetare dhe e drejta investive
Tregtia  nderkombetare dhe e drejta investiveTregtia  nderkombetare dhe e drejta investive
Tregtia nderkombetare dhe e drejta investiveValmir Istogu
 
Politika e zhvillimit të tregëtisë
Politika e zhvillimit të tregëtisëPolitika e zhvillimit të tregëtisë
Politika e zhvillimit të tregëtisëShpejtim Rudi
 
Faktoret qe ndikojne ne tregin e jashtme
Faktoret qe ndikojne ne tregin e jashtmeFaktoret qe ndikojne ne tregin e jashtme
Faktoret qe ndikojne ne tregin e jashtmeMenaxherat
 
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
 
Aspektet teorike per tregtine e jashtme
Aspektet teorike per tregtine e jashtmeAspektet teorike per tregtine e jashtme
Aspektet teorike per tregtine e jashtmeMenaxherat
 
Tregetia e jashtme si pjese e ekonimsit nderkombetar
Tregetia e jashtme si pjese e ekonimsit nderkombetarTregetia e jashtme si pjese e ekonimsit nderkombetar
Tregetia e jashtme si pjese e ekonimsit nderkombetarMenaxherat
 
Punim seminarik sistemi udheheqes ne be
Punim seminarik sistemi udheheqes ne bePunim seminarik sistemi udheheqes ne be
Punim seminarik sistemi udheheqes ne beJasir Z
 
81438428 biznesi-nderkombetar
81438428 biznesi-nderkombetar81438428 biznesi-nderkombetar
81438428 biznesi-nderkombetarpranvera123
 
E Drejta Biznesore Ndërkombëtare - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore Ndërkombëtare - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)E Drejta Biznesore Ndërkombëtare - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore Ndërkombëtare - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
 
Mjedisi Kulturor Ndërkombëtar (Detyre Kursi) Maj 2014
Mjedisi Kulturor Ndërkombëtar (Detyre Kursi) Maj 2014Mjedisi Kulturor Ndërkombëtar (Detyre Kursi) Maj 2014
Mjedisi Kulturor Ndërkombëtar (Detyre Kursi) Maj 2014KetiGjipali
 
3. integrimi i tregut
3. integrimi i tregut3. integrimi i tregut
3. integrimi i tregutekonomia
 
Lidhur Me Menaxhmentin Në NdëRmarrje (NdëRmarrëSia, E Drejta Tregtare, In...
Lidhur Me Menaxhmentin     Në NdëRmarrje (NdëRmarrëSia, E Drejta Tregtare, In...Lidhur Me Menaxhmentin     Në NdëRmarrje (NdëRmarrëSia, E Drejta Tregtare, In...
Lidhur Me Menaxhmentin Në NdëRmarrje (NdëRmarrëSia, E Drejta Tregtare, In...fakete duraku
 
Makro : politika fiskale
Makro : politika fiskaleMakro : politika fiskale
Makro : politika fiskaleKastriot Gashi
 
Biznes Nderkombetare - Globalizimi
Biznes Nderkombetare - GlobalizimiBiznes Nderkombetare - Globalizimi
Biznes Nderkombetare - GlobalizimiTo1X
 
Integrimi ekonomik, perfitimet dhe sfidat
Integrimi ekonomik, perfitimet dhe sfidatIntegrimi ekonomik, perfitimet dhe sfidat
Integrimi ekonomik, perfitimet dhe sfidatAnita Dogani
 

Andere mochten auch (20)

Tregtia Nderkombetare dhe Globalizimi
Tregtia Nderkombetare dhe GlobalizimiTregtia Nderkombetare dhe Globalizimi
Tregtia Nderkombetare dhe Globalizimi
 
Tregtia nderkombetare dhe e drejta investive
Tregtia  nderkombetare dhe e drejta investiveTregtia  nderkombetare dhe e drejta investive
Tregtia nderkombetare dhe e drejta investive
 
Politika e zhvillimit të tregëtisë
Politika e zhvillimit të tregëtisëPolitika e zhvillimit të tregëtisë
Politika e zhvillimit të tregëtisë
 
Biznes Ndërkombëtar
Biznes NdërkombëtarBiznes Ndërkombëtar
Biznes Ndërkombëtar
 
Faktoret qe ndikojne ne tregin e jashtme
Faktoret qe ndikojne ne tregin e jashtmeFaktoret qe ndikojne ne tregin e jashtme
Faktoret qe ndikojne ne tregin e jashtme
 
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)
 
Eksporti dhe importi
Eksporti dhe importiEksporti dhe importi
Eksporti dhe importi
 
Aspektet teorike per tregtine e jashtme
Aspektet teorike per tregtine e jashtmeAspektet teorike per tregtine e jashtme
Aspektet teorike per tregtine e jashtme
 
Tregetia e jashtme si pjese e ekonimsit nderkombetar
Tregetia e jashtme si pjese e ekonimsit nderkombetarTregetia e jashtme si pjese e ekonimsit nderkombetar
Tregetia e jashtme si pjese e ekonimsit nderkombetar
 
Punim seminarik sistemi udheheqes ne be
Punim seminarik sistemi udheheqes ne bePunim seminarik sistemi udheheqes ne be
Punim seminarik sistemi udheheqes ne be
 
81438428 biznesi-nderkombetar
81438428 biznesi-nderkombetar81438428 biznesi-nderkombetar
81438428 biznesi-nderkombetar
 
E Drejta Biznesore Ndërkombëtare - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore Ndërkombëtare - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)E Drejta Biznesore Ndërkombëtare - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore Ndërkombëtare - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
 
Mjedisi Kulturor Ndërkombëtar (Detyre Kursi) Maj 2014
Mjedisi Kulturor Ndërkombëtar (Detyre Kursi) Maj 2014Mjedisi Kulturor Ndërkombëtar (Detyre Kursi) Maj 2014
Mjedisi Kulturor Ndërkombëtar (Detyre Kursi) Maj 2014
 
Globalizimi
GlobalizimiGlobalizimi
Globalizimi
 
3. integrimi i tregut
3. integrimi i tregut3. integrimi i tregut
3. integrimi i tregut
 
Lidhur Me Menaxhmentin Në NdëRmarrje (NdëRmarrëSia, E Drejta Tregtare, In...
Lidhur Me Menaxhmentin     Në NdëRmarrje (NdëRmarrëSia, E Drejta Tregtare, In...Lidhur Me Menaxhmentin     Në NdëRmarrje (NdëRmarrëSia, E Drejta Tregtare, In...
Lidhur Me Menaxhmentin Në NdëRmarrje (NdëRmarrëSia, E Drejta Tregtare, In...
 
06 doganat
06 doganat06 doganat
06 doganat
 
Makro : politika fiskale
Makro : politika fiskaleMakro : politika fiskale
Makro : politika fiskale
 
Biznes Nderkombetare - Globalizimi
Biznes Nderkombetare - GlobalizimiBiznes Nderkombetare - Globalizimi
Biznes Nderkombetare - Globalizimi
 
Integrimi ekonomik, perfitimet dhe sfidat
Integrimi ekonomik, perfitimet dhe sfidatIntegrimi ekonomik, perfitimet dhe sfidat
Integrimi ekonomik, perfitimet dhe sfidat
 

Ähnlich wie Tregtia nderkombetare dhe avantazhet relative dhe absolute te bujqesise shqiptare punuar nga msc.kliton domi-

Matja e brutoproduktit kombëtar
Matja e brutoproduktit kombëtarMatja e brutoproduktit kombëtar
Matja e brutoproduktit kombëtarMenaxherat
 
Politika e perbashket buqesore ne BE
Politika e perbashket buqesore ne BEPolitika e perbashket buqesore ne BE
Politika e perbashket buqesore ne BEAnita Dogani
 
Punim seminarik ''shkrim akademik''
Punim seminarik ''shkrim akademik''Punim seminarik ''shkrim akademik''
Punim seminarik ''shkrim akademik''Festim Çollaku
 
2[1][1]. biz..
2[1][1]. biz..2[1][1]. biz..
2[1][1]. biz..Menaxherat
 
Mikroekonomi-Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomi-Pytje dhe PergjigjeMikroekonomi-Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomi-Pytje dhe PergjigjeBessnik Latifi
 
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 .
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 . Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 .
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 . Arianit Zeqiri
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...ALTAX Consulting
 
Hyrje ne MakroEkonomi dhe Konceptet Kyqe
Hyrje ne MakroEkonomi dhe Konceptet KyqeHyrje ne MakroEkonomi dhe Konceptet Kyqe
Hyrje ne MakroEkonomi dhe Konceptet KyqeMenaxherat
 
MJEDISI EKONOMIK BIZNES
     MJEDISI EKONOMIK BIZNES     MJEDISI EKONOMIK BIZNES
MJEDISI EKONOMIK BIZNESLand Shkalla
 
CAP ne BE dhe SHBA
CAP ne BE dhe SHBACAP ne BE dhe SHBA
CAP ne BE dhe SHBAAnita Dogani
 
Investimet e huaja direkte bb-
Investimet e huaja direkte  bb-Investimet e huaja direkte  bb-
Investimet e huaja direkte bb-Blerina Boja
 
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.Jonida Muci
 
Përgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranuesPërgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranuesStudentët e Pejës
 
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjonNdikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjonbetrex
 
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...Festim Hajdari
 
E ardhmja e Unionit Evropian
E ardhmja e Unionit EvropianE ardhmja e Unionit Evropian
E ardhmja e Unionit EvropianMenaxherat
 

Ähnlich wie Tregtia nderkombetare dhe avantazhet relative dhe absolute te bujqesise shqiptare punuar nga msc.kliton domi- (20)

Tregtia nderkombetare
Tregtia nderkombetareTregtia nderkombetare
Tregtia nderkombetare
 
Matja e brutoproduktit kombëtar
Matja e brutoproduktit kombëtarMatja e brutoproduktit kombëtar
Matja e brutoproduktit kombëtar
 
Politika e perbashket buqesore ne BE
Politika e perbashket buqesore ne BEPolitika e perbashket buqesore ne BE
Politika e perbashket buqesore ne BE
 
Punim seminarik ''shkrim akademik''
Punim seminarik ''shkrim akademik''Punim seminarik ''shkrim akademik''
Punim seminarik ''shkrim akademik''
 
2[1][1]. biz..
2[1][1]. biz..2[1][1]. biz..
2[1][1]. biz..
 
Mikroekonomi-Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomi-Pytje dhe PergjigjeMikroekonomi-Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomi-Pytje dhe Pergjigje
 
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 .
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 . Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 .
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 .
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
 
Hyrje ne MakroEkonomi dhe Konceptet Kyqe
Hyrje ne MakroEkonomi dhe Konceptet KyqeHyrje ne MakroEkonomi dhe Konceptet Kyqe
Hyrje ne MakroEkonomi dhe Konceptet Kyqe
 
L2
L2L2
L2
 
ekonomi dhe ndermarresi
ekonomi dhe ndermarresiekonomi dhe ndermarresi
ekonomi dhe ndermarresi
 
Asn 2010 copia - copia
Asn 2010   copia - copiaAsn 2010   copia - copia
Asn 2010 copia - copia
 
MJEDISI EKONOMIK BIZNES
     MJEDISI EKONOMIK BIZNES     MJEDISI EKONOMIK BIZNES
MJEDISI EKONOMIK BIZNES
 
CAP ne BE dhe SHBA
CAP ne BE dhe SHBACAP ne BE dhe SHBA
CAP ne BE dhe SHBA
 
Investimet e huaja direkte bb-
Investimet e huaja direkte  bb-Investimet e huaja direkte  bb-
Investimet e huaja direkte bb-
 
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
 
Përgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranuesPërgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranues
 
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjonNdikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
 
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
 
E ardhmja e Unionit Evropian
E ardhmja e Unionit EvropianE ardhmja e Unionit Evropian
E ardhmja e Unionit Evropian
 

Tregtia nderkombetare dhe avantazhet relative dhe absolute te bujqesise shqiptare punuar nga msc.kliton domi-

  • 1. UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES FAKULTETI I EKONOMISE DHE AGROBIZNESIT DEPARTAMENTI I EKONOMISE DHE POLITIKAVE AGRARE TREGTIA NDERKOMBETARE DHE AVANTAZHET E KRAHASUARA E ABSOLUTE NE SHQIPERI Punoi: Kliton DOMI Udheheqesi I Temes: Dr. Engjell SKRELI Tirane, 2010
  • 2. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 2 Permbajtja 0.Hyrje.............................................................................................................................3 1. Teorite mbi Tregtine dhe politikat tregtare......................................................7 1.1. Teorite mbi tregtine ......................................................................... ……………………..7 1.1. 1. Teoria e Smithit e avantazheve absolute...................................................................... 7 1.1.2. Teoria e Rikardos e avantazheve krahasuese............................................................ 11 1.1.3. Modeli Heckscher - Ohlin (Perpjestimi i faktoreve) ..................................................... 15 1.2. Proteksionizmi perballe tregtise se lire dhe argumenta pro dhe kunder tregtise se lire..17 1.2.1. Proteksionizmi perballe tregtise se lire......................................................................... 17 1.2.2. Argumenta pro dhe kunder tregtise se lire................................................................... 19 1.3.Institucioni i Tregtise se Lire - Organizata Boterore e Tregtise (OBT)...........................20 1.3.1. OBT-ja dhe Bujqesia.................................................................................................. 22 1.4.Politika tregtare e BE-se............................................................................................24 2. Politika tregtare e Shqiperise...........................................................................27 2.1. Shqiperia antare e OBT-se ...........................................................................................26 2.2. Mareveshja e tregtise se lire me vendet e rajonit .........................................................29 2.3. Mareveshja e Tregtise se Lire me BE-ne .....................................................................29 3. Avantazhet absolute dhe te krahasuara te Bujqesise Shqipetare.........34 3.1. Evidentim i avantazheve relative dhe absolute te Shqiperise. .....................................33 Konkluzione e Rekomandime........................................................................................39 Anekse..........................................................................................................................41 Literatura………………………………………………………………………………………........43
  • 3. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 3 0. Hyrje Ne kete Teme Diplome do te trajtojme: nevojen e tregtise ndermjet vendeve, cilat jane perfitimet nga tregtia nderkombetare, argumentat pro dhe kunder tregtise nderkombetare, insitucioni i tregtise nderkombetare (OBT-ja) parimet dhe objektivat qe ajo ka, pershkrimi I teorive te tregtise dhe diskutimi mbi politikat tregtare, a ka bujqesia shqiptare avantazhe absolute e te krahasuara? A ka produkte me te cilat ne mund te konkuurojme ne tregjet rajonale e evropiane? Pra ne kete teme do te fokusohemi kryesisht te tregtia dhe mundesite per zhvillimin e tregtise duke u bazuar ne avantazhet absolute apo relative ne vendin tone. Zhvillimi i ekonomise boterore dhe i ekonomise se vendeve te vecanta deshmon per thellimin e ndervaresise ekonomike e financiare midis vendeve. Nje pjese gjithnje e me e madhe e mallrave dhe e sherbimeve te prodhuare ne vende te vecanta kembehen ne tregjet nderkombetare. Konsumatori i nje vendi konsumon gjithnje e me shume mallra te prodhuara ne vendet e tjere. Sot eshte veshtire te percaktosh origjinen kombetare te shume prej mallrave, perderisa komponente te tyre prodhohen ne dhjetra vende te ndryshme. Eshte e veshtire te imagjinohet funksionimi i nje ekonomie ne gjendje te izoluar nga ekonomite e tjera, pra nga tregu nderkombetar i mallrav dhe sherbimeve, tregu i kapitalit dhe ai i fuqise puntore. Dhe kjo jo vetem per ekonomite e vogla, per te cilat kufizimi dhe specializimi i burimeve e bejne te domosdoshme mbeshtetjen ne ekonomine nderkombetare. Edhe ekonomi te zhvilluara, si ajo britanike, gjermane, franceze, italiane etj.., mbeshteten fuqimisht ne tregtine nderkombetare te mallrave dhe sherbimeve. Madje, edhe ekonomi te tilla te medha, si ajo e SHBA, me nje shkalle shume te larte vetemjaftueshmerie, me burime te shumellojshme dhe cilesore natyrore dhe njerzore, permes shume fijeve, tregtare, financiare, teknologjike, etj., jane te lidhura me ekonomi te tjera. Tregtia dhe perfitimi ndermjet saj ka nje kontribut shume te rendesishem per zhvillimin ekonomik te vendeve. Izolimi i vendeve te ndryshme (vendeve kryesisht komuniste) nga tregtia me vendet e tjera ka deshmuar per nje zhvillim te ulet te ekonomise se ketyre vendeve, kjo tregon dhe rendesine qe tregtia ka per zhvillimin ekonomik te vendeve. Tregtia ndermjet vendeve ka perfitime reciproke duke u bazuar ne avantazhet relative apo absolute qe ato kane. Zhvillimi i nje vendi varet kryesisht nga perdorimi i te gjitha burimeve te tij ne menyre eficente, si p.sh shfrytezimin e avantazheve absolute apo relative qe vendi ka per produkte te ndryshme, si rrjedhim dhe perfitimi nga tregtia e ketyre produkteve. Nga sa me lart, behet e nevojshme evidentimi I avantazheve absolute apo relative te vendit tone per te pare potencialet e tij per zhvillim ne fushen e tregtise. Kjo do jete objekt i studimit ne ne kete Teme Diplome.
  • 4. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 4 Problemi i studimit Bujqesia shqiptar karakterizohet nga nje nivel i ulet i konkurrtueshmerise se saj. A ka bujqedsia shqiptare avantazhe absolute e te krahasuara? A ka produkte me te cilat ne mund te konkuurojme ne tregjet rajonale e evropiane? Qellimi kryesor i temes eshte te vleresoje ato produkte per te cilat Shqiperia ka avantazhe absolute e te krahasuara. Objektivat e temes 1. Pershkrimi I teorive te tregtise dhe diskutimi mbi politikat tregtare 2. Diskuitim mbi politikat tregtare ne Shqiperi. 3. Vleresimi i avantazheve absolute dhe te krahasuara per bujqesine shqiptare. Rezultatet e pritura 1. Prioritarizimi i produkteve bujqesore mbi bazen e avantazheve absolute e relative ne tregti. 2. Propozimi i politikave per materializimin e ketyre avantazheve te krahasuara. Metodologjia: Per analizen e avantazheve absolute apo relative u gjykua me e pershtatshme, me e thjeshte dhe me e lehte kjo metode, metoda e raportit te rendimenteve per shkak se metoda tjeter e raportit te kostove te punse per njesi kerkon te dhena per koston e punse per njesi te podukteve te marra ne studim per te dy vendet, per produktet e Shqiperise dhe Bashkimit Evropian, kjo u gjykua e veshtire per disponimin e ketyre te dhenave sepse ne Shqiperi nuk egzistojne te dhenat per koston e punes per njesi te produkteve bujqesore nga institucionet perkatese (INSTAT, MBUMK). Per te bere analizen e avantazheve krahasues dhe absolute te produkteve te Shqiperise dhe Bashkimit Evropian eshte perdorur metoda e raportit te rendimenteve. Per kete jane gjetur rendimentet e Shqiperise dhe Bashkimit Evropian per 16 produktet e studiuara(Molle, Bathe te thate, Rrepa dhe karrota, Lulelaker dhe brokoli, Qershi, Geshtenja, Kastraveca, Fiq, Rrush, Bli dhe limona, Miser, Ullinj, Portokalle, Patate, Domate, Grure). Kjo metode ka te beje me krahasimin e rendimenteve ne nivel raporti, e cila shpreh nje maredhenje relative te rendinenteve te dy vendeve. Diferencat ne rendimente ndermjet Shqiperise dhe Bashkimit Europian i atribuohen diferencave ne produktivitetin e punes, diferencave ne investimet kapitale, diferencave ne teknologjite e perdorur, diferencave ne perpjestimet e faktoreve prodhues, diferencave ne produktivitetin e tokes, diferencave ne kushtet klimaterike, etj.
  • 5. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 5 Metoda raportit te rendimenteve konsiston ne venien ne raport te rendimenteve te produkteve te Shqiperise me rendimentet e produkteve te Bashkimit Evropian. Nga ky raport rendimentesh per secilin produkt te marre ne studim, nxirren konkluzione per sa i perket avantazheve apo disavantazheve absolute apo relative te produkteve Shqiptare ne raport me produktet e Bashkimit Evropian. Metoda e mesiperme preferohet te perdoret ne kushtet e veshtiresise se te dhenave mbi koston e punes per njesi produkti. Eshte per tu theksuar se raporti i rendimenteve nuk eshte nje tregues I mirefillte I avantazheve te krahasuara (pervec teknologjise, ai misheron edhe disponibilitetin e faktoreve te prodhimit. Pra kemi te bejme ketu me nje kombinim te modelit Rikardian me ate te Faktoreve te Prodhimit (Heckcher - Ohlin). Metoda e raportit te rendimenteve per vleresimin e avantazheve te krahasuara ne tregti perdoren gjeresisht nga institucionet prestigjoze ekonomike si Banka Boterore, etj. (referoju studimit te Bankes Boterore) Per analizen e bere, jane perdorur te dhena dytesore te shumta, duke perdorur keto burime te dhenash: 1. Tregtia nderkombetare, Teori dhe Politika (botimi i dyte) AHMET MANCELLARI 2. Politikat e bujqesise dhe ushqimit,aspekte teorike dhe praktike korrik 2006 Dr. Engjell SKRELI. 3. Vjetari Statistikor 2008 i Ministrise se Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit (MBUMK). 4. Siti zyrtar i FAO-s (www.fao.com). Tema eshte strukturuar ne tre pjese kryesore, pervec hyrjes, konkluzioneve e rekomandimeve : 1. Teorite mbi Tregtine dhe politikat tregtare 2. Politika tregtare e Shqiperise, dhe 3. Avantazhet absolute dhe te krahasuara te bujqesise shqiptare. Sejcila prej ketyre pjeseve kryesore ka dhe nenpjeset e vete. Ne fund, jane paraqitur konkluzionet e rekomandimet persa i perket dhe objektit kryesor te kesaj teme, pra konkluzionet e rekomandimet ne lidhje me avantazhet e krahasuara e absolute te bujqesise Shqiptare per produktet e studiuara. Kesaj teme ju eshte bashkngjitur ne fund dhe rubrika anekse e cila permban perkufizimin e disa koncepteve kryesore te perdorura ne kete teme. Gjithasht kjo rubrike permban dhe nje grafik qe paraqet evolucionin e importeve dhe eksporteve te produkteve bujqesore dhe agroushqimore per disa vite me radhe.
  • 6. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 6 1 ASPEKTE TEORIKE TE TREGTISE NDERKOMBETARE
  • 7. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 7 1. Teorite mbi Tregtine dhe politikat tregtare 1.1. Teorite mbi tregtine 1.1. 1. Teoria e Smithit e avantazheve absolute. Ekonomisti anglez Adam Smith me vepren e tij kryesore Pasuria e kombeve, e botuar me 1776, shenoje dhe lindjen e ekonomiksit si shkence e organizuar. Smithi u perqendrua ne supozimin e merkantilisteve se tregtia ishte nje loje me rezultat neto zero. Ai provoi se nga tregtia mund te perfitonin te gjitha palet. Sipas Smithit, tregtia permireson alokimin e burimeve, duke sjelle si rezultat qe cdo mall te prodhohet ne vendin qe ka produktivitet me te larte ne prodhimin e atij malli. Rezultati do te jete nje sasi me e madhe produkti e prodhuar ne bote, pra dhe nje sasi me e madhe per tu shperndare. Mbi kete baze, behet i mundur edhe perfitim reciprok nga tregtia e paleve te perfshira ne te. Le ta shohim me nga afer teorine e Smithit. Idetn e tij mbi perfitimin reciprok nga tregtia Smithi e mbeshteste, para se gjithash ne nje argument te thjeshte intuitiv. Sipas tij, vendet e ndryshme hyjne ne maredhenje tregtare me njeri-tjetrin sipas vullnetit te tyre te lire, te padetyruar nga askush. Eshte e qarte, arsyetonte Smithi, se sikur keto vende te mos perfitonin nga tregtia ato nuk do hynin ne maredhenje shkembimi me njeri-tjetrin. Pra, nga fakti i pakumdershtueshem se keto vende zhvillojne tregtime njera-tjetren, rrjedh se ato perfitojne reciprokisht prej saj. Por Smithi nuk u mjaftua me kaq. Pikepamjen mbi perfitimin reciprok nga tregtia ai e mbeshteti edhe ne nje argument te forte teorik. Sipas Smithit tregtia midis dy vendeve bazohet ne avantazhet absolute te tyre. Sipas tij, ne qofte se nje vend mund te na ofroje nje mall me te lire se sa kushton po ta prodhojme ate vete, eshte me mire ta blejme ate me produkte te industrise sone, per te cilat kemi ndonje avantazh. Nje vend ka avantazh absolut ne prodhimin e nje produkti, ne qofte se ai eshte me eficent ne prodhimin e atij produkti se vendi tjeter. (duke supozuar nje skeme te thjeshte me dy vende), pra, ne qofte se kostoja e ketij produkti ne kete vend eshte me e ulet se kostoja e tij ne vendin tjeter. Duke shfrytezuar avantazhet absolute te tyre, vendet specializohen ne prodhimin e atyre produkteve, per te cilat i gezojne keto avantazhe. Pra, ne qofte se nje vend eshte me produktiv (ka avantazh absolut) ne prodhimin e nje produkti, krahasuar me nje vend tjeter, por eshte me pak produktiv (ka dizavantazh absolut) ne prodhimin e nje produkti tjeter, te dy vendet mund te perfitojne duke prodhuar ate produkt per te cilin kane avantazh absolut dhe duke kembyer me njara-tjetren produktete e prodhuara prej tyre. Si rrjedhim, burimet prodhuese te dy vendeve shfrytezohen ne menyre me eficente dhe rritet vellimi i pergjithshem i prodhimit per te dy vendet e marra se bashku. Pikerisht rritja e vellimit te pergjithshem per dy mallrat perben perfitimin nga specializimi ne prodhim, perfitim qe ndahet midis dy vendeve permes tregtise. Realiteti na jep shembuj te shumte qe ilustrojne pikepamjen e Smithit mbi avantazhet absolute.
  • 8. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 8 Ne kete menyre, Adam Smithi argumentonte se te gjithe vendet mund te perfitojne nga tregtia e lire. Ai dhe pasuesit e tij e nxorren teorine ekonomike nga guacka nacionaliste e merkantilisteve dhe zevendesuan parullat merkantiliste te proteksionizmit dhe kontrollit te rrepte qeveritar me parimin e tregtise se lire dhe me parullen klasike te laissez faire, qe nenkupton sa me pak te jete e mundur nderhyrje qeveritare ne sistemin ekonomik. Per ta bere edhe me te qarte idene e Smithit mbi perfitimin reciprok nga tregtia e lire po i referohemi nje shembulli numerik. Shembulli eshte ndertuar duke u mbeshtetur ne nje varg supozimesh, te nenkuptuara ne vete teorine e Smithit, nder te cilat jane: a) Supozohet konkurrence e plote ne te gjitha tregjet. b) Injorohet ana e kerkeses, pra ndikimi i saj ne cmimin e ekulibrit. c) Supozohet kosto marxhinale konstante. d) Merret ne konsiderate vetem nje faktor prodhimi, faktori pune. Keto supozime perbejne kufizime, disa here te rendesishme, te teorise se Smithit. Megjithate ato nuk e prekin thelbin e ceshtjes. Per thjeshtesi do supozojme nje skeme kembimi: 2x2x1 : dy vende, dy produkte, nje faktor prodhimi. Vendet A dhe B prodhojne dy produkte, grure dhe stofra (qe destinohen per te plotesuar nevojat per ushqime dhe veshje), duke perdorur nje faktor prodhimi, punen. Supozojme se vendi A ka avantazh absolut ne prodhimin e grurit, ndersa vendi B ka avantazh absolut ne prodhimin e stofrave. Ne tabelen 1 paraqitet kostoja e prodhimit te dy mallrave, grurit dhe stofrave, me te dy vendet, e shprehur ne ore pune per njesi produkti. Tabele nr. 1: Kostoja e produktit Ne vendin A Ne vendin B 1 bu grure 2 ore 2,5 ore 1 yd stofra 4 ore 1 ore 1 bu (Busheli) eshte njesi matese e vellimit: 1 bu=36,4 litra 1 yd (yard) eshte njesi matese e gjatesise: 1 yd=0,9144 metra Qe te mund te sqarojme efektet e tregtise midis ketyre vendeve, fillimisht duhet te abstragojme prej saj. Pra, do te shqyrtojme fillimisht situaten ku vendet nuk bejne tregti me njera-tjetren. Sipas supozimeve mbi te cilen mbeshtetet analiza, njerezit do te kembejne brenda vendit vetem vlera te barabarta pune (teoria e vleres nga puna) dhe perpjestimi sasior me te cilin nje mall kembehat me nje tjeter do te varet nga cmimi relativ i ketij malli, qe ne rastin tone, duke qendruar brenda teorise se vleres nga puna, s'eshte gje tjeter vecse kostoja relative e punes se harxhuar per prodhimin e ketij malli. Ne tabelen 2 jane paraqitur cmimet relative te mallrave ne tregjet kombetare
  • 9. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 9 Tabele nr. 2: Cmimet relative ne tregjet kombetare. Ne vendin A Ne vendin B Cmimi i grurit 0,5 yd/bu 2,5 yd/bu Cmimi i stofrave 2,0 bu/yd 0,4 bu/yd Nuk eshte e veshtire te kuptohet se si jane llogaritur cmimet relative te mallrave ne tregjet e brendshme. Psh. Per te gjetur cmimin relativ te grurit ne vendin A (d.m.th cmimin e grurit te shprehur ne njesi te stofrave) mjafton te pjestojme koston ne ore pune te nje njesie grure me koston ne ore pune te nje njesie stofra: 2ore/bu : 4 ore/yd =0,5 yd/bu. Nga llogaritja e cmimeve relative te mallrave, terheqim vemendje per nje supozim tjeter te nenkuptuar te teorise se Smithit, abstragimi nga paraja. Lenja menjane e parase eshte e dobishme per ta thjeshtuar skemen dhe per shqyrtimin e efekteve te tregtise ne terma reale. Kalojme tani ne hapin e dyte te analizes, duke e lejuar vendin A te beje tregti me vendin B. Nga tabelat e mesiperme duket qarte avantazhi absolut i vendit A ne prodhimin e grurit dhe vendit B ne prodhimin e stofrave. Veme re se kostoja e grurit, per rrjedhoje edhe cmimi i tij relativ, jane me te uleta ne vendin A, krahasuar me vendin B. Kostoja dhe cmimi relativ i stofrave jane me te uleta ne vendin B, krahasuar me vendin A. Pikerisht diferanca ne cmimet relative perben bazen e mundesise se kembimit midis dy vendeve. Le te shohim se c'ndodh me perfitimet nga tregtia ne rastin kur secili nga mallrat kembehet sipas nje cmimi nderkombetar, i cili perseri do te shprehet ne terma relative. Cfare cmimi nderkombetar duhet te supozojme per secilin nga mallrat? Natyrisht, eshte e pamundur te flasim per shifra konkrete. Nje nga supozimet e shembullit te marre eshte abstragimi nga ana e kerkeses, ndersa percaktimi i cmimit te ekulibrit ne tregun nderkombetar te secilit mall do te kerkonte ballafaqimin e te dy aneve, ofertes dhe kerkeses. Sidoqofte, ne jemi ne gjendje te percaktojme kufijte brenda te cilave do te levizin cmimet relative nderkombetare. Cmimi relativ nderkombetar, p.sh i grurit , do te qendroje diku ne segmentin e percaktuar nga cmimet relative kombetare te tij. E njejte gje edhe per cmimin nderkombetar te stofrave. Pra, do te kemi: 0,5 yd/bu  cmimi nderkombetar i grurit  2,5 yd/bu 0,4 bu/yd  cmimi nderkombetar i stofrave  2 bu/yd. Per thjeshtesi analize, po supozojme se kushtet e kerkeses dhe te ofertes percaktojne nje cmim nderkombetar 1 bu grure =1 yd stofra, i cili qendron brenda kufijeve te dhena me siper per te dyja mallrat. A do te ishte i mundur ne kete rast perfitimi reciprok nga tregtia?. Le tu referohemi shifrave. Ne vendin, A ne tregun e brendshem, me 1 bu grure merren ne kembim vetem 0,5 yd stofra. Duke shitur 1 bu grure ne tregun nderkombetar, merret ne kembim 1yd stofra.
  • 10. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 10 Perfitimi eshte 0,5 yd stofra per cdo bu grure. Ne vendin B, 1 yd stofra kembehet ne tregun e brendshem vetem me 0,4 bu grure. Duke shitur 1 yd stofra ne tregun nderkombetar, merret ne kembim 1bu grure . Perfitimi eshte 0,6 bu grure per cdo yd stofra. Pra, te dy vendet perfitojne nga tregtia. Duke pergjithesuar, mund te themi se kjo eshte e vertete per cdo cmim nderkombetar qe ndodhet ne intervalet e percaktuare nga kufijte e cmimeve relative kombetare. Madhesia konkrete e cmimeve ndekombetare percakton menyren e ndarjes se perfitimeve nga tregtia midis vendeve te angazhuara ne te. Sa me e madhe te jete diferenca midis cmimit kombetar te nje produkti dhe cmimit nderkombetar te tij, aq me i madh eshte perfitimi nga tregtia e ketij produkti per ate vend, dhe e kunderta. Mundesi e perfitimit nga eksportimi i produkteve per te cilat vendet gezojne avantazhe absolute, i nxit ato te shtojne prodhimin e ketyre produkteve, pra te specializohen ne prodhimin e tyre. Ne shembullin tone, vendi A do te specializohet ne prodhimin e grurit, ndersa vendi B ne prodhimin e stofrave. Sa me i thelle te jete specializimi, ne kushte te tjera te pandryshuara, aq me i madh eshte perfitimi nga tregtia. Specializimi, pra perqendrimi i burimeve ne prodhimin e produkteve per te cilat vendi ka avantazhe absolute, perben ne vetvete nje perfitim te brendshem, organik, dinamik, qe kushtezohet pikerisht nga hapja ndaj tregtise. Megjithate pasi njihesh me pikepamjen e Smithit, te lind natyrshem pyetja: C'ndodh ne qofte se nje vend nuk ka asnje avantazh absolut, ne asnje prej mallrave qe ai prodhon, krahasuara me vendet e tjera? A do te ishte ai i destinuar te humbiste nga tregtia, pra i detyruar te mbyllej ne guacken e vet? Smithi nuk i dha pergjigje kesaj pyetjeje. Teoria e pare qe i dha pergjigje te kenaqshme kesaj pyetje ishte teoria e Rikardos e avantazheve krahasuese (relative).
  • 11. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 11 1.1.2. Teoria e Rikardos e avantazheve krahasuese Kufizimet e teorise se Rikardos dhe zhvillimi i metejshem. Ligji i avantazheve krahasuese vazhdon ta ruaj pushtetin e tij ne Ekonomiksin nderkombtar, por, megjithate teoria e Rikardos e avantazheve krahasuese vuan nga nje sere kufizimesh. Se pari, teoria e Rikardos e avantazheve krahasuese bazohet ne teorin e vleres nga puna. Se dyti, analiza e Rikardos e perfitimeve nga tregtia mbeshtetet vetem ne shqyrtimin e ndryshimeve marxhinale dhe jo ne nje tablo te plote, agregate te aktivitetit ekonomik. Se treti, Rikardo, ashtu sikur Smithi, supozon kosto marxhinale konstante, gje qe bie ne kundershtim me ligjin e njohur te ardhurave zbritse. Sipas teorise se vleres nga puna, vlera, pra dhe cmimi i nje produkti, percaktohen teresisht nga puna e harxhuar per prodhimin e tij. Kjo nenkupton, se pari, qe, ose puna eshte i vetmi faktor i prodhimit, ose ajo perdoret ne te njejtat perpjestime fikse ne prodhimin e mallrave dhe, se dyti, qe puna eshte nje faktor homogjen. Por secili prej supozimeve te mesiperme bie ne kundershtim me realitetin. Eshte e qarte per kedo qe puna nuk eshte i vetmi faktor i prodhimit. Eshte e qarte gjithashtu qe ajo nuk perdoret ne te njejtat perpjestime fikse per prodhimin e te gjitha produkteve. Nga ana tjeter, puna nuk eshte aspak nje faktor homogjen. Njesi te ndryshme te punes (puntoret) dallojne nga njera-tjetra nga pikpamja e kualifikimit, produktivitetit, shperblimit(pra dhe motivimit). Si perfundim, mund te themi se teoria e vleres nga puna nuk qendron. Por kjo nuk do te thote se bashke me teorin e vleres nga puna shembet edhe baza e teoris se Rikardos e avantazheve krahasues. Supozimi i vleres nga puna nuk eshte aspask i domosdoshem per analizen e avantazheve krahasuese. Mandej, edhe te Rikardoja, per te gjykuar mbi avantazhet krahasuese duhet te krahasojme cmimet relative, pra cmimin e nje malli shprehur ne sasi natyrore te nje malli tjeter. Nje vend gezon avantazhe krahasuese ne ate produkt qe ka cmim me te ulet relativ. Po cmimi relativ i nje produkti nuk eshte tjeter, vecse kostoja oportune e atij produkti. Sipas teoris se kostos oportune, kostoja oportune e nje malli tregon se nga c'sasi e nje malli te dyte duhet te heqim dore, ne menyre qe te clirohen burime te mjaftueshme per te prodhuar nje sasi shtese nga malli i pare. Edhe cmimi relativ i nje produkti tregon se c'sasi nga nje produkt i dyte duhet te ''paguash'' per te ''blere'' nje sasi shtese nga produkti i pare. Perdorimi i kostos oportune na cliron nga nevoja e supozimit te vleres se krijuar nga puna. Vendi me kosto me te ulet oportune ne prodhimin e nje produkti, ka avantazhet krahasuese ne ate produkt dhe, per rrjedhoje dizavantazhet e nje produkti tjeter. Mbeshtetja ne konceptin e kostos oportune, operimi me tregues agregate te prodhimit si dhe perdorimi i konceptit te kurbave komunitare te indiferences, na lejon qe mbi bazen e teorise se Rikardos te avantazheve krahasuese te ndertojme nje model te plote per analizen e tregtise, i cili njihet perseri me emrin e Rikardos.
  • 12. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 12 Modeli i Rikardos Modeli i Rikardos mbeshtetet ne supozimet e meposhteme: 1. Konkurrence e plote ne te gjitha tregjet. 2. Kosto marxhinale konstante prodhimit. 3. Nje faktor i vetem prodhimi, puna. 4. Mosndikimi i kerkeses ne formimin e cmimit. 5. Tregti e lire, domethene mungese e pagesave tregtare. 6. Levizshmeri plotesisht e lire e punes brenda cdo vendi, por palevizshmeri e saj midis vendeve. 7. Mungese e ndryshimeve teknologjike. 8. Mungese e kostove te transportit. Modeli mbeshtetet ne skemen 2x2x1, qe do te thote dy vende( vendi i dhene A dhe vendi i huaj B), 2 mallra (ushqime (F) dhe stofra (C) ) dhe nje faktor prodhimi (pune, L). Ne qofte se jane dhena sasia e punes ne dispozicion ne secilin vend dhe kostot relative te mallrave, behet i mundur ndertimi i kufirit te mundesive te prodhimit (KMP) per secilin vend dhe paraqitja grafike e modelit. KMP ne modelin e Rikardos paraqitet si nje vije e drejte, perderisa nje nga supozimet baze ne kete model eshte supozimi i kostove marxhinale konstante. Nje KMP vijedrejte nenkupton qe burimet jane homogjene dhe zevendesues te plote te njeri-tjetrit ne nje perpjestim fiks (perderisa produktet paraqiten si zevendesues te plote ne prodhim, ne nje perpjestim fiks). Pjerresia e KMP do te perfaqesoje pikerisht kete koeficent fiks zevendesueshmerie, qe do te thote nje cmim relativ konstant, pra edhe kosto oportune konstante. Supozimi i kostove oportune konstante nenkupton qe: 1. Faktoret e prodhimit jane zevendesues te plote te njeri-tjetrit. 2. Te gjitha njesite e te njejtit faktor jane homogjene, pra ekzaktesisht te se njejtes cilesi. Megjithese jane supozuar konstante brenda te njejtit vend, kostot oportune ndryshojne nga njeri vend ne tjetrin. Pikerisht te ky ndryshim qendron edhe mundesia e tregtise me perfitim reciprok per te dy palet. Le te shenojme me aLC sasine e punes te perdorur per te prodhuar 1 njesi stofra dhe me aLF sasine e punes te perdorur per te prodhuar 1 njesi ushqime. Ne qofte se sasia e stofrave te prodhuara do te ishte xC dhe sasia e ushqimeve xF , sasia e punes se perdorur ne vendin A do te ishte: aLCxC + aLFxF = LA Barazimi i mesiperm nenkupton gjithashtu se, ne qofte se eshte e dhene sasia e punes ne dispozicion ne vendin A e barabarte me LA dhe, ne qofte se koeficentet e perdorimit te punes jane perkatesisht aLC dhe aLF sasia e stofrave te prodhuara do te jete xC dhe sasia e ushqimeve te prodhuara do te jete xF. Pra, ne modeline Rikardos eshte supozuar punezenie e plote.
  • 13. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 13 Ne keto kushte, KMP per vendin A do te paraqitej si ne figuren 1. Ne boshtin horizontal jane vendosur stofrat, matur ne mlose ne jard(yd) per vit, ndersa ne boshtin vertikal ushqimet, matur ne ton ne vit. Pikeprerjet e KMP me boshtet jane perkatesisht L/aLC dhe L/aLF . Pjerresia e KMP, pra norma marxhinale e transferimit (MRT), qe, sikurse e dime tashme, mat njekohesisht cmimin relativ te stofrave apo koston oportune te prodhimit te nje njesie me shume stofra, qe ne vlere absolute do te jete (L/aLC : L/aLF)=aLC/aLF. Cmimi relativ i ushqimeve do te jete i barabarte me te anasjellten e cmimit relativ te stofrave, pra aLF/aLC. Duke supozuar nje bashkesi te dhene kurbash komunitare indiference, pika A do te sherbente si pike ekuilibri ne kushtet e ekonomise se mbyllur dhe niveli i te ardhurave reale te komunutetit(vendit) ne keto kushte do te ishte Yo. Per piken A jane te verteta barazimet MRT = PC/PF = MRS. Figura 1 : Ekulibri ne nje ekonomi te mbyllur. Per ti dhene modelit nje pamje edhe me te plote grafike, ne figuren 2 eshte shprehur cmimi relativ i ushqimeve si funksion i kerkeses relative (DF/DC) dhe ofertes relative (SF/SC) per ushqime. Ne boshtin vertikal eshte vendosur pikerisht cmimi relativ i ushqimeve(PF/PC), ndersa ne boshtin horizontal sasia relative e ushqimit (sasi ushqimi per njesi stofrash). Fakti qe KMP eshte vije e drejte, ne figuren 2 pasqyrohet ne faktin qe kurba e ofertes relative eshte horizontale, e fiksuar ne vleren aLF/aLC. Kerkesa nuk ka asnje rol ne percaktimin e cmimit te ekulibrit para tregtise, nje dukuri karakteristike kjo per modelin e Rikardos. Cmimi i ekuilibrit eshte percaktuar teresisht nga oferta, pra nga teknologjia, perderisa aLC dhe aLF pershkruajne teknologjine e perdorur.
  • 14. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 14 Figura 2: Kerkesa relative dhe oferta relative ne modelin e Rikardos Jane ndryshimet teknologjike midis vendeve qe percaktojne drejtimin e tregtise. Vendi i huaj, per shembull, paraqitet si eksportues i ushqimeve, ne qofte se kurba e ofertes relative te tij eshte me e ulet se ajo e vendit te dhene, pra ne qofte se a*LF/a*LC < aLF/aLC. Mosbarazimi i mesiperm nenkupton se vendi i huaj(vendi B) ka avantazh krahasues ne ushqime, perderisa cmimi relativ i ushqimeve ne kete vend eshte me i ulet se cmimi relativ i ushqimeve ne vendin tjeter. Mbi kete baze vendi i huaj eksporton ushqime dhe importon stofra. Vendi i dhene(vendi A) eksporton stofra dhe importon ushqime. Ne figurat 3.a) dhe 3.b) paraqiten ekuilibrat para dhe pas tregtise ne secilin prej vendeve, ku vendi i dhene specializohet ne prodhimin e stofrave, ndersa vendi tjeter, vendi i huaj, ne prodhimin e ushqimeve. Cmimi nderkombetar paraqitet me vija te nderprera, qe kane te njejten pjerresi ne secilen figure.
  • 15. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 15 Figura 3. Ekuilibrat para dhe pas tregtise. a) vendi i dhene(A) b) vendi i huaj(B) Ekuilibrat paratregtare arrihen perkatesisht ne pikat A dhe A*. KMP ne vendin e dhene eshte me e shtrire, duke reflektuar nje cmim me te ulet relativ te stofrave. Nderkaq, KMP ne vendin e huaj eshte me e pjerret, duke reflektuar nje cmim me te larte relativ te stofrave, qe do te thote nje cmim me te ulet relativ te ushqimeve. Mbi kete baze behet e mundur tregtia midis ketyre dy vendeve. Vendi i dhene eksporton ne vendin e huaj stofra, duke importuar nga vendi i huaj ushqime. Cmimi me i ulet relativ i stofrave e nxit vendin e dhene te specializohet ne prodhimin e stofrave, sikurse cmimi me i ulet relativ i ushqimeve e nxit vendin e huaj te specializohet ne prodhimin e ushqimeve. Pas tregtise, vendet prodhojne perkatesisht ne pikat E dhe E* dhe konsumojne ne pikat B dhe B*. Fakti qe vendet prodhojne perkatesisht ne pikat E dhe E* nenkupton specializim te plote te tyre ne produktin ne te cilin kane avantazh krahasues. Specializimi i plote buron nga supozimi i kostove oportune konstante, megjithese ky supozim nuk nenkupton patjetes qe secili vend duhet te kryej specializim te plote. Gjithashtu, duhet te mbajme parasysh se cmimi nderkombetar ndodhet midis cmimeve kombetare, por jo doemos ne mes. Gjithecka varet nga permasat relative te vendeve.
  • 16. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 16 1.1.3. Modeli Heckscher - Ohlin (Perpjestimi i faktoreve) Modeli Heckscher - Ohlin (qe shkurt shenohet modeli O - H ) eshte nje model tjeter i analizes se tregtise, qe bazohet ne teorine neoklasike te perpjestimit te faktoreve. Modeli Heckscher - Ohlin (H-O) mbeshtetet ne nje varg supozimesh: 1. Supozohet skema 2x2x2, pra 2 vende (vendi i dhene dhe vendi i huaj); 2 mallra (stofra qe shenohen S dhe ushqime qe shenohen me C); 2 faktore prodhimi (pune (L) dhe kapital (K) ). 2. Supozohet se funksionet e prodhimit per mallrat C dhe F karakterizohen nga te ardhura konstante te shkalles. Keto funksione prodhimi, qe jane te njejte per te dy vendet, ndryshojne nga perdorimi relativ i punes dhe i kapitalit. Per prodhimin e stofrave do te supozohet se perdoret intensivisht pune, ndersa per prodhimin e ushqimeve kapital. 3. Supozohet se sasia e pergjithshme e kapitalit dhe e punes eshte fikse ne secilin nga vendet. Faktoret e prodhimit supozohen homogjene dhe me mundesi te pakufizuara per levizje midis degeve brenda secilit vend. Por kapitali dhe puna supozohet te jene krejtesisht te palevizshem midis vendeve. 4. Supozohet se nuk ekziston asnje lloj kufizimi apo deformimi ne treg, si konkurrenca jo e plote, sindikatat e punetoreve, taksat apo subvencionet,etj, te cilat do te influenconin vendimet per prodhim apo per konsum. Abstragohet edhe nga kostot e transportit. 5. Preferencat ne te dy vendet supozohen identike dhe homogjene. 6. Supozohet se vendet ndryshojne nga pikepamja e zoterimit relativ te faktoreve (vendi A zoteron me "bollek" pune, ndersa vendi B kapital). Ky eshte supozimi me karakteristik ne modelin O-H. Modeli O-H zgjeron bazen e faktoreve shpjegues te ndryshimit te cmimeve relative pra dhe te mundesive per tregti me perfitim reciprok, krahasuar me modelin e Rikardos. Duke qendruar perseri ne anen e ofertes, vemendja perqendrohet ne nje faktor te rendesishem qe kushtezon ndryshimin e cmimeve relative midis vendeve, perpjestimet e faktoreve, pra perpjestimet ne te cilat ato disponohen ne vende te ndryshme dhe perpjestimet ne te cilat ato perdoren per prodhimin e mallrave te ndryshme. Edhe kur per prodhimin e produkteve perdorin teknologji ekzaktesisht te njejte dhe nuk kane asnje ndryshim nga pikepamja e kerkeses per ato produkte, vendet mund te bejne tregti me perfitim reciprok, duke shfrytezuar avantazhet e tyre krahasuese te kushtezuara nga cmimet e ndryshme relative te produkteve per shkak te perpjestimeve te ndryshme te faktoreve.
  • 17. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 17 Modeli H-O argumenton se ne baze te avantazheve krahasuese qendrojne ndryshimet ne perpjestimet e faktoreve, konkretisht ndryshimet ne zoterimin relativ te faktoreve dhe ne intensitetin relativ te perdorimit te tyre. Teorema e modelit Heckscher-Ohlin pohon se : Mallrat qe per prodhimin e tyre kerkojne sasi te medha nga faktoret qe disponohen me shumice dhe sasi te vogla nga faktoret qe disponohen me pakice, eksportohen ne shkembim te mallrave, kerkesa e te cileve per faktore eshte ne perpjestime te kunderta. Pra, indirekt, faktoret qe disponohen me shumice eksportohen, ndersa faktoret qe disponohen me pakice importohen. Modeli H-O permban edhe teoremen e barazimit te cmimeve te faktoreve (H-O-S) qe eshte ne fakt nje rrjedhim i teoremes se mesiperme. Sipas teoremes H-O-S pra, teoremes se barazimit te cmimeve te faktoreve, tregtia nderkombetare shkakton barazimin e te ardhurave relative dhe absolute te faktoreve homogjene, ne vendet pjesmarrese ne te.
  • 18. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 18 1.2. Proteksionizmi perballe tregtise se lire dhe argumenta pro dhe kunder tregtise se lire. 1.2.1. Proteksionizmi perballe tregtise se lire. Politikat qeveritare tregtare varjojn ndermjet dy ekstremeve_nga mbrojtja prej tregtise per industrin vendase(politika proteksioniste) deri tek tregtia e lire(politika e tregtise se lire). Mbeshetja per tregtine e lire qendron ne besimin se tregtia e pakufizuar ndermjet gjithe vendeve do te rezultoje ne nje perdorim sa me eficent te burimeve boterore dhe me nje standard jetese me te lart per te gjithe. Gjithsesi, shume vende vendosin te heqin dore nga keto te ardhura ne favor te politikave tregtare mbrojtse. Gjate gjithe historise ka pasur zhvendosje te shpeshta ndermjet ketyre dy politikave. Proteksionizmi I referohet politikave te tregut dhe mjeteve qe pengojne tregtin e lire ndermjet vendeve. Midis mjeteve mbrojtse jane tarifat ( taksat per importet) kuotat, licensat, frenimet dhe importet dhe subvencione qeveritare per industrit qe nuk mund te konkurojne ndryshe ne tregjet boterore. Politikat proteksioniste ne cdo rast paraqiten si politika qe synojne mbrojtjen e mireqenies ekonomike kombetare. Ne bujqesi, mbrojtjet tregtare jane shpesh rezultat I politikave te brendshme te vendeve, per shembull, duke I ndihmuar fermeret ne suportet e cmimeve dhe subvencionimet. Keto progame qellimore kane dy efekte : 1) ata u japin strehe fermerve vendas nga konkurenca e forte boterore, ne kete menyre vonojne rregullimet e burimeve vendase; dhe 2) ata e bejne tregun vendas me terheqes per importet Ka edhe pengesa te tjera ne tregti qe shtrmbrojne cmimet dhe pengojne/veshtirsojne ne lidhje me tregtine nderkombtare. Embargo eshte nje ndalim ne eksportet e produkteve te tjera ne vendet e tjera, zakonisht si mase ndeshkuese. Statusi i vendit me te favorizuar i referohet preferencave diskriminuese ne tregti i dhene per nje vend ndaj nje tjeteri. Dumpingu i referohet praktikave te nje vendi per te shitur tepricat e produkteve ne tregjet e huaja me cmime nen kosto. Marreveshjet tregtare dypalshe jane rregullime speciale te tregtise te bera ndermjet dy vendeve, te cilat nuk jane te perdorshem per vendet e tjera. Keto mjete paraqesin bazat ekonomiko-politike te politikes tregtare. Qe prej Luftes se Dyte Botrore, pergjithsisht vendet kane njohur nje politik te lire tregtare ne bujqsi. Gjithsesi, pengesat ne tregtine bujqsore ekzistojne akoma. Ne shume raste ka pasur zevendesime te barrierave tarifore me barriera jotarifore tregtare(kuotat,licensa, kufizime vullnetare). Vitet e fundit jane bere shume perpjekje neper bote per te bashkuar grupet e vendeve se bashku brenda zones se tregtise se lire, bashkimit doganor, apo tregjeve te perbashkte. Komuniteti Ekonomik Evropiane eshte nje shembull.
  • 19. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 19 Zonat e Tregtise se Lire ne Ameriken (NAFTA) eshte nje shembull tjeter. Ndonse grupe te tilla lejojne tregtine e lire ndermjet antareve, nuk ka asnje siguri qe i njejti qendrim do te mbahet me te tjeret_jasht grupit. Keto tregje te perbashkta shpesh mbrojne dhe subvencionojne bujqsine e tyre per te kerkuar nje vetemjaftueshmeri nga bujqsia dhe, gjithashtu ,shume vende subvencinojne eksporte. Sidoqofte kjo praktike e zbatuar gjate ne kohe, tani eshte vene perballe betejes ne prirjen e pergjithshme drejt hapjes se tregjeve ne politikat e shume vendeve. Organizata Botrore e Tregtise (OBT) u themelua per te ndihmuar vendet antare ne bisedime per pengesat e tregtise nderkombtare per produktet bujqesore dhe produkte te tjera ne vitin 1995, OBT zevendesoi GATT-in (Marreveshja e Pergjithshme per Tarifa dhe Tregtine ). OBT ka organizuar shum Raunde. Keto bisedime tregtare kane qene disi te suksesshme ne uljen e pengesave te tregtise boterore per produkte industriale, por progresi ne uljen e pengesave tregtare ka qene me i ngadalet per produktet bujqesore. Ne ditet e sotme avancimet kane qene te medha ne kete fushe - se paku jane shtuar marrveshjet bilaterale per tregti te lire midis vsndeve. Zhvendosja nga nje politike proteksioniste ne nje politik te tregtise se lire eshte karakterizuar e ngadalet, por vitet e fundit ka nje ecje disi te kenaqshme. Bisedimet tregtare perfshijne vende te shumta, secili me interes kombtare te ndryshem. Edhe pse mund te tregohet qe nje vend vendose bota do te perfitoje nga tregtia e lire, disa individe, industri dhe vende do te kene nje disavantazh nga levizja permes tregtise se lire. Eshte e veshtire per qeverite te bashkrendojne keto konflikte mikro dhe makro ne politikat tregtare. Per me teper, gjithmone eshte me e lehte te pranosh mbrojtje sesa te terhiqesh prej saj. Problemi ketu eshte te ndashe ne menyre te drejte fitimin nga tregtia ndermjet te gjitha paleve asnjehere nuk eshte nje detyre e lehte. Ne shtim, perfitimet nga mbrojtja e individeve dhe industrive jane shume domethenese ne fuqine vleren e paras se vendit, ndersa kostot e mbrojtjes konsumatore dhe te standardit boteror te jeteses jane te shperndare dhe jo te qarta per shumicen e njerezve. Si perfundim, arrijme ne konkluzionin se politika me e mire per boten ne teresi eshte politika e trgtise se lire. Nje politike e tille nenkupton specializimin e secilit vend ne prodhimin e mallit apo mallrave per te cilat ai ka avantazh krahasues. Mandej, permes kembimit me njeri-tjetrin, vendet rritin mireqenien ekonomike: ato arrijne te konsumojne me shume mallra dhe sherbime nga sa do te konsumonin ne mungese te tregtise. Permes tregtise se lire, rritet mireqenia ekonomike e vendeve te vecanta dhe e botes ne teresi. Ne kete kuptim, cdo politike qe do te kufizonte tregtine e lire, do te shoqerohej me uljen e mireqenies ekonomike per boten ne teresi. Politikat proteksioniste pergjithesisht shoqerohen me uljen e mireqenies ekonomike te botes ne teresi, krahasuar me situaten e tregtise se lire. Mandej, vetem ne pak raste ato mund te kene justifikim nga pikepamja e mireqenies ekonomike te nje vendi te vecante, gjithsesi duke u shoqeruar, si rregull, me uljen e mireqenies potenciale ekonomike te vendeve partnere.
  • 20. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 20 1.2.2. Argumenta pro dhe kunder tregtise se lire. Argumentet ne favor te tregtise se lire: 1) Prodhuesit dhe konsumatoret I alokojne burimet ne menyren me eficente kur qeveria nuk shtremberon tregjet nepermjet politikes tregtare: – Mireqenia ekonomike e nje vendi te vogel eshte me e larte ne kushtet e tregtise lire. – Kur tregtia kufizohet, konsumatoret paguajne cmime me te larta. – Kur tregtia kufizohet, cmimet e shtremberuara shkaktojne mbiprodhim ose nga firmat ekzistuese ose nga firmat e reja qe hyjne ne sektor. 2) Lejon specializimine vendeve mbi bazen e avantazheve krahasuese. 3) Konsum dhe prodhim me i madh per te gjithe. 4) Sidoqofte, per shkak se tarifat jane tashme te uleta per shumicen e vendeve, perfitimi ne kalimin e tregtine e lire eshte I vogel per shumicen e vendeve. 5) Perfitimi nga ekonomia e shkalles. 6) Zhvillimi e konkurrences dhe krijimi I motiveve per inovacion. 7) Argumenti politik ne favor te tregtise se lire: – Sipas ketij argumenti, tregtia e lire eshte politika me e mire, megjithse ne parim(teori) mund te kete politika me te mira. – Cdo politike qe devijon nga tregtia e lire do te manipulohet shpejt nga interesa te vecanta duke u shoqeruar me nje ulje te mireqenies kombetare. 8) Redukton korrupsionin ( ne pikat kufitare, dogana). Argumentet kunder tregtise se lire : 1. Per nje vend te madh, nje tarife ose kuote (mbrojtja me ane te tarifave), ul cmimin e importeve ne tregjet boterore dhe ne kete menyre permireson kushtet e tregtise. Ky perfitim mund te tejkaloje kostot e lidhura me shtremberimin e prodhimit dhe konsumit. Ne fakt nje tarife deri ne nje mase te caktuar do te shoqerohet me rritjen e mireqenies kombetare te nje vendi te madh. Por pertej nje niveli te caktuar, mireqenia kombetare do te filloje te bjere sepse kostoja nga eficenca me e vogel do te tejkaloje perfitimet nga permiresimi i kushteve te tregtise. 2. Nje tarife ose kuote qe kufizon tregtine e lire, ben te mundur te rrise investimet vendase. 3. Ky argument kunder tregtise se lire ka te beje me ate që prania e mangesive te brendeshme te tregjeve mund te rezultoje ne nje situate ku tregtia e lire mund te jete nje politike jo-optimale. 4. Aplikimi i tarifave apo kuotave mbi importet, ka nje justifikim te mire kur kjo behet per te mbrojtur produktet qe vendi ka avantazhe te krahasuara (mbrojtja e industrive foshnjore). 5. Rolin e qeverise per te adresuar mangesite e tregut kur nuk ekzistojne politika te tjera.
  • 21. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 21 1.3. Institucioni i Tregtise se Lire - Organizata Boterore e Tregtise (OBT) . Per te pare me mire rolin e OBT-se (Organizata Boterore e Tregtise) me perpara flasim rreth histories se krijimit te OBT-se, nga rrjedh, si u formua dhe pastaj duke detajuar ceshtjen, pra rolin e saj ne zhvillimin dhe rendesine qe permban kjo organizate ne tregtine nderkombetare. OBT-ja filloi te funksionoje per t'u perballuar me sfidat e tregtise Boterore ne 1 janar te vitit 1995 megjithese sistemi I saj, ka vazhduar per me se gjysem shekulli. Ky system tregtar qe u perfaqsua qe ne vitin 1948 me emrin ose me ane te marreveshjes se pergjithshme mbi tarifat dhe tregtine ( GATT ). Per vite me rradhe ky kuader masash potilike dhe ekonomike u zhvillua nepermjet Raundeve te bisedimeve. Krijimi I OBT-se shenon reformen me te madhe ne tregitne nderkombetare qe pas luftes se dyte Boterore. Pra ky krijim shnderroje ne realitet nje perpjekje te deshtuar per krijimin e nje Organizate Nderkombetare Tregtare ne vitin 1948. Pra deri ne vitin 1994 sistemi tregtar vepronete ne kuadrin e GATT-it gje qe ndihmoje ne krijimin e nje sistemi tregtare shumepalesh te forte ne zhvillimin I cili u be gjithmone e me liberal perms raundeve te negocioatave tregtare. Por gjate viteve 1980 sistemi kishte nevoje per nje drejtim tjeter. Keshtu u kalua nga Raundi I Uruguajt ne krijimin me 1 Janar 1995 te OBT-se (Organizates Boterore te Tregtise). OBT-ja eshte sot i vetmi organizem boteror qe merret me rregullat e tregtise midis vendeve. Shumica e vendeve ne tranzicion jane tashme anetare te OBT-se dhe pothuajse te gjithe kane aplikuar per t'u anetaresuar ne kete organizate. Raundi i Uruguait, duke qene raundi i fundit i GATT ( Marveshja e Pergjithshme mbi Tregtine dhe Tarifat), mund te konsiderohet edhe si raundi i pare i OBT-se, ne kuptimin qe rezultatet e raundit te Uruguait celen rrugen dhe shtruan platformen e gjithe veprimtarise se ardhshme te OBT- se. Raundi i Uruguait shenoi dhe perparime thelbesore ne rrugen e zbutjes dhe te eleminimit te kufizimeve tregtare, duke shnderruar ne objekt te vemendjes se OBT-se pothuajse gjithcka qe kalon ne kanalet e shkembimit nderkombetar. Objektivat e OBT-se jane: Te ngreje standartin e jeteses dhe te ardhurat. Te siguroje punesim te plote. Te rrise prodhimin dhe tregtine. Te lejoje perdorimin optimal te rezervave boterore. Tre funksionet kryesore te OBT-se jane: Se pari, te ndihmoje qe tregtia midis vendeve te kryhet sa me lirshem qe te jete e mundur, per sa kohe qe ajo nuk shoqerohet me efekte anesore. Para se gjithash, kjo do te thote zbutje dhe heqje e pengesave tregtare. Por ajo nenkupton edhe njohjen nga ana e individeve, kompanive dhe e qeverive te rregullave te tregtise dhe dheniene sigurise atyre se nuk do kete asnje ndryshim te befasishem te politikes tregtare, (Mekanizmat e Rishikimit te Politikes Tregtare). Se dyti, te sherbeje si forum per bisedime lidhur me tregtine nderkombetare (Negociata).
  • 22. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 22 Se treti, perderisa maredhenjet tregtare shpesh nenkuptojne konflikte interesash dhe perderisa kontratat dhe marreveshjet, perfshire ato te vete sistemit te OBT-se, kerkojne shpesh interpretim, nje funksion i rendesishem i OBT-se eshte te ofroje procedura neutrale per zgjidhjen e konflikteve midis paleve (Zgjidhja e Mosmarreveshjeve). Per realizimin e funksioneve te mesiperme, vemendje e vecante u kushtohet politikave perkatese, qe mund te permblidhen ne 5 grupe: 1. Ndihme per ekonominte ne zhvillim dhe ato ne tranzicion. 2. Ndihme e specializuar per nxitjen e eksporteve( permes Qendres Nderkombetare te Tregtise). 3. Marreveshjet tregtare rajonale. 4. Kooperimi ne hartimin e politikave ekonomike globale. 5. Shqyrtimi i poltikave tregtare te vendeve anetare dhe njoftimi i vendeve te tjera anetare, kur ndonje prej tyre ben ndryshime ne politikat tregtare. Ne themel te OBT-se qendrojne marreveshjet e negociuar dhe te firmosura nga shumica e vendeve te botes. Keto marreveshje perbejne rregullat ligjore per tregtine nderkombetare. Ne thelb, ato jane kontrata, qe i detyrojne qeverite t'i mbajne politikat e tyre tregtare brenda kufijeve te pranuar. Objekt i marreveshjeve te OBT-se eshte gjithcka, mallrat, sherbimet, prona intelektuale. Marreveshjet misherojne angazhimin e paleve per uljen e tarifave doganore dhe zbutjen apo heqjen e pengesave te tjera tregtare dhe per hapjen e tregjeve te sherbimeve. Ne to parashikohen edhe procedurat per zgjidhjen e mosmarreveshjeve. Nje tipar thelbesor i ketyre mareveshjeve eshte trajtimi i vecante i vendeve ne zhvillim (rasti i Shqiperise). Nje tipar tjeter i rendesishem eshte kerkesa ndaj qeverive qe politikat e tyre tregtare te jene transparente. Parimet kryesore qe misherohen ne marreveshjet e OBT-se dhe ne te gjithe veprimtarine e saj jane: 1. Tregti pa diskriminim. Ky parim ka dy ane : nga njera ane, sipas ketij parimi, nje vend, normalisht, nuk mund te diskriminoje midis partnereve te tij tregtare. Ky parim nenkupton qe trajtimi i Kombit me te Favorizuar te shtrihet mbi te gjithe partneret tregtare. Kjo do te thote qe, sa here qe nje vend ul nje pengese tregtare ose e eleminon ate krejtesisht, ai duhet ta zbatoje ate ndaj te gjithe partnereve tregtare. Megjithate, lejohen disa perjashtime, psh. vendet e rajonit lejohen te arrijne nje marreveshje tregtie te lire, qe nuk zbatohet ndaj vendeve te tjera ( MTL-ja e Shqiperise me vendet e rajonit). Nga ana tjeter, parimi i mosdiskriminimit nenkupton "trajtimin kombetar", pra qe vendet nuk mund te diskriminojne midis produkteve te importuara dhe atyre vendase. Produktet e importuara (te pakten pasi ato kane hyre ne vend) dhe produktet vendase trajtohen ne menyre te njejte. 2. Tregti me liberale. Ky parim nenkupton uljen e pengesave tregtare. Objekt i marreveshjeve per reduktimin e kufizimeve tregtare jane edhe kufizimet jotarifore dhe pengesat e tjera duke u perfshire edhe fusha te tilla, si tregtia ne sherbime dhe ne pronen intelektuale.
  • 23. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 23 3. Politika dhe praktika tregtare te qendrueshme dhe transparente. Ky parim kerkon qe vendet anetare te respektojne kufijte maksimale te vendosur per tarifave ndaj importeve. Ne kuader te ketij parimi, shume marreveshje te OBT-se kerkojne qe qeverite te jene transparente lidhur me politikat e tyre tregtare si brenda vendit, ashtu edhe per partneret e tyre tregtare. Qeverive u kerkohet qe per cdo ndryshim ne politikat dhe praktikat e tyre tregtare te njoftojne organet perkatese te OBT-se. 4. Nxitje e konkurrences. Ne te gjithe sistemin e vet, OBT-ja synon ne jetesimin e nje konkurrence te hapur, te drejte dhe te padeformuar. Ketij synimi i sherbejne parimi i Kombit me te Favorizuar dhe ai i Trajtimit Kombetar. Ketij synimi i sherbejne gjithashtu teresia e marreveshjeve dhe politikave qe trajtojne dumpingun dhe subvencionet mbi eksportet. Rregullat e vendosura synojne te percaktojne se cfare konsiderohet konkurrence e drejte dhe konkurrence e padrejte dhe ne cmenyre qeverite mund t'i pergjigjen konkurrences se padrejte, duke vendosur tarifa shtese import per t'u kompensuar nga tregtia e padrejte. 5. Inkurajimi zhvillimit dhe i reformave ekonomike. Mbi 1/3 e anetareve te OBT-se jane vende ne zhvillim dhe vende ne tranzicion drejt nje ekonomie tregu. OBT-ja inkurajon zhvillimin nepermjet nje trajtimi te vecante te vendeve ne zhvillim. Trajtimi i vecante nenkupton nje qendrim me fleksibel ndaj vendeve ne zhvillim lidhur me deturimet e tyre per zbatimin e mareveshjeve. Megjithate, duhet theksuar se hendeku ne trajtimin e vendeve te zhvilluara dhe vendeve ne zhvillim ka ardhur duke u ngushtuar.
  • 24. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 24 1.3.1. OBT-ja dhe Bujqesia Nje numer marreveshjesh prekin bujqesine, por dy prej tyre e prekin ate ne menyre me direkte. Keto jane Marreveshja e Bujqesise dhe Marreveshja e Masava Sanitare e Fitosanitare. Marreveshja e Bujqesise. C'eshtje te rendesishme te marreveshjes se bujqesise jane ato qe kane te bejne me mbeshtetjen e brendeshme dhe hapjene tregjeve. Vendet ne zhvillim dhe ne tranzicion kane nje trajtim te vecante dhe preferencial ne kete marreveshje. Format e mbeshtetjes se prodhimit bujqesor,ne kuadrin e OBT-se jane jane te vendosura ne tre "kuti", te etiketuara me emrat e tre ngjyrave te semaforit, qe lejojne perdorimin ose jo te tyre. Kutia "jeshile" do te thote lejohen; kutia "blu" do te thote lejohen, por te lidhura me programe te caktuara, dhe kutia "portokalli" do te thote lejohen deri ne nje nivel te caktuar, pertej te cilit duhet te merren masa reduktuese. Kutia portokalli. Ne kete kuti perfshihen te gjithe subvencionet per produkte specifike dhe qe konsiderohen se shtremberojne tregtine. Keto subvencione perfshijne mbeshtetje ne cmime, ose subvencione direkte te lidhura me sasite e prodhimit. Cdo vend ka te drejten e subvencionimit specifik deri ne nje nivel te caktuar te quajtur de minimus. Masa e subvencionit pertej nivelit te lejuar de minimus quhet Masa Agregate e Mbeshtetjes (MAM). Per kete lloj mbeshtetje, parashikohet reduktim gradual. Kutia blu. Ne kete kuti perfshihen programe qe jane te lidhura me reduktimin e nivelit te prodhimit bujqesor ose thene ndryshe cdo lloj mbeshtetje qe u kerkon fermereve te kufizojne volumin e prodhimit te tyre bujqesor. Kutia jeshile. Ne kete kuti perfshihen mbeshtetje qe nuk shtremberojne tregtine ose qe shkaktojne efekte negative minimale. Ato duhen te jene financime nge qeveria dhe nuk duhet te perfshijne mbeshtetje ne cmime. Keto mbeshtetje perfshijne pagesa direkte per fermeret dhe nuk jane te lidhura direkt me volumet e prodhimit apo me mbeshtetjen e cmimeve. Ato perfshijne gjithashtu mbrojtje ambjentale dhe programe zhvillimi rajonale. Marreveshja e Masava Sanitare e Fitosanitare. Megjithese OBT-ja eshte institucioni i tregtise se lire, ajo autorizon marrjen e masave kufizuese te tregtise ne rastin e ndjekjes se objektivave te justifikuara te mbrojtjes se jetes dhe shendetit te njerzve, jetes dhe shendetit te kafsheve dhe bimeve, mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen e sigurise dhe moralit publik etj. Masat sanitare e fitosanitare (MSFS) jane masa te justifikuara te kufizimit te tregtise, me objektivin e mbrojtjes se jetes dhe shendetit te njerzve, kafsheve dhe bimeve.
  • 25. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 25 1.4. Politika tregtare e BE-se Ceshtja e politikes tregtare te BE eshte komplekse. Nga njera ane duhet pranuar se BE-ja vazhdonte kete nje politike tregtare mbrojtese. Sic del edhe nga rishikimi I fundit I politikes tregtare te BE ne kuader te OBT-se, ne periudhen mes dy rishikimeve te politikes tregtare nuk eshte verejtur ndonje perparim I ndjeshem persa I perket hapjes se tregut europian. Nga ana tjeter, eshte e qarte se BE-ja ka ndermarre nje politike te qarte te reduktimit te mbeshtetjes se brendeshme per produktet bujqesore, duke shenuar kalimin nga nje politike mbrojtese te produkteve specifike ne nje politike te zhvillimit te territorit. Pervec kesaj BE-ja ka qene mjaft aktive ne mbeshtetjen e raundit te Doha-s ne ate mase sa roli I saj eshte I domosdoshem per suksesin e ketyre negociatave. BE-ja po reformon ne menyre rrenjesore politiken e saj bujqesore. Sipas politikes se re, po kalohet ne konceptin e nje pagese te vetme "single payment" e cila jepet per mbeshtetjen e te ardhurave te fermereve por edhe per mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin rural dhe objektiva te tjere. Politika e re do te shoqerohet me nje reduktim te ndjeshem te mbeshtetjes per bujqesine. Duhet theksuar se nje nga katalizatoret e kesaj reforme ishte nevoja per t'u pajtuar me partneret e tjere tregtar te raundit te Uruguait lidhur ceshtjen e subvencioneve bujqesore.
  • 26. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 26 2 POLITIKA TREGTARE E SHQIPERISE
  • 27. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 27 2. Politika tregtare e Shqiperise Politika tregtare ne vetvete nenkupton nderhyrjet qeveritare me argumentat e permisimit te funksionit te tregut. Ne nje kuptim me te ngushte politika tregtare kufizohet me politiken e tregtise se jashtme. Te gjitha qeverite shqiptare te tranzicionit kane ndjekur nje politike tregtare liberale. Momente te rendesishme te kesaj politike jane antaresimi I Shqiperise ne OBT ne vitin 2000, nenshkrimi dhe fillimi nga zbatimi I marreveshjeve te tregtise se lire me vendet e rajonit dhe nenshkrimi I mareveshjes se tregtise se lire me BE-ne si pjese e MSA. 2.1 Shqiperia antare e OBT-se Duke pare rendesine e OBT-se mbi rregullat e eksporteve ose me mire mbi tregtine nderkombetare ishte shume e nevojshme dhe e domosdoshme qe edhe Shqiperia, si nje vend I varfer dhe me nivel te ulet te eksporteve, te bente te pamunderen dhe te paraqitej ne konferencat dhe takimet e kesaj organizate me synime dhe objektiva bindese per ta antaresuar edhe kete vend te vogel, por te pasur me burime natyrore sic eshte Shqiperia. Me kete mission dhe pergjegjesi kombetare, rinisi procesi I anetaresimit ne kete Organiazate ne fund te viti 1998, proces I lene menjane si pasoje e paaftesise institucionale, e bllokimit si rezultat te ngjarjeve te vitit 1997 qe ndodhen ne Shqiperi si dhe per faktin tjeter se me ate nivel ekonomik dhe ligjor te deri atehershem Shqiperia nuk qe e afte te prezantohej me nje oferte te hyrjes ne treg te mallrave e sherbimeve, qe do te perbente dhe bazen e Mbledhjeve te Grupit te punes se vendeve te OBT-se si dhe te gjitha bisedimeve dypaleshe qe Shqiperia zhvilloi ne kete kuader. Keto bisedime qe perfshin ne vetvete planin diplomatik, reformat institucionale, legale ekonomike e tregtare dhe mbi te gjitha perbenin thelbin e asaj se cfare ofronte dhe ofron aktualisht Shqiperia. Duhet theksuar se ne te gjitha keto bisedime kryesore qe filluan qe ne Maj te 1998 ku Ministria E.Meksi mori pjese ne konferencen Ministrore te OBT-se ne Gjeneve. Ne korrik te vitit 2000 kur Shqiperia u be anetare e OBT-se, Shqiperia kishte aleate kryesor vendet me te zhvilluara, sic mund te permendim SHBA ku dhe vete presidenti Klinton e ka nxitur kete iniciative, sigurisht duhet permendur edhe mbeshtetja e qeverise te vendeve me kryesore te Evropes qe I dhane Shqiperise ne kete process. Anetaresimi I Shqiperise ne OBT duhet nenvizuar ose theksuar sin nje nisem dhe process I rendesishem per intergrimin e Shqiperise drejt vendeve Perendimore. Ka oponione qe e gjykojne OBT-ne si nje organizate qe dikton ne politiken e nje vendi anetar. Prandaj duhet bere e ditur qe kjo organizate nuk injoron as nuk dikton politikat e brendshme ekonomike, sociale, tregtare apo problemet e mbrojtjes se mjedisit : perkundrazi ajo pranon cdo lloj politike te argumentuar shkencerisht dhe jo vetem qe nuk I pengon, por edhe I mbeshtet potencialet kombeare te cdo fushe. Gjate 12 vjeteve te viteve te tranzicionit struktura shqiptare eshte karakterizuar nga nje fluks shume i vogel shkembimesh ne nje vlere prej 1835200 mije $ ose 6.3 % te totalit te shkembimeve tregtare per vitin 2002. Pra efekti maksimal I tyre ne buxhetin e shtetit eshte shume i vogel. Ne kete sens ajo cka eshte prioritet per negociatoret shqiptare ishte kufizimi ne nivele minimale te liberalizimit te tregut bujqesor. Kjo per faktin se Shqiperia sikurse dhe vende te tjera te Rajonit ka potenciale me te medha qe ofron ne
  • 28. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 28 tregun rajonal I perkasin tregjeve bujqesore. Ndersa ne lidhje me tregun industrial eshte liberalizuar mbi 96 % e tij. Perfitimet e ekonomise shqiptare nga hapja e tregjeve me vendet e Rajonit mund te shihen ne zgjerimin e intergrimit ekonomik te vendit me Rajonin duke marre avantazhet e karakteristikave dhe freksibilitetit rajonal ne liberalizimin e vendosjen e rregullave, zgjerimin e games se zgjedhjeve per aktivitet e biznesit, promovimin e reformave te brendshme strkturore, si dhe efektet strategjike nga pikepamja gjeopolitike per zhvillimin ekonomik. Nepermjet Marreveshjeve te tregtise se lire Shqiperia ka negociuar ne zvogelimin minimal dhe graduale deri ne eleminimin e plote te barierave doganore deri ne vitin 2007. Eshte normale qe zbatimi I ketyre marreveshjeve ka hasur ne veshtiresite e veta sidomos ne menaxhimin e kuotave per produktet bujqesore, te cilat ndryshojne nga nje vend ne tjetrin. Keto marreveshje jane bilateral pra jane te hapura dhe mundesite per rinegocim te kuotave aktuale me synim nxitjen e eksporteve dhe mbrojtjen e prodhimit vendas. Nje nga veshtiresite e implementimit te ketyre mareveshjeve do te jene menaxhimi I kuotave te produkteve bujqesore ( 96 % e produkteve jane me tarife zero per % me hyrjen ne fuqi te marreveshjes ). Menaxhimi I rregullave te origjines perbejne nje handikap te suksesit te implementimit te Marreveshjeve te tregitise se lire per arsye te : Mungeses se nje rrjeti te kompjuterizuar te doganeve, veshtiresite ne administraten doganore, mungeses se njohjes te importuesve – eksportuesve. Keto marreveshje nuk mund te zgjidhin te gjitha problemet ekonomike te nje vendi, por ato kontribojne ne permisimin e tregtise dhe te konkurences se firmave dhe ne sens liberalizimi I tregtise duhet konsideruar si nje instrument i rendesishem dhe nje politike e vecante esenciale tregtare per nje zhvilim te qendrueshem. Si anetare e OBT-se dhe duke u bazuar ne parimet e saj avantazhet qe ka Shqiperia jane: Angazhimi per hapjen e tregjeve ne mallra dhe sherbime dhe ne Bujqesi Transparenca, rregulli I ligjit cojne perpara rritjen ekonomike Kjo organizate eshte per tregti te lire me cfaredo lloj kostoje. Gjithashtu si parimet kryesore vecohen edhe : Tendencat qe bene kjo organizate ne uljen e Barrierave tarifore me qellim qe marreveshjet tregtare te liberalizohen sa me teper qe te jete e mundur vetem se jane vendet antare ato qe vendosin nepermjet marredhenieve dy dhe shumepaleshe deri ku do te shkoje ulja dhe minimizimi I ketyre barrierave. Anetaresimi I Shqiperise ne OBT, ka dhe efektet e saj ne ekonomi ne pergjithesi dhe ne tregtine e jashtme ne vacanti. Ketu mund te permendim : Licensat Shqiptare te importit jane: Kufizime jo sasiore. Kufizime jo vlerore. Leja per te ushtruar aktivitet ngaterron konceptin qe: Nje licence eshte nje procedure administrative qe kerkon te pergatitesh dhe dorezosh nje aplikim. Nje kusht paresor per importim.
  • 29. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 29 Nje leje eshte nje license; ajo nuk duhet te perfshije: Fuqi te zbatueshme nga autoritet Pengesa me te komplikuara se sa duhet per qellimin e kerkuar. Pervec avantazheve qe ka Shqiperia nga antaresimi ne OBT duhet te permendim edhe disavantazhet. Disavantazhet qe sjell ky antaresim, mund te permendim :  Rritja e konkurences.  Veshtiresite tregtare.  Pasoja negative ne punesim dhe nga ana tjeter zgjeron diferencimin  midis te varferve dhe te pasurve.  Produktet Shqiptare jane jashte standarteve nderkombetare.  OBT-ja nuk merr parasysh Mbrojtjen e Mjedisit. Duke pasur parasysh keto pasoja ose disavantazhe ne anetaresimin e Shqiperise ne kete organizate sipas ketyre rasteve duhet theksuar se si rezultat i antaresimit Shqiperise i rriten konkurrentet sepse dihet qe duhen respektuar rregullat dhe normat qe jane marre nga kjo organizate, ku edhe dihet qe Shqiperia eshte nje vend i varfer dhe me potenciale te pakta eksportuese. Veshtiresit tregtare qe ka vendi yne ne kete raste eshte i qarte se Shqiperia e ka veshtire te pershtatet me rregullat dhe normat e nje politike shume tregtare qe luajne vendet antare te OBT-se, te cilat jane me te zhvilluara. Nga anetaresimi i Shqiperise ne OBT, Shqiperia ka marre automatikisht angazhime ne tri fusha kryesore: tregtine e mallrave, tregtine e sherbimeve dhe pronrsise intelektuale dhe ne dy nivele kryesore: perafrimi I legjislacionit shqiptar me ate te nenkuptuar nga mareveshjet e OBT-se dhe marrjen e angazhimeve liberalizuese ne cdo fushe ne formen e nje oferte konkrete. Oferta bujqesore e mallrave ne kuader te OBT-se ka keto tipare: Mungesa e programeve aktive te mbeshtetjes permes subvencioneve. Niveli de minimis eshte 5% ndersa masa agregate e mbeshtetjes eshte zero. Shpenzimet qe bien ne kutine jeshile jane modeste. Mungesa e kuotave tarifore dhe e tarifave preferenciale kryesisht per shkakte mungeses se marreveshjeve te tregtise se lire (MTL) ne momentin e anetarsimit. Mungesa e subvencioneve per eksportet. Reduktim progresiv I tarifave sipas dy logjikave: respektimit te mareveshjeve sektoriale, dhe reduktimit te tarifave per inputet.
  • 30. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 30 2.2 Mareveshja e tregtise se lire me vendet e rajonit(MTL). Ne vitin 2001 ne Bruksel, Qeveria nenshkroi Memorandumin e Mirekuptimit per Liberalizimin e tregtise ku synohej permisimi I liberalizimit te tregtise rajonale. Dy vjet mbas nenshkrimit te ketij memorandumi, Shqiperia ka perfunduar firmosjen ne nivel te te gjitha Marreveshjeve te Tregtise se lire me gjashte vendet e Rajonit, Maqedonia, Bullgaria, Kroacia, Serbia, Mali I Zi, Bosnje – Hercegovina. Nenshkrimi i MTL-ve me vendete rajonit eshte pjese e strategjise te BE-se ndaj vendeve te Ballkanit Perendimor. BE u rekomandoje te gjitha te ketyre vendeve te nenshkruanin MTL-ne mes tyre me synimin e krijimit te nje zone te tregtise se lire. Memorandumi i mirekuptimit I nenshkruar mes ketyre vendeve, perefshire Shqiperine, ne Qershor 2001 parashtronte parimet baze qe duhet te pershkonin keto mareveshje. Synimi ishte qe vendet e rajonit te intensifikonin maredheniet e tyre ekonomike dhe tregtare; ky ishte "parakushti" I hapjes se negociatave per nenshkrimin e marreveshjes se stabilizim asocimit (MSA-se) me BE-ne. 2.3. Mareveshja e Tregtise se Lire me BE-ne Megjithese mareveshjet e tregtise se lire me vendet e rajonit kane rendesine e tyre ne kuadrin e bashkepunimit rajonal, sfida per ekonomine shqipetare do te jete e lidhur me zbatimin e MTL-se me BE-ne; 70% e transaksioneve tregtare te shqiperise jane me vendet e BE-se, dhe vetem 13% me vendet e rajonit. Shqiperia ka nenshkruar tashme MSA-ne dhe -si pjese te saj edhe -MTL me BE-ne. MTL-ja mes Shqiperise dhe BE-se eshte asimetrike ne favor te Shqiperise. Tregu evropian eshte teresisht I liberalizuar per te gjitha eksportet Shqipetare te produkteve industriale (liberalizim 100%) dhe pothuajse te gjitha produktet bujqesore, me perjashtim te gjedheve dhe mishit te gjedheve; per sheqerin, veren dhe peshkun, perfshire dhe konservat e peshkut, jepen kuota tarifor dhe reduktime tarifore. Tregu shqipetar hapet me ngadale dhe ne menyre graduale. Shqiperia ka mbrojtur nje numer industrish te reja si dhe ka dhene nje oferte te reduktimit gradual te tarifave doganore te produkteve industriale. Nga ana tjeter, ajo ka bere koncensione per hyrjen ne tregun e saj te produkteve bujqesore. Koncensionet marrin formen e redutimit gradual te tarifave, kuotave tarifore , etj.
  • 31. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 31 Politika tarifore ne Shqiperi. Shqiperia ka adoptuar nje politike tregtare liberale. Kjo eshte nje konstante politike pavaresisht nga spektri politik. Struktura e tarifave doganore eshte si me poshte: Tabele nr. 3: Tarifat ne Shqioperi per disa vite Emertimi Vitet 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 Tarifa mesatare 1. E thjesht 15 13.8 12.7 13.6 10.5 7.9 8.1 7.9 7.3 2. E ponderuar 8.5 14 j.d j.d j.d 7.5 7.9 8.1 8.2 Tarifa minimale 5 5 0 0 0 0 0 0 0 Tarifa maksimale 30 30 30 20 18 15 15 15 15 Nimri I shkalleve 4 4 5 4 4 4 4 4 5 Burimi: FMN, 2005, contry report. Nr . 05/89 Shqiperia ka ndjekur nje politik te hapjes se shpejte, ne kuptimin e reduktimit te barrirave tarifore. Ne kete logjik, tarifa doganore maksimale ka ardhur duke u ulur nga nje nivel 30% ne fund te vitit 1997, ne 20% ne vitin 1999, 18% ne fund te vitit 2000 dhe ne 15% aktualisht. Tarifa detyruese maksimale ne kuader te OBT-se eshte 20%. Sistemi tarifor eshte I thjeshte e me pese shkalle. Shume artikuj jane te perjashtuara nga detyrimi doganor ose kane nje nivel tarifor 0%. Ne kuptimin e hapjes tarifore mund te thuhet se shqipria ka ecur shpejt. Ky liberalizim I shpejte ka qene i percaktuar: nga faktor ideologjik -mbyllja hermetike e trasheguar rezultoi me nje hapje me cdo cmim : faktor te brendshem -demtimi I strukturave prodhuese rezultoi ne mungesen e industrive per te mbrojtur; faktoret institucionale -tarifat doganora perbejne motive kontrabande qe nuk menaxhohen dot nga institucionet; dhe faktor te jashtem -liberalizues ne rajon dhe integrimi ne Europe. Ne kete kushte liberalizimi megjithse I shpejt eshte tashme nje situate e pakthyeshme. Sidoqofte, ajo qe eshte e rendsishme te pohohet ne kete kontekst eshte se Shqiperia ka liberalizuar tregtine e saj te jashtme ne nje kuader te pergjithshme liberalizues.
  • 32. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 32 Subvencionet ne bujqesine Shqiptare. Antarsimi i Shqiperise ne OBT do te thote automatikisht anetarsim ne Marreveshjen e OBT-se per Bujqesine dhe rrespektimin e neneve te kesaj marreveshje. Meqenese Shqiperia ne OBT gezon statusine e " vendit ne tranzicion", ne Marreveshjen e Bujqesise ajo ka te drejten e nje " de minimus" prej 5%, qe eshte ne fakt "de minimus" per vendet ne tranzicion. Sipas rregullit te de minimus, Shqiperia mund te subvencionoje deri, ne 5% te vleres prodhimit te brendshem bruto nga bujqesia, sic tregohet ne vijim: Niveli maksimal i lejueshem i mbeshtetjes per produkte specifike Per Shqiperine Te dhenat De minimus: 5% Vlera e Prodhimit te Pergjithshem Bujqesor 1,5 miliard US$ Shuma e subvencionit te lejuar per produkte specifike 1,5 miliard US$ * 5% = 75 milion US$ Nga diskutimi i mesiperm mund te kuptojme se qeveria shqiptare eshte e autorizuar te beje mbeshtetje specifike deri ne 5% te vleres se pergjithshme te produktit apo grup produktit qe mbeshtetet, ose deri ne nivelin e 5% te vleres se prodhimit bujqesor. P.sh. Nese qeveria shqiptare vlerson se produkti "patate" ka mundesi dhe potenciale per zhvillim, atehere ajo mund te mbeshtese fermeret e prodhimit te patates deri ne nivelin 5% te vleres se pergjithshme te prodhimit te patateve ne vend, duke u mbeshtetur ne te dhenat mesatare te tre viteve te fundit. Ne kuadrine negociatave te OBT-se ne Kankun, shqiperia iu bashkua vendeve te Evropes Qendrore dhe Juglindore per te negociuar per nje rritje te "de minimus" nga 5% ne 10%. Aresyeja eshte e thjeshte: per te pasur mundesi ne te ardhmen te subvencionojme nje produkt te caktuar nese do te kete nje rritje kerkese dhe mundesi financiare.
  • 33. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 33 3 AVANTAZHET ABSULUTE DHE TE KRAHASUARA NE BUJQESINE SHQIPTARE
  • 34. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 34 3. Avantazhet absolute dhe te krahasuara ne bujqesine Shqipetare. 3.1 Evidentim i avantazheve absolute dhe te krahasuara te bujqesise Shqipetare. Per te studiuar avantazhet absolute dhe relative te bujqesise shqipetare do te perdorim metoden e raportit te rendimenteve. Kjo metode ka te beje me krahasimin e rendimenteve ne nivel raporti, e cila shpreh nje marrdhenje relative te rendinenteve te dy vendeve. Per kete analize jane marre ne studim (zgjedhur) 16 produkte te cilat jane: Molle, Bathe te thate, Rrepa dhe karrota, Lulelaker dhe brokoli, Qershi, Geshtenja, Kastraveca, Fiq, Rrush, Bli dhe limona, Miser, Ullinj, Portokalle, Patate, Domate, Grure. Nga raporti i rendimenteve per secilin produkt te marre ne studim, nxirren konkluzione per sa i perket avantazheve apo disavantazheve absolute apo relative te produkteve Shqiptare ne raport me produktet e nje vendi tjeter. Per kryerjen e krahasimit te rendimenteve te produkteve Shqipetare, si baze krahasimi jane zgjedhur rendimentet e produkteve te Bashkimit Evropian1 . Kjo sepse krahasim me rendimentet e BE-se evidenton produktet me me potencial apo me me pak potencial per tregtim ne tregjet Evropiane. Per kryerjen e kesaj analize do tu referohemi rendimenteve te shqiperise ne krahasim me rendimentet e Bashkimit Europian. Diferencat ne rendimente ndermjet Shqiperise dhe Bashkimit Europian i atribuohen : 1. diferencave ne produktivitetin e punes, 2. diferencave neinvestimet kapitale, 3. diferencave ne teknologjite e perdorur, 4. diferencave ne perpjestimet e faktoreve prodhues, 5. diferencave ne prodiktivitetin e tokes, 6. diferencave ne kushtet klimaterike etj .. Per te bere krahasime ndermjet rendimenteve te Shqiperise dhe BE-se na duhet me pare te njohim rendimentet e Shqiperise dhe BE-se. Kjo analize eshte bere me te dhenat e vitit 2008. Rendimentet e shqiperise i kemi gjetur nga publikimi i vjetarit statistikor 2008 te Ministrise se Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit (MBUMK). 1 Rendimentet e Bashkimit Europian te produkteve te zgjedhur, jane rendimentet mesatare per sejcilin produkt te shteteve antare te Bashkimit Evropian.
  • 35. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 35 Tabele nr. 4: Rendimenti ne kv/ha i produkteve te Shqiperise per vitin 2008 Nr. Produkti Rendimenti kv/ha Nr. Produkti Rendimenti kv/ha 1. Molle 50 9. Rrush 176 2. Bathe te thate 17 10. Bli dhe limona 84 3. Rrepa dhe karrota 250 11. Miser 48 4. Lulelaker dhe brokoli 300 12. Ullinj 12 5. Qershi 49 13. Portokalle 64 6. Geshtenje 33 14. Patate 199 7. Kastraveca 240 15. Domate 252 8. Fiq 17 16. Grure 36 Burimi : Vjetari Statistikor 2008 i MBUMK-it Te dhanat per rendimentin e produkteve te meposhteme te Bashkimit Europian jane siguruar nga Organizata Boterore e Bujqesise dhe Ushqimit (FAO). Ato jane paraqitur ne tabelen e meposhtme: Tabele nr. 5: Rendimenti i disa produkteve te BE-se per vitin 2008 Nr Produkti Rendimenti kv/ha Nr. Produkti Rendimenti kv/ha 1. Molle 141 9. Rrush 68 2. Bathe te thate 17 10. Bli dhe Limona 139 3. Rrepa dhe karrota 278 11. Miser 60 4. Lulelaker dhe Brokoli 164 12. Olives 25 5. Qershi 39 13. Portokalle 206 6. Geshtenje 13 14. Patate 194 7. Kastraveca 235 15. Domate 355 8. Fiq 9 16. Grure 40 Burimi : FAO (www.fao.com)
  • 36. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 36 Nga metoda e raportit te rendimenteve, formojme raportin e rendimenteve te Shqiperise me rendimentet e BE-se per sejcilin nga 16 produktet. Raporti i rendimenteve paraqitet ne tabelene meposhtem. Tabele nr. 6: Raporti i rendimenteve te Shqiperise dhe Bashkimit Europian per vitin 2008. ( RShqiperi eshte shenuar rendimenti i Shqiperise, ndersa RBE rendimenti i BE-se) Nr. Produkti Raporti RShqiperi/ RBE 1. Molle 50/141 = 0,35 2. Bathe te thate 17/17 = 1 3. Rrepa dhe karrota 250/278 = 0,9 4. Lulelaker dhe brokoli 300/164 = 1,83 5. Qershi 49/39 = 1,26 6. Geshtenje 33/13 = 2,54 7. Kastraveca 240/235 = 1,02 8. Fiq 17/9 = 1,89 9. Rrush 176/68 = 2,59 10. Bli dhe Limona 84/139 = 0,6 11. Miser 48/60 = 0,8 12. Ullinj 12/25 = 0,48 13. Portokalle 64/206 = 0,31 14. Patate 199/194 = 1,03 15. Domate 252/355 = 0,7 16. Grure 36/40 = 0,9 Sic duket nga tabela nr. 6 , raporti i rendimenteve te Shqiperise dhe BE-se merr vlera me te medha se 1, te barabarta me 1 dhe me te vogla se 1. Kur raporti i rendimenteve te Shqiperise me rendimentet e BE-se per nje produkt te caktuar eshte me i vogel se 1, atehere Shqiperia ka rendimente me te vogla se BE-ja per kete produkt. Kur raporti i rendimenteve te shqiperise me rendimentet e BE-se per nje produkt te caktuar eshte i barabarte me 1, atehere shqiperia ka rendimente te barabarte me rendimentet e BE-se. Kur raporti i rendimenteve te shqiperise me rendimentet e BE-se per nje produkt te caktuar eshte me madh se 1, atehere shqiperia ka rendimente me te larta se BE-ja per kete produkt .
  • 37. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 37 Me poshte paraqitet grafiku i cili paraqet raportin e rendimenteve per 16 produkte te marra ne studim, ndermjet shqiperise dhe te BE-se. Grafik nr. 4 : Raporti i rendimenteve te Shqiperise dhe BE-se (RShqiperi/ RBE ) Nga grafiku i mesiperm shohim qe per produktet rrush,geshtenje, fiq, lulelaker dhe brikoli, qershi, patate dhe kastraveca shqiperia ka rendimente me te larta se BE-ja ( me te larta se rendimentet mesatare te shteteve te BE-se). Nga metoda e raportit te rendimenteve kemi qe per produktet qe shqiperia ka rendimente me te larta se BE-ja, ajo ka avantazhe absolute per keto produkte. Pra nga studimi i produkteve te zgjedhura(16 produkteve) shqiperia ka avantazhe absolute ne raport me BE-ne ne produktet e meposhteme : 1. Rrush 2. Geshtenje 3. Fiq 4. Lulelaker dhe Brokoli 5. Qershi 6. Patate 7. Kastraveca
  • 38. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 38 Perderisa Shqiperia ka avantazhe absolute ne keto produkte ajo ka nje prodhimtari me te larte te krahasuar per hektar (per njesi siperfaqjeje) se BE-ja per produktet e mesiperme. Nga kjo mund te themi qe produktet e mesiperme prodhohen me kosto me te ulet per njesi produkti ne Shqiperi se ne BE. Sipas metodes se raportit te rendimenteve, keto jane produkte me avantazhe absolute per Shqiperine. Nga sa me siper mund te themi se perderisa shqiperia ka avantazhe absolute ne keto produkte( i prodhon kosto me te ulet se BE-ja) atehere ajo ka mundesi te mira per tregtimin e ketyre produkteve ne tregjet Evropiane duke siguruar perfitime ekonomike. Shqiperia mund te specializohet ne prodhimin e ketyre produkteve per tregtimin e tyre ne tregjet evropiane, duke i eksportuar, dhe ajo mund te importoje produktet per te cilat ajo ka disavantazhe absolute. Nje sugjerim per qeverine shqiptare do te ishte : berja e me shume investimeve per produktet per te cilat ajo ka avantazhe absolute (sikurse doli nga studimi rritja e investimeve per prodhimin e rrushit, geshtenjes, fiqve, lulelaker dhe brokoli, qershise, patateve dhe kastravecave). Per produktet e tjera qe mbeten Shqiperia ka disavantazh absolut dhe me konkretisht ajo ka dizavantazh absolut ne produktet e meposhtme : 1. Bathe te thate2 2. Rrepa dhe karrota 3. Grure 4. Miser 5. Domate 6. Limona 7. Ullinj 8. Molle 9. Portokalle Perderisa Shqiperia ka disavantazhe absolute ne keto produkte ajo ka nje prodhimtari me te ulet te krahasuar per hektar (per njesi siperfaqjeje) se BE-ja per produktet e mesiperme. Nga kjo mund te themi qe produktet e mesiperme prodhohen me kosto me te ulet per njesi produkti ne BE se ne Shqiperi. Perderisa Shqiperia ka disavantazhe absolute ne keto produkte ajo mund t’i importoje keto produkte nga BE-ja. 2 Bathe te thate, ky produkt mund te mos merret ne komsiderate sepse raporti i rendimenteve eshte i barabarte me 1.
  • 39. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 39 Tani shohim avantazhet e krahasuara(relative) te Shqiperise. Avantazh i krahasuar sipas metodes se raportit te rendimenteve (rendimenteve te krahasuara) do te thote nje raport me i mire i krahasuar i rendimentit. Nga metoda e raportit te rendimenteve shqiperia do te konsiderohet se ka avantazhe krahasuese per produktet e studiuara ne krahasim me BE-ne, ne ato produkte ku Shiperia ka disavantazhin me te vogel absolut ne raport me BE-ne. Mbeshtetur ne analizen tone, del se produkte me avantazhe te krahasuara jane ato produkte, per te cilat raporti i krahasuar i rendimentit eshte me afer 1. Ne kushtet e ushtrimit tone, produkte me avantazhe krahasuara jane : Rrepa dhe karrota, Grure, Miser, Domate. Pra, mund te themi se shqiperia ka avantazhe krahasuese ne raport me BE-ne ne produktet e meposhteme : 1. Domate (RShqiperi/ RBE = 0.7) 2. Miser (RShqiperi/ RBE = 0.8) 3. Rrepa dhe karrota (RShqiperi/ RBE = 0.9) 4. Grure (RShqiperi/ RBE = 0.9) Shqiperia ka avantazhe krahasuese ne keto produkte sepse ajo i prodhon me kosto me te ulet te oprtunitetit. Shqiperia mund te specializohet ne prodhimin e produkteve qe i prodhon me kosto me te ulet te oportunitetit, pra ne produktet qe ka avantazhe krahasuese. Nje sugjerim per qeverine shqipetare do te ishte rritja e investimeve per produktet e mesiperme per te cilat ajo ka avantazhe krahasuese.
  • 40. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 40 Konkluzione e Rekomandime. Nga analiza e zhvilluar rezulton se( konkluzionet) : 1. Shqiperia ka avantazhe absolute tregtare ne raport me Bashkimin Evropian. Keto avantazhe te krahsuara rezultojne ne Rrush, Geshtenje, Fiq, Lulelaker dhe Brokoli, Qershi, Patate dhe Kastraveca. Per keto produkte, raporti i rendimenteve te Shqiperise me rendimentet mesatare te BE-se eshte me i madh se 1. Pra, keto produkte shqiperia i prodhon me kosto me te vogel (per hektar, per njesi siperfaqjeje) se sa mesatarja e shteteve te BE-se. 2. Shqiperia ka avantazhe te krahasuara tregtare ne raport me Bashkimin Evropian. Keto avantazhe te krahsuara rezultojne ne Grure, Miser, Domate, Rrepa dhe karrota,Limona, etj. Per keto produkte, raporti i rendimenteve te Shqiperise me rendimentet mesatare te BE-se eshte me i vogel se 1, por me afer 1 se per produktet e tjera. Shqiperia per prodhimin e ketyre produkteve ka koston me te vogel te oportunitetit. 3. Disa produkte ku sot investohet masivisht, rezultojne pa avantazhe te krahasuara e absolute. Me interes eshte te pemenden ketu ulliri dhe molla. Nderkaq, duhet kuptuar se megjithese sot keto produkte nuk kane avantazhe tregtare, kjo nuk do te thote se investimi eshte pa kuptim. Duhet te theksojme se avantazhi i krahasuar eshte dinamik dhe ai varet shume nga niveli i teknologjise.
  • 41. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 41 Mbeshtetur ne analizen e mesiperme, rekomandohet : 1. Qeveria ne politikat e saj mbeshtetese duhet te konsideroje me perparesi produktet me avantazhe absolute, te ndjekura nga produktet me avantazhe te krahasuara. Produkte si rrushi, arroret (geshtenje, lajthi, arra) dhe perimet e frutat. Pritet qe investimet private dhe ato publike te shperblehen me mire ne keta sektore. Nderkaq, Qeveria duhet te konsideroje me kujdes produktet me avantazhe te krahasuara. 2. Per mbeshtetjen sipas logjikes se mesiperme, qeveria do te kete mundesine e perdorimit te asistences evropiane. Shqiperia pritet qe se shpejti te marre statusin e vendirt kandidat per BE. Ne kete kuader, pritet te kete nje mbeshtetje te konsiderueshme nga BE –ja per bujqesine dhe zhvillimin rural. Kjo mbeshtetje duhet te mbaje parasysh logjiken e avantazheve tregtare te diskutuara me siper. 3. Sektori privat duhet te investoje sipas logjikes se avantazheve tregtare. Kjo do te kerkonte nje rol me aktiv te shoqatave te biznesit, konsulences private dhe sherbimit ekstensiv ne permiresimin e infoamcionit per sektorin privat (fermeret) lidhur me investimet me fitim-prurese. Sektori privat duhet ti shfrytezoje me mire keto avantazhe te vendit tone ne raport me BE-ne per te siguruar investime me rentabel dhe me potenciale per tregtim ne vendet e Bashkimit Evropian.
  • 42. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 42 Anekse  Koncepte te rendesishme mbi tregtine nderkombetare. Avantazhi absolut shpreh aftesine e nje vendi per te prodhuar, me te njejtat burime, nje sasi me te madhe produkti se sa vendet e tjera. Avantazhi krahasues perfaqeson nje ligj, sipas te cilit nje vend mund te specializohet ne prodhimin dhe eksportin e atyre mallrave qe mund t'I prodhoje me kosto relativisht me te uleta dhe te importoje ato mallra qe mund t'I prodhoje me kosto relativisht me te larte. Thelbi I avantazhit te krahasuar qendron ne pohimin qe cdo vend mund te perfitoje nga tregtia me vendet e tjera, edhe ne qofte se nuk gezon asnje avantazh absolut. Mjafton qe cmimi relativ (kostoja oportune) I mallit te eksportuar te jete me I ulet se ai I mallit te importuar. Avantazhi I krahasuar llogaritet duke u mbeshtetur ne koston oportune te secilit produkt. Parimi I avantazhit te krahasuar(AK) tregon se partneret tregtar mund te perfitojne reciprokisht nga specializimi ne prodhim dhe tregtia. AK ekziston kur kostot relative, ose prodiktivitetet relative, per prodhimin e produkteve te ndryshme jane te ndrysheme ne vende te ndryshme. Hipotezat baze te teorise se avantazheve te krahasuara: 1. Ekziston vetem nje input- puna, ne nje sasi te caktuar ne cdo vend . Kjo sasi inputi e kufizuar percakton maksimumin e kombinimeve te produkteve qe mund te prodhohen. 2. Ekzistojne diferenca ne teknikat e prodhimit . Keto diferenca rezultojne ne kosto te ndryshme relativ te prodhimit ne vende te ndryshme. Kjo do te thote se ka diferenca ne produktivitetin relativ te punes. 3. Nuk ekziston ekonomia e shkalles qe vendos nje raport mes kostos se prodhimit dhe sasise se prodhuar. 4. Burimet disponibel perdoren plotesisht. 5. Nuk ka kosto transporti apo kosto te tjera transaksioni te tregtise. 6. Tregjet jane konkurrues. Nje vend ose nje person perfiton nga tregti duke eksportuar ato mallra dhe sherbime, per te cilat ai ka avantazhe krahasuese me te medha ne produktivitetet dhe duke importuar ato mallra, per te cilat ai ka avantazhe krahasuese me te vogla. Per sqarimin e konceptit te avantazheve krahasuese eshte e nevojshme te mbajme parasysh momentet e meposhteme: 1. Kur them se nje vend ka avantazh krahasues ne prodhimin e nje produkti, ai, ose ne prodhimin e atij produkti ka avantazhin me te madh absolut, ne rastin
  • 43. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 43 kur ka avantazhe absolute ne prodhimin e te gjithe produkteve, krahasuar me vendin tjeter; ose ne prodhimin e atij produkti ka dizavantazhin me te vogel absolut, ne rastin kur ka dizavantazhe absolute ne prodhimin e te gjithe produkteve, krahasuar me vendin tjeter. 2. Ne nje bote me dy vende dhe dy produkte, ne qofte se njeri nga vendet ka avantazh krahasues ne prodhimin e nje produkti, vendi tjeter domosdoshmerisht ka avantazh krahasues ne prodhimin e produktit tjeter. 3. Ne qofte se avantazhi(dizavantazhi) absolut I nje vendi ne raport me nje vend tjeter eshte I njejte per te dy mallrat, ky vend nuk mund te kete avantazh krahasues ne asnjerin prej mallrave. Ne kete rast, eshte e pamundur tregtia me perfitim reciprok midis vendeve. Ky rast perben nje perjashtim nga ligji I avantazheve krahasues.  Importet dhe eksportet bujqesore dhe agroushqimore (ne milion leke) per vitet 1997 – 2006. Burimi: Vjetarë statistikorë MBU
  • 44. Punoi : Kliton DOMI Udhehoqi : Dr. Engjell SKRELI 44 LITERATURA 1. Tregtia nderkombetare, Teori dhe Politika (Botimi i dyte) AHMET MANCELLARI 2. Politikat e bujqesise dhe ushqimit, aspekte teorike dhe praktike (korrik 2006) Dr. Engjell SKRELI 3. Vjetari Statistikor 2008 i Ministrise se Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit (MBUMK). 4. Siti zyrtar i FAO-s (www.fao.com).