SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 45
Downloaden Sie, um offline zu lesen
Tema : Evropa e bashkuar dhe identiteti europian
Shqiperia drejt integrimit europian
Lenda:Histori baze.
Objektivat:
Te analizojme veprimtarine e institucioneve te Be-se
Rruga eShqiperise drejt anetaresimit ne NATO
 Politika ekonomike e Be
Te analizojme integrimin euroatlantik te Shqiperise
Te njihemi me strukturen dhe historikun e BE-se
Te rendisim vendet anetare te BE
 Bashkimi Evropian (shkurtesa shqip: BE, zyrtarisht :
EU) është një bashkësi e disa shteteve Evropiane e
themeluar me qëllim të lirisë së qarkullimit të
mallrave. Në fillim të themelimit përbëhej nga një
numër i vogël shtetesh. Me rënien e Bashkimit
Sovjetik, u bë paraqitja e kërkesave për anëtarësim nga
shtete ish-komuniste. Edhe pse si organizatë gjithë-
Evropiane është Këshilli i Sigurimit të Evropës, nga
shumë vende të botës edhe BE njihet si organizatë
gjithë Evropiane.
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europian
 Guri i themelit për krijimin e Bashkimit Evropian u vendos nga
Ministri i Jashtëm Francez, Robert Schuman, në deklaratën e tij të 9
majit të vitit 1950, në të cilën ai parashtroi idenë e përpunuar më parë
me Jean Monnet për bashkimin e industrive evropiane të qymyrit dhe
çelikut. Sipas tij, kjo do të përbënte një nismë historike për ndërtimin e
një “Evrope të organizuar dhe vitale”, pa të cilën paqja në botë do të
ishte e pamundur. Plani Schuman u bë realitet me nënshkrimin në
Paris të Traktatit Themelues të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe
Çelikut më 18 prill të vitit1951.
 Në nënshkrimin e traktatit merrnin pjesëG Jermania, Franca, Belgjika,
Italia, Holanda, dhe Luksemburgu. Një tjetër zhvillim i rëndësishëm
erdhi disa vjet më vonë me Traktatet e Romës, të 25 marsit të vitit 1957,
të cilat krijuan Komunitetin Ekonomik Evropiandhe Komunitetin
Evropian të Energjisë Atomike (EUROATOM). Krijimi i Bashkimit
Evropian me Traktatin e Mastrihtit shënoi një hap te mëtejshëm në
rrugën e bashkimit politik të Evropës. Megjithëse ky traktat u
nënshkrua më 7 shkurt të vitit 1992,
Bashkimi Evropian mori një zhvillim të mëtejshëm me Traktatin e Amsterdamit i
cili u nënshkrua me 1 tetor të vitit 1997 dhe hyri në fuqi më 1 maj të vitit 1999 pas
ratifikimit nga të gjitha shtetet anëtare. Traktati i Amsterdamit ka modifikuar
përmbajtjen e Traktatit të Mastrihtit në pesë fusha kryesore :
liria, siguria dhe drejtësia,
qytetaria e Bashkimit,
politika e jashtme,
institucionet e BE-së
Gjate samitit të Nicës më 7-11 dhjetor 2000, kryetarët e shteteve dhe të qeverive si
dhe ministrat e jashtëm të shteteve anëtare, pas një maratone të gjatë
bisedimesh, ranë dakord për miratimin e një kushtetute për Bashkimin Evropian.
Traktati i Nicës përmban dispozita mbi ndarjen e pushteteve dhe procedurat
vendimmarrëse të BE-së.
Traktati u miratua në mënyrë përfundimtare nga qeveritë e shteteve anëtare më
26 shkurt të vitit 2001, datë kur u nënshkrua nga ministrat e jashtëm. Pas kësaj,
hyri në fuqi më 1 shkurt 2003, pas ratifikimit nga parlamentet e të gjitha shteteve
anëtare
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europian
Shtylla e parë Komunitetet Evropiane
 Shtylla e parë përbëhet nga tri Komunitetet Evropiane (Komuniteti
Evropian, Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut dhe Euroatomi).
Në momentin e themelimit të BE-së, Komuniteti Ekonomik Evropian
mori emrin Komuniteti Evropian. Një ndryshim i tillë synon të shprehë
kalimin nga një komunitet tërësisht ekonomik në një bashkim politik.
Përfshirja e të trija komuniteteve në një shtyllë të vetme nuk
nënkupton ndonjë unifikim të tyre. Shtylla e parë përfaqëson
juridiksionin komunitar në formën e tij më të lartë. Brenda kuadrit të
Komunitetit Evropian, institucionet komunitare mund të hartojnë
normat komunitare në fushat përkatëse të veprimtarisë së tyre, të cilat
zbatohen direkt mbi shtetet anëtare dhe kanë epërsi ndaj së drejtës së
brendshme. Në zemër të KE-së qëndron tregu i përbashkët me katër
liritë e tij themelore (liria e lëvizjes së personave, mallrave, shërbimeve
dhe kapitalit) si dhe rregullat mbi konkurrencën.
 Përpara hyrjes në fuqi të Traktatit të Bashkimit Evropian, bashkëpunimi politik
ndërmjet shteteve rregullohej nga marrëveshjet e vitit 1970 “mbi
Bashkëpunimin Politik Evropian” si dhe nga Akti i Përbashkët Evropian. Këto
marrëveshje parashikonin konsultime të rregullta ndërmjet ministrave të
jashtëm dhe kontakte të vazhdueshme ndërmjet departamenteve qeveritare.
Megjithatë, të gjitha vendimet merreshin me unanimitet. Përsa u përket
çështjeve të sigurisë, bashkëpunimi kufizohej vetëm në aspektet politike dhe
financiarë. Megjithatë, krizat ndërkombëtare të viteve ‘90 (Lufta e Gjirit, lufta
civile në ish-Jugosllavi) treguan se instrumente të tilla të politikës së jashtme
nuk ishin në gjendje t’i siguronin Bashkimit Evropian ndikimin e merituar në
arenën ndërkombëtare.
 Me Traktatin e Bashkimit Evropian, Kryetarët Shteteve dhe Qeverive ranë
dakord të zhvillonin një politikë të jashtme dhe sigurie të përbashkët. Pjesa më
e madhe e vendimeve, në kuadër të kësaj politike, merren ende nëpërmjet
bashkëpunimit të shteteve. Megjithatë, janë parashikuar një sërë mjetesh të
reja si, për shembull, pozicionet e përbashkëta, masat dhe veprimet e
përbashkëta si dhe vendimet kuadër.
 Bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe
policore të shteteve anëtare synon t’u ofrojë qytetarëve
evropiane liri, siguri dhe drejtësi, duke parandaluar dhe
luftuar bashkërisht krimin, racizmin dhe ksenofobinë.
Bashkëpunimi gjyqësor ka të bëjë gjithashtu me lehtësimin
dhe përshpejtimin e bashkëpunimit në fushën e zbatimit të
vendimeve penale, lehtësimin e ekstradimit ndërmjet
shteteve anëtare, vendosjen e normave penale uniforme në
luftën ndaj krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikut të
drogës. Njëlloj si në fushën e politikës e jashtme dhe
sigurisë së përbashkët, bashkëpunimi në fushën e drejtësisë
dhe të punëve të brendshme zhvillohet jashtë kuadrit
vendimmarrës të Komunitetit Evropian.
 Këshilli Evropian
 Këshilli Evropian lindi nga Samitet e Kryetarëve të Shteteve dhe të
Qeverive të vendeve anëtare. Në Samitin e Parisit të mbajtur në
dhjetor 1974, u vendos që këto takime të mbaheshin tri herë në vit dhe
të merrnin emrin Këshill Evropian. Në vitin 1987, Akti i Përbashkët
Evropian e bëri Këshillin Evropian pjesë të strukturës institucionale të
Komunitetit. Tashmë ai është pjesë e Bashkimit Evropian.
 Kryetarët e Shteteve dhe të Qeverive si dhe Presidenti i Komisionit
takohen rregullisht të paktën dy herë në vit. Ata shoqërohen nga
Ministri i Jashtëm si dhe një Anëtar i Komisionit.
 Funksioni themelor i Këshillit Evropian është përcaktimi i drejtimeve
kryesore politike për integrimin Evropian. Ai e realizon një gjë të tillë
duke marrë vendimet kryesore politike si dhe duke instruktuar
Këshillin ose Përfaqësuesit Shteteve Anëtare. Në këtë mënyrë, Këshilli
Evropian ka drejtuar punën për bashkimin ekonomik dhe monetar,
zgjedhjen e drejtpërdrejte të parlamentit si dhe një numër aplikimesh
për aderim
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europian
 Këshilli i Ministrave duhet dalluar nga Këshilli Evropian,
edhe pse këto dy institucione janë të lidhura ngusht në mes
veti. Në fakt , Këshilli Evropian nuk konsiderohet
instittucion i BE-së. Këshilli Evropian përbëhet nga
kryetarët e shteteve dhe të qeverive, të cilat takohen dy herë
në vit. Tubimet e Këshilit Evropian quhen Samite. Roli i
Këshillit Evropian është iI përqendruar kryesisht në
përcaktimin e kahes politike të UE-së Ky institucion
ekziston nga vitit 1974, kur u miratua propozimi i Zhiskar
D>Estenit, që udhëheqësit e shteteve të takohen në formë
dhe në mynyrë të rregullt për të diskutuar çështjet e
bashkësisë që kanë të bëjnë me politiken e jashtme. Kurse
Këshilli i Ministrave , ekziston që nga themelimi i BE-së
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europian
 Origjina e Parlamentit Evropian fillon në vitet 50-te me traktatet themeluese. Parlamenti
Evropian përbëhet nga 730 deputete, të cilët zgjidhen me votim të drejtpërdrejte nga
qytetarët e shteteve anëtare. Kjo do të thotë se Parlamenti Evropian gëzon legjitimitet
demokratik dhe se është i vetmi organ përfaqësues i qytetarëve të Bashkimit. Zgjedhjet
parlamentare mbahen një herë në pesë vjet dhe të drejtën e votës e gëzon çdo qytetar
evropian që është regjistruar si votues. Përsa i përket zgjedhjes në mënyrë të
drejtpërdrejte, anëtarët e Parlamentit, sipas traktateve themeluese “janë përfaqësues të
popujve të shteteve që bëjnë pjesë në Komunitete”.
 Megjithatë, për një kohë të gjatë ata kanë qenë delegate të shteteve anëtare dhe
zgjidheshin sipas procedurave të veçanta nga secili shtet. Një mënyrë e tillë zgjedhjeje
nuk siguronte përfaqësim të mjaftueshëm të grupeve opozitare të parlamenteve të
shteteve anëtare, duke çuar kështu në një “deficit demokratik”. Në vitin 1976, Këshilli
nxori një vendim lidhur me zgjedhjen e përfaqësuesve në Parlament me votim të
përgjithshëm dhe direkt. Zgjedhjet e para të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta janë
mbajtur në vitin 1979. Që prej asaj kohe, Parlamenti ka shprehur vullnetin politik të 374
milionë qytetarëve të Bashkimit dhe ka përfaqësuar interesin e tyre në marrëdhënie me
institucionet e tjera të BE-së. Parlamenti Evropian i zhvillon punimet e tij në Francë,
Belgjikë dhe Luksemburgu. Sesionet plenare mujore, në të cilat merr pjesë çdo
eurodeputet, zhvillohen në Strasburg, qytet i cili konsiderohet edhe selia e Parlamentit
Evropian. Takimet e komiteteve parlamentare dhe çdo takim plenar shtesë zhvillohet
në Bruksel, ndërsa Luksemburgu është qendra e administratës se Parlamentit
(Sekretariati i Përgjithshëm).
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europian
Parlamenti ushtron tri funksione themelore :
Ai ushtron pushtetin legjislativ në bashkëpunim me Këshillin. Fakti që është një
organ i zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejte bën që Parlamenti të jetë garanti
kryesor i legjitimitetit të së drejtës evropiane.
Këshilli i BE-së dhe Komisioni Evropian janë të detyruara të kërkojnë mendimin e
Parlamentit, përpara se të adoptojnë një akt legjislativ, sa herë që Traktatet e
parashikojnë shprehimisht një gjë të tillë. Konsultime të tilla mund të jenë edhe
opsionale.
Parlamenti ushtron kontroll demokratik mbi të gjitha institucionet e BEsë,
veçanërisht mbi Komisionin. Ai gëzon te drejtën për të pranuar ose refuzuar
emërimin e Komisionarëve ; mund të paraqesë mocion mosbesimi ndaj Komisionit
në tërësi dhe Komisioni është i detyruar t’u përgjigjet pyetjeve të Parlamentit.
Veprimtaria e Parlamentit ndahet në dy faza kryesore :
Përgatitja e sesioneve plenare. Kjo bëhet nga anëtaret e Parlamentit në komisionet
parlamentare të cilat janë të specializuara në fusha të veçanta të aktivitetit të
Bashkimit. Çështjet për debat diskutohen edhe nga grupet politike.
Sesionet plenare. Gjate këtyre sesioneve Parlamenti shqyrton propozimet legjislative
si dhe voton dhe propozon amendamente përpara se të votojë tekstin në përgjithësi.
Në veprimtarinë e Parlamentit Evropian bëjnë pjesë edhe “komunikimet” me
Këshillin dhe Komisionin si dhe seancat e pyetjeve lidhur me gjendjen e Bashkimit
dhe situatën në botë.
 Këshilli është organi kryesor vendimmarrës i Bashkimit. Sikurse Parlamenti Evropian
edhe Këshilli është krijuar nga dispozitat e traktateve gjatë viteve ‘50. Ai përfaqëson
shtetet anëtare dhe në takimet e tij merr pjesë një ministër nga secila prej qeverive të
shteteve anëtare të BE-se, me varësi të natyrës së çështjeve që do të diskutohen në atë
takim. Marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me pjesën tjetër të botës mbahen nga
“Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dhe Marrëdhënieve me Jashtë”. Por një konfigurim i
tillë i Këshillit ka përgjegjësi të gjera edhe për çështje të politikës së përgjithshme,
prandaj takimet e tij mund të ndiqen nga secili prej ministrave të qeverive të shteteve
anëtare, sipas zgjedhjes së vete qeverive.
 Gjithsej ekzistojnë nënte konfigurime të ndryshme të Këshillit :
 Çështjet e Përgjithshme dhe Marrëdhëniet me Jashtë
 Çështjet Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN)
 Drejtësia dhe Punët e Brendshme
 Punësimi, Politikat Sociale, Shëndeti dhe Çështjet e Konsumatorit
 Konkurrenca (Tregu i Brendshëm, Industria dhe Kërkimet)
 Transporti, Telekomunikacionet dhe Energjia
 Bujqësia dhe Peshkimi
 Mjedisi
 Edukimi, Rinia dhe Kultura
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europian
 Komisioni është një organ i pavarur politikisht i cili përfaqëson dhe mbron interesat e
Bashkimit Evropian në tërësi. Ai përbën mekanizmin drejtues të BEse. Komisioni
Evropian përbëhet nga 25 anëtare të cilët emërohen një herë në pesë vjet, pa kaluar
gjashtë muaj nga data e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.
 Procedura e emërimit është e tillë :
 Qeveritë e shteteve anëtare bien dakord mbi emrin e personit që do të drejtojë
Komisionin për pesë vjetët e ardhshëm.
 Presidenti i Komisionit zgjedh, në bashkëpunim me qeveritë e shteteve anëtare, anëtaret
e tjerë të Komisionit.
 Parlamenti Evropian aprovon përbërjen e Komisionit të ri, në tërësi. Në rast se aprovohet,
Komisioni fillon nga puna janarin e ardhshëm.
 Selia e Komisionit Evropian është ne Bruksel, por ai ka një numër zyrash në
Luksemburgu, përfaqësi në të gjitha shtetet anëtare të BE-se si dhe delegacione në disa
prej kryeqyteteve të botës.
 Komisioni Evropian ushtron katër funksione themelore :
 Propozon aktet normative në Parlament dhe në Këshill ;
 Administron dhe zbaton politikat e BE-se si dhe buxhetin ;
 Është “gardiani” i Traktateve (së bashku me Gjykatën e Drejtësisë);
 Përfaqëson Bashkimin Evropian ne arenën ndërkombëtare.
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europian
 Gjykata e Drejtësisë është krijuar në vitin 1952 me Traktatin e
Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut. Detyre e saj është të
sigurojë që e drejta e BE-se të interpretohet dhe të zbatohet në mënyre
uniforme në të gjitha shtetet anëtare. Gjithashtu, Gjykata ka pushtetin
e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve gjyqësore ndermjet shteteve anëtare,
institucioneve të Bashkimit, personave fizike dhe juridike. Gjykata
është e përberë nga një gjyqtar prej secilit shtet anëtar, duke siguruar,
në këtë mënyre, përfaqësimin e sistemeve ligjore të të gjithë shteteve
anëtare të BE-se. Gjykata ndihmohet nga tetë “avokate të
përgjithshëm”, të cilët kanë për detyrë të japin mendimin e tyre për
çështjet që shtrohen për zgjidhje përpara gjykatës. Mendimet e tyre
jepen publikisht dhe duhet të jenë të paanshme. Gjyqtaret dhe avokatet
e përgjithshëm emërohen me marrëveshje të përbashkët të të gjithë
shteteve anëtare, për një mandat gjashte-vjeçar, i cili mund të
ripërtërihet me një ose dy periudha të mëtejshme tre-vjeçare.
 Çështjet kryesore që shtrohen për zgjidhje përpara Gjykatës :
 kërkesa për gjykim paraprak ;
 procedimi për shkelje të detyrimeve që rrjedhin nga traktatet ;
 procedimi për anullim të një vendimi ;
 procedimi për mosveprim.
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europian
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europian
 Që në origjinën e tij, BE ka përcaktuar një treg të vetëm
ekonomik përgjatë territorit te të gjithë anëtareve të saj.
Aktualisht është në përdorim një kurs i vetëm këmbimi në 16
anëtaret e eurozonës. E konsideruar si një ekonomi në vetme, BE
gjeneron një GDP nominalë prej 18,39 trilion dollarësh amerikan
që arrin gjeri në 22 % të output-it total ekonomik të botës në
terma të purchasing power parity, gjë që e bën atë ekonominë më
të madhe në botë për nga GDP nominalë dhe e dyta si bllok
ekonomik tregtar. Është gjithashtu eksportuesi më i madh i
mallrave (të mirave), importuesi i dytë më i madh dhe partneri
tragtar më i madh i disa vendeve si India dhe Kina.
 Nga 500 korporata, 170 prej tyre i kanë selitë të vendosura në
vendet e BE. Në maj 2007 papunësia e BE ishte 7 % kurse
investimet 21,4 % të GDP. Ka një variacion të madh në të
ardhurat vjetore për kokë të vendeve të BE, nga 7000 $ deri në 69
000 $.
Shtetet anëtare të BE kanë dizenjo pasaporte të standardizuara me fjalët “Bashkimi
Evropian” në gjuhët anëtare (nacionalë). Dy nga objektivat kryesore të Komunitetit
Ekonomik Evropian ishte zhvillimi i një tregu të përbashkët që u quajt më pas tregu i
vetëm dhe bashkimi i doganave midis shteteve anëtare. Tregu i vetëm përfshin
qarkullimin falas të të mirave, kapitalit, njerëzve, shërbimeve brenda BE dhe
bashkimin e doganave që përfshinte aplikimin e një tarifë të vetme të jashtme për të
gjitha të mirat që hynë në treg. Kur të mirat janë pranuar në treg, ato nuk mund të
bëhen më subjekt i taksave doganore, diskriminuese apo kuotave të importit kur
qarkullojnë brenda shteteve të BE. Shtetet jo anëtare të BE-se
si Islanda, Norvegjia, Zvicra marrin pjesë në tregun e vetëm por jo në bashkimin
doganor. Kjo gjysme tregti është e mbuluar nga legjislacioni i BE. Lëvizja e lirë e
kapitalit është menduar që të lejojë investimet si psh : blerja e pronave. Deri në
bashkimin monetar kjo pjesë ka qenë shumë e avashte, me pas pati zhvillim të
shpejte. Lëvizja e lirë e kapitalit deri tani është unikë sepse lejohet në mënyre të
barabarte edhe shtete jo anëtare. Lëvizja e lirë e personave nënkupton që qytetaret
mund të levizn lirisht ndërmjet shteteve anëtare për të jetuar, punuar, studiuar apo
për të dalë në pension. Kjo kërkoi uljen e formaliteteve administrative dhe njohjen e
kualifikimeve profesionale të shteteve të tjera. Një nder objektivat kryesore të BE që
ishte “kursi I vetëm këmbimi” u bë e ditur që në 1969 dhe u realizua jo më vonë se
në 1 janar 1999. Propozimi i 11 vendeve nga 15 anëtare ishte përdorimi i euros.
Në 2002 u bënë 12 anëtar dheqe atëherë është rritur gjithje e më shumë duke u bërë sot
me 16 vende anëtare (më i fundit anëtar është Sllovakia me 1 janar 2009). Të gjitha
vendet e tjera të BE, perveç Danimarkës dhe Britanisë së Madhe, i është lejuar të
bashkohen tek “euro” kur të kenë plotësuar kushtet ekonomik. Vetëm pak vende kanë
lejë për të hyrë. Suedia do bashkohet ekonomikisht, të bëhet pjesë e euros por jo të jetë
anëtare, pa i plotësuar kushtet e anëtarësimit. Qëllimi i krijimit të euros është :
lehtësimi i lëvizjes së qytetareve dhe i mallrave, duke eliminuar problemet e
shkëmbimit, nëpërmjet beries transparent të çmimin duke krijuar një treg financiar të
vetëm, me çmime të qëndrueshme dhe interesa të ulta më kurs këmbimi internacional
të mbrojtur nga dyndjet e mëdha tregtare në eurozonë. Ajo është gjithashtu e
nënkuptuar si simbol i integrimit dhe stimulues për më shumë. Eurozona dhe politikat
monetare për ato vende që i kanë adaptuar ato me konsensusin w BE, janë nën kontroll
të Bankës Qendrore Evropiane.
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europian
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europian
 31 marsi është njëra ndër datat më të rëndësishme në historinë e
Shqipërisë. Ky vend u bë anëtari i 28 i Kësaj Aleance Veri Atlantike
bashkë me Kroacinë.
 Shqipëria kishte një rrugë të gjatë drejt anëtarësimit në NATO, ku njëherë u
pranuar si anëtare e Këshillit për Bashkëpunim të Atlantikut të Veriut në
qershor 1992.
 Por, Shqipëria dhe Kroacia morën edhe zyrtarisht pranimin si anëtare të
NATO-së në takimin e nivelit të lartë të Aleancës që u mbajt në Strasburg më 3
dhe 4 prill 2009.
 Më 2003, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia nisën një nismë të përbashkët të
quajtur Grupi i Kartës së Adriatikut, të inkurajuar nga Shtetet e Bashkuara.
 Megjithatë, Maqedonia u bllokua nga bashkimi me Aleancën më 2008, kur
Greqia vuri veton ndaj përparimit të pranimit të vendit për shkak të
mosmarrëveshjes në vazhdim për emrin.
 Kroacia dhe Shqipëria, sidoqoftë, kanë bërë përpjekje të mëdha në rrugën e
tyre drejt pranimit në Aleancë. Vendet përcaktuan përparësitë e tyre më të larta
për të përmbushur standardet demokratikë, për të pakësuar korrupsionin dhe
për të luftuar krimin e organizuar, për të zbatuar reformën gjyqësore, për
përmirësimin e administratës publike dhe nxitjes së marrëdhënieve fqinjësore.
 Vendet anëtare të NATO-së mbikëqyrin reformat e parashikuara dhe vlerësojnë
zbatimin e tyre.
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europian
 Marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë meBashkimin
Evropian (BE) janë vendosur në vitin1991. Ngjarja më e
rëndësishme në marrëdhënietmidis Shqipërisë dhe
BE-së u shënua një vit mëvonë, në 11 maj 1992, me
nënshkrimin eMarrëveshjes së Tregtisë dhe
Bashkëpunimit ecila hyri në fuqi më 1 dhjetor 1992. Po
në këtëperiudhë, Shqipëria përfshihet në Sistemin
ePërgjithshëm të Preferencave (GSP), i
cilipërfaqësonte një regjim të
përgjithshëmpreferencash tregtare që BE-ja u ofronte
njënumri të gjerë vendesh me të cilat ajo
kishtemarrëdhënie kontraktuale.
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europian
Marrëveshja e Tregtisë
dheBashkëpunimit e 11 majit
1992i krijoi mundësinë
Shqipërisëqë të përfitojë nga
fondet eprogramit PHARE.
Kjopërbën një hap
tërëndësishëm në drejtim
tëristrukturimit të asistencës
sëBE-së ndaj Shqipërisë në
njësërë fushash që përkonin
mereformat në të cilat
ishteangazhuar vendi ynë.
Nëkuadrin e këtij programi,
nëperiudhën 1992-
2000,Shqipërisë i është dhënë
njëndihmë e konsiderueshme
 Në vitin 1996, Shqipëria ishte pranë nënshkrimittë një
marrëveshjeje tëre kontraktuale me BE-në, e cila, do të
hapterrugën për njëmarrëveshje klasikeasocimi. Por,
zgjedhjet ekontestuaraparlamentare të majit tëvitit
1996, së bashku mekrizën e thellë financiaredhe
sociale që pasoi nëfillim të vitit 1997 ngarenia e
skemavepiramidale, bënë që tëdështojë çdo
iniciativënë këtë drejtim.
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme, në këtëkohë, përcaktonte një sërë kushtesh
politikedhe ekonomike që vendet e Ballkanit duhej tëplotësonin për të zhvilluar dhe
forcuarmarrëdhëniet e tyre me BE-në. Këto kriterekishin të bënin me respektimin e
parimevedemokratike, liritë dhe të drejtat enjeriut, ndërtimin, respektimin dhe
forcimin eshtetit të së drejtës, mbrojtjen eminoriteteve, zhvillimin e ekonomisë
sëtregut, si dhe bashkëpunimin rajonal.
Në maj të vitit 1999, Bashkimi Evropian miratoi njëiniciativë të re për 5 vende te
Ballkanit: Shqipëria,ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kroacia,Bosnjë-
Hercegovina dhe Republika FederaleJugosllave, të quajtur Procesi i Stabilizim-
Asocimit(PSA). Që në fillimin e kësaj iniciative të re,Shqipëria do të bëhej pjesë e saj.
Ky proces ka përqëllim vendosjen e marrëdhënieve më të ngushtandërmjet BE-së dhe
vendeve të lartpërmendura,nëpërmjet Marrëveshjeve të Stabilizim-Asocimit(MSA).Në
nëntor të vitit 1999, Komisioni Evropian paraqitinjë raport mbi studimin e fizibilitetit
per hapjen ebisedimeve me Shqipërinë për nënshkrimin eMarrëveshjes së Stabilizim-
Asocimit duke arritur nëperfundimin se, megjithatë, Shqipëria nuk i kishteplotësuar
kushtet për një marrëveshje të tillë.
Në muajin nëntor të vitit 2000, u zhvillua në Zagrebtakimi i vendeve të përfshira në
procesin e stabilizim-asocimit. Në këtë takim BE-ja vendosi të
intensifikojëbashkëpunimin me Shqipërinë nëpërmjet krijimit tëGrupit të Nivelit të
Lartë Drejtues Shqipëri-BE. Qëllimii këtij grupi ishte të vlerësonte kapacitetin
eShqipërisë për të marrë përsipër detyrimet për njëMarrëveshje Stabilizim-Asocimi
me BE-në. Grupi iNivelit të Lartë Drejtues Shqipëri-BE zhvilloi tretakime në Tiranë
në përfundim të të cilave KomisioniEvropian hartoi një raport vlerësimi, ku
evidentohejprocesi i bërë dhe fushat ku ende nevojitenpërmirësime. Si përfundim,
Komisioni vlerësoi sendonëse mbetet ende për të bërë ne drejtim tëplotësimit te
detyrimeve që rrjedhin nga njëmarrëveshje stabilizim-asociimi, perspektiva e
hapjessë negociatave është rruga më e mirë për të ruajturtempin e ndryshimeve
politike dhe reformaveekonomike në vend. Për këtë qëllim, Komisioni arritinë
përfundimin se është çasti për të proceduar menjë Marrëveshje Stabilizim-Asociimi
me Shqipërinë.
Samiti i Selanikut i mbajtur me qershor 2003 i ashtuquajtur edheZagreb II konfirmon
perspektivën për aderim në BE të vendeve tërajonit të Ballkanit Perëndimor dhe i hap
rrugën shfrytëzimit tëinstrumentave të përdorur me vendet e reja anëtare.Kriteret e
Anetaresimit në Bashkimin EvropianPër t’u bërë anetare e BE-së, Shqipëria duhet të
plotësojë kriteret evendosura për të gjitha shtetet kandidate për anëtarësim
nëBashkimin Evropian të miratuara nga Këshilli Europian iKopenhagenit në qershor
të vitit 1993.Këto kritere janë të karakterit politik dhe ekonomik dheparashikojnë:•
Garantimin e demokracisë, shtetit të së drejtës, respektimin e tëdrejtave të njeriut dhe
të minoriteteve;• Vendosjen e një ekonomie tregu që mund t’i bëjë ballë
presionitkonkurrues dhe forcave të tregut të përbashkët europian.• shteti kandidat
duhet të jetë i aftë t’u përgjigjet detyrimeve qërrjedhin nga “acquis communautaire “
ose legjislacioni i BashkimitEvropian.
 10 Qershor 1999 – Miratimi iPaktit të Stabilitetit për EuropënJuglindore në
Këln. Nëdokumentin themelues, mëshumë se 40 vende partneredhe organizata
u angazhuan përtë forcuar në vendet e EuropësJuglindore "përpjekjet për
tënxitur paqen, demokracinë,respektin për të drejtat e njeriutdhe prosperitetin
ekonomik, nëmënyrë që të arrihet stabilitet nëtë gjithë rajonin".1999 -
Përfshirja e Shqipërisënë Regjimin AutonomPreferencial.19 - 20 Qershor 2000 -
KëshilliEuropian i Feiras shpall sevendet që janë pjesë e procesittë Stabilizim
Asociimitkonsiderohen "kandidatepotenciale" për anëtarësim
 24 Nëntor 2000 – Këshilli Europian iZagrebit lancon zyrtarisht procesin
eStabilizim Asociimit për 5 vendet eEuropës Juglindore, përfshirëShqipërinë.
Samiti theksoi lidhjen midisprogresit të vendeve të rajonit drejtdemokracisë,
sundimit të ligjit, pajtimitdhe bashkëpunimit rajonal në njërënanë dhe
perspektivës së anëtarësimittë mundshëm në BE në anën tjetër.2001 - Viti i
parë i zbatimit të ProgramitCARDS për vendet që janë pjesë eprocesit të
Stabilizim Asociimit.2001 - Komisioni rekomandon fillimin ebisedimeve për
Marrëveshjen eStabilizim Asociimit (MSA) meShqipërinë.Qershor 2001 –
Këshilli Europian iGöteborgut fton Komisionin Europianqë të paraqes draft
direktivat negociusetë MSA-së me Shqipërinë.
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europian
Tetor 2002 – Miratimi idirektivave për hapjen e bisedimevepër MSA me
Shqipërinë.31 Janar 2003 – Presidenti iKomisionit Europian, RomanoProdi shpall
zyrtarisht hapjen ebisedimeve për MSA mesShqipërisë dhe BE-së.21 Qershor 2003 -
Samiti iSelanikut konfirmon perspektivënEuropiane të vendeve të
BallkanitPerëndimor si dhe procesin eStabilizim Asociimit si kuadrinpolitik të
rrugës së tyre drejtanëtarësimit në BE.
Maj 2004 – Këshilli Europian lançonprogramin TAIEX për harmonizimin
elegjislacionit kombëtare të vendeve tëpërfshira në procesin e StabilizimAsociimit
me legjislacionin e BE-së.Qershor 2004 - Vendimi i Këshillit përPartneritetin e parë
Europian meShqipërinë.14 Prill 2005 – Nënshkrimi iMarrëveshjes së Ripranimit mes
Shqipëridhe BE-së.
Janar 2006 - Vendimi i Këshillit Europian përPartneritetin Europian të rishikuar
meShqipërinë.1 Maj 2006 - Hyrja në fuqi e Marrëveshjes sëRipranimit mes
Shqipërisë dhe KomunitetitEuropian.12 Qershor 2006 – Nënshkrimi iMarrëveshjes
së Stabilizim Asociimitmes Komuniteteve Europiane e Shteteve tëtyre Anëtare nga
njëra anë dhe Shqipërisënga ana tjetër.1 Dhjetor 2006 - Hyrja në fuqi eMarrëveshjes
së Përkohshme mes Shqipërisëdhe Komunitetit Europian.Janar 2007 - Hyrja në fuqi
e Instrumentit të ritë Ndihmës së Para-Aderimit (IPA).1 Janar 2008 – Nënshkrimi i
Marrëveshjes sëLehtësimit të Vizave mes Bashkimit Europiandhe Shqipërisë.18
Shkurt 2008 - Vendimi i Këshillit përPartneritetin Europian të rishikuar
meShqipërinë.
3 Qershor 2008 - Komisioni Europian (KE) paraqet Udhërrëfyesin eLiberalizimit të
Vizave për Shqipërinë . Ky dokument përcakton 42standarde lidhur me masat që
adresuar nga autoritetet shqiptare nëmënyrë që të mundësohet regjimi pa viza për
qytetarët shqiptarë.1 Prill 2009 - Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim
Asociimit.28 Prill 2009 – Qeveria shqiptare dorëzon Aplikimin e Shqipërisë
përAnëtarësim në BE.27 Maj 2010 – KE miraton propozimin që i mundëson
qytetarëve tëShqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës të drejtën për të udhëtua pa
vizaafatshkurtër në vendet e hapësirës Shengen.8 Nëntor 2010 – Këshilli miraton
vendimin për liberalizimin e vizave afatshkurtër për qytetarët shqiptarë.9 Nëntor
2010 - KE paraqet Opinionin mbi Aplikimin e Shqipërisë përAnëtarësim në BE, ku
nuk propozohet as dhënia e statusit të venditkandidat e as hapja e negociatave.
Opinioni përcakton 12 prioritete kyçeqë duhen të adresohen nga Shqipëria në
mënyrë që të matet progresi isaj drejt BE-së.
10 Qershor 2011 - Qeveria shqiptaremiraton Planin e Veprimit që adreson12
prioritetet kyçe të Opinionit të KE,lidhur me: funksionimin e duhur tëParlamentit,
forcimin e shtetit ligjor,realizimin e reformave nëadministratën publike, luftën
kundërkorrupsionit dhe kundër krimit tëorganizuar, forcimin e të drejtave
tëpronësisë, përforcimin e mbrojtjes sëtë drejtave të njeriut dhepërmirësimin e
trajtimit të tëburgosurve.12 Tetor 2011 - KE publikonRaportin e Progresit të 2011
përShqipërinë i cili nuk propozoi asdhënien e statusit të vendit kandidate as hapjen e
negociatave përanëtarësim
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europian
10 Tetor 2012 - KE publikon Raportin e Progresit të 2012për Shqipërinë i cili propozon
dhënien e statusit të venditkandidat të kushtëzuar. 12 dhjetor 2012 - Këshilli Europian
përshëndetipërparimin e përgjithshëm të bërë nga Shqipëria nëpërmbushjen e 12
kritereve kyçe të përcaktuara nëopinionin e Komisionit në 2010. Megjithatë, statusi
ikandidatit do t’i jepet Tiranës sapo ekzekutivi i BE-së tëraportojë që progresi i
nevojshëm është arritur në fushëne reformave të administratës gjyqësore dhe publike,
sidhe në rishikimin e rregullave të procedurësparlamentare. “Mbarëvajtja e sukseshme e
zgjedhjeveparlamentare në 2013 do të jetë një test i rëndësishëmpër funksionimin
normal të institucioneve demokratike tëvendit”,theksuan ministrat.
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europian

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

Problemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotGenti Mustafaj
 
Ekonomia e Shqiperise
Ekonomia e ShqiperiseEkonomia e Shqiperise
Ekonomia e ShqiperiseAron Neli
 
Mjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokalMjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokalolinuhi
 
Energjia Berthamore
Energjia Berthamore Energjia Berthamore
Energjia Berthamore MartinGega98
 
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaMenyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaValmir Nuredini
 
Shkaqet e ndotjes akustike
Shkaqet e ndotjes akustikeShkaqet e ndotjes akustike
Shkaqet e ndotjes akustikeolinuhi
 
Cfare ishte Holokausti?
Cfare ishte Holokausti?Cfare ishte Holokausti?
Cfare ishte Holokausti?Valeria Baçi
 
Projekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzikeProjekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzikeS Gashi
 
shkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburFialdoMema
 
turizmi ne shqiperi
 turizmi ne shqiperi  turizmi ne shqiperi
turizmi ne shqiperi manomano46
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriDonikaLici
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boteroreXheni Marku
 
matematika projekt
matematika projektmatematika projekt
matematika projektFacebook
 
Historia e skënderbeut
Historia e skënderbeutHistoria e skënderbeut
Historia e skënderbeutenis vladi
 
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiKomunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiElton Gjoka
 
Trapezi dhe delltoidi
Trapezi dhe delltoidi Trapezi dhe delltoidi
Trapezi dhe delltoidi Besjona Jusufi
 
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutroli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutmikaela basha
 
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne ShqiperiProjekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne ShqiperiMarinela Abedini
 
Prodhimi i energjise
Prodhimi i energjiseProdhimi i energjise
Prodhimi i energjiseroberto1723
 

Was ist angesagt? (20)

Problemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sot
 
Ekonomia e Shqiperise
Ekonomia e ShqiperiseEkonomia e Shqiperise
Ekonomia e Shqiperise
 
Mjedisi
MjedisiMjedisi
Mjedisi
 
Mjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokalMjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokal
 
Energjia Berthamore
Energjia Berthamore Energjia Berthamore
Energjia Berthamore
 
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaMenyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
 
Shkaqet e ndotjes akustike
Shkaqet e ndotjes akustikeShkaqet e ndotjes akustike
Shkaqet e ndotjes akustike
 
Cfare ishte Holokausti?
Cfare ishte Holokausti?Cfare ishte Holokausti?
Cfare ishte Holokausti?
 
Projekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzikeProjekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzike
 
shkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humbur
 
turizmi ne shqiperi
 turizmi ne shqiperi  turizmi ne shqiperi
turizmi ne shqiperi
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në Shqipëri
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
 
matematika projekt
matematika projektmatematika projekt
matematika projekt
 
Historia e skënderbeut
Historia e skënderbeutHistoria e skënderbeut
Historia e skënderbeut
 
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiKomunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperi
 
Trapezi dhe delltoidi
Trapezi dhe delltoidi Trapezi dhe delltoidi
Trapezi dhe delltoidi
 
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutroli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
 
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne ShqiperiProjekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
 
Prodhimi i energjise
Prodhimi i energjiseProdhimi i energjise
Prodhimi i energjise
 

Andere mochten auch

Shqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-seShqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-seArlinda
 
Pasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiPasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiMerkur Sinani
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareKe Keiss
 
Shqiperia dhe Integrimi Evropian
Shqiperia dhe Integrimi EvropianShqiperia dhe Integrimi Evropian
Shqiperia dhe Integrimi EvropianAferdita Bicaku
 
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Liil Otr
 
Pasurite natyrore te trevave shqiptare
Pasurite natyrore te trevave shqiptarePasurite natyrore te trevave shqiptare
Pasurite natyrore te trevave shqiptareDarla Evangjeli
 
Projekt gjeografi
Projekt gjeografiProjekt gjeografi
Projekt gjeografiUeda Rrukaj
 

Andere mochten auch (8)

Shqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-seShqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-se
 
Pasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiPasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperi
 
Projekt gjeografie
Projekt gjeografieProjekt gjeografie
Projekt gjeografie
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
 
Shqiperia dhe Integrimi Evropian
Shqiperia dhe Integrimi EvropianShqiperia dhe Integrimi Evropian
Shqiperia dhe Integrimi Evropian
 
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
 
Pasurite natyrore te trevave shqiptare
Pasurite natyrore te trevave shqiptarePasurite natyrore te trevave shqiptare
Pasurite natyrore te trevave shqiptare
 
Projekt gjeografi
Projekt gjeografiProjekt gjeografi
Projekt gjeografi
 

Ähnlich wie Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europian

Projekt(ed.shoqerore)
Projekt(ed.shoqerore)Projekt(ed.shoqerore)
Projekt(ed.shoqerore)S Gashi
 
E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian Melos Jashari
 
Institucionet e be-se
Institucionet e be-seInstitucionet e be-se
Institucionet e be-sealteareci
 
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE Refik Mustafa
 
Institucionet e be se
Institucionet e be seInstitucionet e be se
Institucionet e be seegzona1
 
Abc of european_law_sq
Abc of european_law_sqAbc of european_law_sq
Abc of european_law_sqadmir93
 
Lorenc Gordani, Lecture on the European Commission (in Albanian Language), AC...
Lorenc Gordani, Lecture on the European Commission (in Albanian Language), AC...Lorenc Gordani, Lecture on the European Commission (in Albanian Language), AC...
Lorenc Gordani, Lecture on the European Commission (in Albanian Language), AC...Lorenc Gordani
 
Instutucionet dhe politika e u2
Instutucionet dhe politika e u2Instutucionet dhe politika e u2
Instutucionet dhe politika e u2kulla 2010
 
Traktatet e Bashkimit Europian
Traktatet e Bashkimit EuropianTraktatet e Bashkimit Europian
Traktatet e Bashkimit EuropianDenis Meça
 
Punim seminarik sistemi udheheqes ne be
Punim seminarik sistemi udheheqes ne bePunim seminarik sistemi udheheqes ne be
Punim seminarik sistemi udheheqes ne beJasir Z
 
E drejt be.docx
E drejt be.docxE drejt be.docx
E drejt be.docxitsJozef
 
Traktatet e Bashkimit Europian
Traktatet e Bashkimit EuropianTraktatet e Bashkimit Europian
Traktatet e Bashkimit EuropianMikaela Mema
 
Intitucionet E Be S
Intitucionet E Be  SIntitucionet E Be  S
Intitucionet E Be Sbaron
 

Ähnlich wie Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europian (20)

Be
BeBe
Be
 
Projekt(ed.shoqerore)
Projekt(ed.shoqerore)Projekt(ed.shoqerore)
Projekt(ed.shoqerore)
 
Be
BeBe
Be
 
Bashkimi Europian
Bashkimi EuropianBashkimi Europian
Bashkimi Europian
 
projekt histori
projekt historiprojekt histori
projekt histori
 
E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian
 
Institucionet e be-se
Institucionet e be-seInstitucionet e be-se
Institucionet e be-se
 
Bashkimi evropian
Bashkimi evropianBashkimi evropian
Bashkimi evropian
 
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
 
EVROPA
EVROPA  EVROPA
EVROPA
 
Institucionet e be se
Institucionet e be seInstitucionet e be se
Institucionet e be se
 
Abc of european_law_sq
Abc of european_law_sqAbc of european_law_sq
Abc of european_law_sq
 
Keshilli i evropes
Keshilli i evropesKeshilli i evropes
Keshilli i evropes
 
Lorenc Gordani, Lecture on the European Commission (in Albanian Language), AC...
Lorenc Gordani, Lecture on the European Commission (in Albanian Language), AC...Lorenc Gordani, Lecture on the European Commission (in Albanian Language), AC...
Lorenc Gordani, Lecture on the European Commission (in Albanian Language), AC...
 
Instutucionet dhe politika e u2
Instutucionet dhe politika e u2Instutucionet dhe politika e u2
Instutucionet dhe politika e u2
 
Traktatet e Bashkimit Europian
Traktatet e Bashkimit EuropianTraktatet e Bashkimit Europian
Traktatet e Bashkimit Europian
 
Punim seminarik sistemi udheheqes ne be
Punim seminarik sistemi udheheqes ne bePunim seminarik sistemi udheheqes ne be
Punim seminarik sistemi udheheqes ne be
 
E drejt be.docx
E drejt be.docxE drejt be.docx
E drejt be.docx
 
Traktatet e Bashkimit Europian
Traktatet e Bashkimit EuropianTraktatet e Bashkimit Europian
Traktatet e Bashkimit Europian
 
Intitucionet E Be S
Intitucionet E Be  SIntitucionet E Be  S
Intitucionet E Be S
 

Mehr von Jetmira Sula

Udhetim neper Evrope: “ Njohja dhe promovimi I vlerave shpirterore dhe peisa...
Udhetim neper Evrope:  “ Njohja dhe promovimi I vlerave shpirterore dhe peisa...Udhetim neper Evrope:  “ Njohja dhe promovimi I vlerave shpirterore dhe peisa...
Udhetim neper Evrope: “ Njohja dhe promovimi I vlerave shpirterore dhe peisa...Jetmira Sula
 
Legjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisit
Legjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisitLegjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisit
Legjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisitJetmira Sula
 
Tema:Forca dhe levizja ne jeten e perditshme
Tema:Forca dhe levizja ne jeten e perditshmeTema:Forca dhe levizja ne jeten e perditshme
Tema:Forca dhe levizja ne jeten e perditshmeJetmira Sula
 
Tema:Qyteti antik i Romes
Tema:Qyteti antik i RomesTema:Qyteti antik i Romes
Tema:Qyteti antik i RomesJetmira Sula
 
Tema:Lufta kunder duhanit
Tema:Lufta kunder duhanitTema:Lufta kunder duhanit
Tema:Lufta kunder duhanitJetmira Sula
 

Mehr von Jetmira Sula (6)

Udhetim neper Evrope: “ Njohja dhe promovimi I vlerave shpirterore dhe peisa...
Udhetim neper Evrope:  “ Njohja dhe promovimi I vlerave shpirterore dhe peisa...Udhetim neper Evrope:  “ Njohja dhe promovimi I vlerave shpirterore dhe peisa...
Udhetim neper Evrope: “ Njohja dhe promovimi I vlerave shpirterore dhe peisa...
 
Legjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisit
Legjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisitLegjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisit
Legjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisit
 
Tema:Forca dhe levizja ne jeten e perditshme
Tema:Forca dhe levizja ne jeten e perditshmeTema:Forca dhe levizja ne jeten e perditshme
Tema:Forca dhe levizja ne jeten e perditshme
 
Tema:Qyteti antik i Romes
Tema:Qyteti antik i RomesTema:Qyteti antik i Romes
Tema:Qyteti antik i Romes
 
Tema:Reklama
Tema:ReklamaTema:Reklama
Tema:Reklama
 
Tema:Lufta kunder duhanit
Tema:Lufta kunder duhanitTema:Lufta kunder duhanit
Tema:Lufta kunder duhanit
 

Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europian

  • 1. Tema : Evropa e bashkuar dhe identiteti europian Shqiperia drejt integrimit europian Lenda:Histori baze.
  • 2. Objektivat: Te analizojme veprimtarine e institucioneve te Be-se Rruga eShqiperise drejt anetaresimit ne NATO  Politika ekonomike e Be Te analizojme integrimin euroatlantik te Shqiperise Te njihemi me strukturen dhe historikun e BE-se Te rendisim vendet anetare te BE
  • 3.  Bashkimi Evropian (shkurtesa shqip: BE, zyrtarisht : EU) është një bashkësi e disa shteteve Evropiane e themeluar me qëllim të lirisë së qarkullimit të mallrave. Në fillim të themelimit përbëhej nga një numër i vogël shtetesh. Me rënien e Bashkimit Sovjetik, u bë paraqitja e kërkesave për anëtarësim nga shtete ish-komuniste. Edhe pse si organizatë gjithë- Evropiane është Këshilli i Sigurimit të Evropës, nga shumë vende të botës edhe BE njihet si organizatë gjithë Evropiane.
  • 5.  Guri i themelit për krijimin e Bashkimit Evropian u vendos nga Ministri i Jashtëm Francez, Robert Schuman, në deklaratën e tij të 9 majit të vitit 1950, në të cilën ai parashtroi idenë e përpunuar më parë me Jean Monnet për bashkimin e industrive evropiane të qymyrit dhe çelikut. Sipas tij, kjo do të përbënte një nismë historike për ndërtimin e një “Evrope të organizuar dhe vitale”, pa të cilën paqja në botë do të ishte e pamundur. Plani Schuman u bë realitet me nënshkrimin në Paris të Traktatit Themelues të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut më 18 prill të vitit1951.  Në nënshkrimin e traktatit merrnin pjesëG Jermania, Franca, Belgjika, Italia, Holanda, dhe Luksemburgu. Një tjetër zhvillim i rëndësishëm erdhi disa vjet më vonë me Traktatet e Romës, të 25 marsit të vitit 1957, të cilat krijuan Komunitetin Ekonomik Evropiandhe Komunitetin Evropian të Energjisë Atomike (EUROATOM). Krijimi i Bashkimit Evropian me Traktatin e Mastrihtit shënoi një hap te mëtejshëm në rrugën e bashkimit politik të Evropës. Megjithëse ky traktat u nënshkrua më 7 shkurt të vitit 1992,
  • 6. Bashkimi Evropian mori një zhvillim të mëtejshëm me Traktatin e Amsterdamit i cili u nënshkrua me 1 tetor të vitit 1997 dhe hyri në fuqi më 1 maj të vitit 1999 pas ratifikimit nga të gjitha shtetet anëtare. Traktati i Amsterdamit ka modifikuar përmbajtjen e Traktatit të Mastrihtit në pesë fusha kryesore : liria, siguria dhe drejtësia, qytetaria e Bashkimit, politika e jashtme, institucionet e BE-së Gjate samitit të Nicës më 7-11 dhjetor 2000, kryetarët e shteteve dhe të qeverive si dhe ministrat e jashtëm të shteteve anëtare, pas një maratone të gjatë bisedimesh, ranë dakord për miratimin e një kushtetute për Bashkimin Evropian. Traktati i Nicës përmban dispozita mbi ndarjen e pushteteve dhe procedurat vendimmarrëse të BE-së. Traktati u miratua në mënyrë përfundimtare nga qeveritë e shteteve anëtare më 26 shkurt të vitit 2001, datë kur u nënshkrua nga ministrat e jashtëm. Pas kësaj, hyri në fuqi më 1 shkurt 2003, pas ratifikimit nga parlamentet e të gjitha shteteve anëtare
  • 8. Shtylla e parë Komunitetet Evropiane  Shtylla e parë përbëhet nga tri Komunitetet Evropiane (Komuniteti Evropian, Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut dhe Euroatomi). Në momentin e themelimit të BE-së, Komuniteti Ekonomik Evropian mori emrin Komuniteti Evropian. Një ndryshim i tillë synon të shprehë kalimin nga një komunitet tërësisht ekonomik në një bashkim politik. Përfshirja e të trija komuniteteve në një shtyllë të vetme nuk nënkupton ndonjë unifikim të tyre. Shtylla e parë përfaqëson juridiksionin komunitar në formën e tij më të lartë. Brenda kuadrit të Komunitetit Evropian, institucionet komunitare mund të hartojnë normat komunitare në fushat përkatëse të veprimtarisë së tyre, të cilat zbatohen direkt mbi shtetet anëtare dhe kanë epërsi ndaj së drejtës së brendshme. Në zemër të KE-së qëndron tregu i përbashkët me katër liritë e tij themelore (liria e lëvizjes së personave, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit) si dhe rregullat mbi konkurrencën.
  • 9.  Përpara hyrjes në fuqi të Traktatit të Bashkimit Evropian, bashkëpunimi politik ndërmjet shteteve rregullohej nga marrëveshjet e vitit 1970 “mbi Bashkëpunimin Politik Evropian” si dhe nga Akti i Përbashkët Evropian. Këto marrëveshje parashikonin konsultime të rregullta ndërmjet ministrave të jashtëm dhe kontakte të vazhdueshme ndërmjet departamenteve qeveritare. Megjithatë, të gjitha vendimet merreshin me unanimitet. Përsa u përket çështjeve të sigurisë, bashkëpunimi kufizohej vetëm në aspektet politike dhe financiarë. Megjithatë, krizat ndërkombëtare të viteve ‘90 (Lufta e Gjirit, lufta civile në ish-Jugosllavi) treguan se instrumente të tilla të politikës së jashtme nuk ishin në gjendje t’i siguronin Bashkimit Evropian ndikimin e merituar në arenën ndërkombëtare.  Me Traktatin e Bashkimit Evropian, Kryetarët Shteteve dhe Qeverive ranë dakord të zhvillonin një politikë të jashtme dhe sigurie të përbashkët. Pjesa më e madhe e vendimeve, në kuadër të kësaj politike, merren ende nëpërmjet bashkëpunimit të shteteve. Megjithatë, janë parashikuar një sërë mjetesh të reja si, për shembull, pozicionet e përbashkëta, masat dhe veprimet e përbashkëta si dhe vendimet kuadër.
  • 10.  Bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe policore të shteteve anëtare synon t’u ofrojë qytetarëve evropiane liri, siguri dhe drejtësi, duke parandaluar dhe luftuar bashkërisht krimin, racizmin dhe ksenofobinë. Bashkëpunimi gjyqësor ka të bëjë gjithashtu me lehtësimin dhe përshpejtimin e bashkëpunimit në fushën e zbatimit të vendimeve penale, lehtësimin e ekstradimit ndërmjet shteteve anëtare, vendosjen e normave penale uniforme në luftën ndaj krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikut të drogës. Njëlloj si në fushën e politikës e jashtme dhe sigurisë së përbashkët, bashkëpunimi në fushën e drejtësisë dhe të punëve të brendshme zhvillohet jashtë kuadrit vendimmarrës të Komunitetit Evropian.
  • 11.  Këshilli Evropian  Këshilli Evropian lindi nga Samitet e Kryetarëve të Shteteve dhe të Qeverive të vendeve anëtare. Në Samitin e Parisit të mbajtur në dhjetor 1974, u vendos që këto takime të mbaheshin tri herë në vit dhe të merrnin emrin Këshill Evropian. Në vitin 1987, Akti i Përbashkët Evropian e bëri Këshillin Evropian pjesë të strukturës institucionale të Komunitetit. Tashmë ai është pjesë e Bashkimit Evropian.  Kryetarët e Shteteve dhe të Qeverive si dhe Presidenti i Komisionit takohen rregullisht të paktën dy herë në vit. Ata shoqërohen nga Ministri i Jashtëm si dhe një Anëtar i Komisionit.  Funksioni themelor i Këshillit Evropian është përcaktimi i drejtimeve kryesore politike për integrimin Evropian. Ai e realizon një gjë të tillë duke marrë vendimet kryesore politike si dhe duke instruktuar Këshillin ose Përfaqësuesit Shteteve Anëtare. Në këtë mënyrë, Këshilli Evropian ka drejtuar punën për bashkimin ekonomik dhe monetar, zgjedhjen e drejtpërdrejte të parlamentit si dhe një numër aplikimesh për aderim
  • 13.  Këshilli i Ministrave duhet dalluar nga Këshilli Evropian, edhe pse këto dy institucione janë të lidhura ngusht në mes veti. Në fakt , Këshilli Evropian nuk konsiderohet instittucion i BE-së. Këshilli Evropian përbëhet nga kryetarët e shteteve dhe të qeverive, të cilat takohen dy herë në vit. Tubimet e Këshilit Evropian quhen Samite. Roli i Këshillit Evropian është iI përqendruar kryesisht në përcaktimin e kahes politike të UE-së Ky institucion ekziston nga vitit 1974, kur u miratua propozimi i Zhiskar D>Estenit, që udhëheqësit e shteteve të takohen në formë dhe në mynyrë të rregullt për të diskutuar çështjet e bashkësisë që kanë të bëjnë me politiken e jashtme. Kurse Këshilli i Ministrave , ekziston që nga themelimi i BE-së
  • 15.  Origjina e Parlamentit Evropian fillon në vitet 50-te me traktatet themeluese. Parlamenti Evropian përbëhet nga 730 deputete, të cilët zgjidhen me votim të drejtpërdrejte nga qytetarët e shteteve anëtare. Kjo do të thotë se Parlamenti Evropian gëzon legjitimitet demokratik dhe se është i vetmi organ përfaqësues i qytetarëve të Bashkimit. Zgjedhjet parlamentare mbahen një herë në pesë vjet dhe të drejtën e votës e gëzon çdo qytetar evropian që është regjistruar si votues. Përsa i përket zgjedhjes në mënyrë të drejtpërdrejte, anëtarët e Parlamentit, sipas traktateve themeluese “janë përfaqësues të popujve të shteteve që bëjnë pjesë në Komunitete”.  Megjithatë, për një kohë të gjatë ata kanë qenë delegate të shteteve anëtare dhe zgjidheshin sipas procedurave të veçanta nga secili shtet. Një mënyrë e tillë zgjedhjeje nuk siguronte përfaqësim të mjaftueshëm të grupeve opozitare të parlamenteve të shteteve anëtare, duke çuar kështu në një “deficit demokratik”. Në vitin 1976, Këshilli nxori një vendim lidhur me zgjedhjen e përfaqësuesve në Parlament me votim të përgjithshëm dhe direkt. Zgjedhjet e para të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta janë mbajtur në vitin 1979. Që prej asaj kohe, Parlamenti ka shprehur vullnetin politik të 374 milionë qytetarëve të Bashkimit dhe ka përfaqësuar interesin e tyre në marrëdhënie me institucionet e tjera të BE-së. Parlamenti Evropian i zhvillon punimet e tij në Francë, Belgjikë dhe Luksemburgu. Sesionet plenare mujore, në të cilat merr pjesë çdo eurodeputet, zhvillohen në Strasburg, qytet i cili konsiderohet edhe selia e Parlamentit Evropian. Takimet e komiteteve parlamentare dhe çdo takim plenar shtesë zhvillohet në Bruksel, ndërsa Luksemburgu është qendra e administratës se Parlamentit (Sekretariati i Përgjithshëm).
  • 17. Parlamenti ushtron tri funksione themelore : Ai ushtron pushtetin legjislativ në bashkëpunim me Këshillin. Fakti që është një organ i zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejte bën që Parlamenti të jetë garanti kryesor i legjitimitetit të së drejtës evropiane. Këshilli i BE-së dhe Komisioni Evropian janë të detyruara të kërkojnë mendimin e Parlamentit, përpara se të adoptojnë një akt legjislativ, sa herë që Traktatet e parashikojnë shprehimisht një gjë të tillë. Konsultime të tilla mund të jenë edhe opsionale. Parlamenti ushtron kontroll demokratik mbi të gjitha institucionet e BEsë, veçanërisht mbi Komisionin. Ai gëzon te drejtën për të pranuar ose refuzuar emërimin e Komisionarëve ; mund të paraqesë mocion mosbesimi ndaj Komisionit në tërësi dhe Komisioni është i detyruar t’u përgjigjet pyetjeve të Parlamentit. Veprimtaria e Parlamentit ndahet në dy faza kryesore : Përgatitja e sesioneve plenare. Kjo bëhet nga anëtaret e Parlamentit në komisionet parlamentare të cilat janë të specializuara në fusha të veçanta të aktivitetit të Bashkimit. Çështjet për debat diskutohen edhe nga grupet politike. Sesionet plenare. Gjate këtyre sesioneve Parlamenti shqyrton propozimet legjislative si dhe voton dhe propozon amendamente përpara se të votojë tekstin në përgjithësi. Në veprimtarinë e Parlamentit Evropian bëjnë pjesë edhe “komunikimet” me Këshillin dhe Komisionin si dhe seancat e pyetjeve lidhur me gjendjen e Bashkimit dhe situatën në botë.
  • 18.  Këshilli është organi kryesor vendimmarrës i Bashkimit. Sikurse Parlamenti Evropian edhe Këshilli është krijuar nga dispozitat e traktateve gjatë viteve ‘50. Ai përfaqëson shtetet anëtare dhe në takimet e tij merr pjesë një ministër nga secila prej qeverive të shteteve anëtare të BE-se, me varësi të natyrës së çështjeve që do të diskutohen në atë takim. Marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me pjesën tjetër të botës mbahen nga “Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dhe Marrëdhënieve me Jashtë”. Por një konfigurim i tillë i Këshillit ka përgjegjësi të gjera edhe për çështje të politikës së përgjithshme, prandaj takimet e tij mund të ndiqen nga secili prej ministrave të qeverive të shteteve anëtare, sipas zgjedhjes së vete qeverive.  Gjithsej ekzistojnë nënte konfigurime të ndryshme të Këshillit :  Çështjet e Përgjithshme dhe Marrëdhëniet me Jashtë  Çështjet Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN)  Drejtësia dhe Punët e Brendshme  Punësimi, Politikat Sociale, Shëndeti dhe Çështjet e Konsumatorit  Konkurrenca (Tregu i Brendshëm, Industria dhe Kërkimet)  Transporti, Telekomunikacionet dhe Energjia  Bujqësia dhe Peshkimi  Mjedisi  Edukimi, Rinia dhe Kultura
  • 20.  Komisioni është një organ i pavarur politikisht i cili përfaqëson dhe mbron interesat e Bashkimit Evropian në tërësi. Ai përbën mekanizmin drejtues të BEse. Komisioni Evropian përbëhet nga 25 anëtare të cilët emërohen një herë në pesë vjet, pa kaluar gjashtë muaj nga data e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.  Procedura e emërimit është e tillë :  Qeveritë e shteteve anëtare bien dakord mbi emrin e personit që do të drejtojë Komisionin për pesë vjetët e ardhshëm.  Presidenti i Komisionit zgjedh, në bashkëpunim me qeveritë e shteteve anëtare, anëtaret e tjerë të Komisionit.  Parlamenti Evropian aprovon përbërjen e Komisionit të ri, në tërësi. Në rast se aprovohet, Komisioni fillon nga puna janarin e ardhshëm.  Selia e Komisionit Evropian është ne Bruksel, por ai ka një numër zyrash në Luksemburgu, përfaqësi në të gjitha shtetet anëtare të BE-se si dhe delegacione në disa prej kryeqyteteve të botës.  Komisioni Evropian ushtron katër funksione themelore :  Propozon aktet normative në Parlament dhe në Këshill ;  Administron dhe zbaton politikat e BE-se si dhe buxhetin ;  Është “gardiani” i Traktateve (së bashku me Gjykatën e Drejtësisë);  Përfaqëson Bashkimin Evropian ne arenën ndërkombëtare.
  • 22.  Gjykata e Drejtësisë është krijuar në vitin 1952 me Traktatin e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut. Detyre e saj është të sigurojë që e drejta e BE-se të interpretohet dhe të zbatohet në mënyre uniforme në të gjitha shtetet anëtare. Gjithashtu, Gjykata ka pushtetin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve gjyqësore ndermjet shteteve anëtare, institucioneve të Bashkimit, personave fizike dhe juridike. Gjykata është e përberë nga një gjyqtar prej secilit shtet anëtar, duke siguruar, në këtë mënyre, përfaqësimin e sistemeve ligjore të të gjithë shteteve anëtare të BE-se. Gjykata ndihmohet nga tetë “avokate të përgjithshëm”, të cilët kanë për detyrë të japin mendimin e tyre për çështjet që shtrohen për zgjidhje përpara gjykatës. Mendimet e tyre jepen publikisht dhe duhet të jenë të paanshme. Gjyqtaret dhe avokatet e përgjithshëm emërohen me marrëveshje të përbashkët të të gjithë shteteve anëtare, për një mandat gjashte-vjeçar, i cili mund të ripërtërihet me një ose dy periudha të mëtejshme tre-vjeçare.  Çështjet kryesore që shtrohen për zgjidhje përpara Gjykatës :  kërkesa për gjykim paraprak ;  procedimi për shkelje të detyrimeve që rrjedhin nga traktatet ;  procedimi për anullim të një vendimi ;  procedimi për mosveprim.
  • 25.  Që në origjinën e tij, BE ka përcaktuar një treg të vetëm ekonomik përgjatë territorit te të gjithë anëtareve të saj. Aktualisht është në përdorim një kurs i vetëm këmbimi në 16 anëtaret e eurozonës. E konsideruar si një ekonomi në vetme, BE gjeneron një GDP nominalë prej 18,39 trilion dollarësh amerikan që arrin gjeri në 22 % të output-it total ekonomik të botës në terma të purchasing power parity, gjë që e bën atë ekonominë më të madhe në botë për nga GDP nominalë dhe e dyta si bllok ekonomik tregtar. Është gjithashtu eksportuesi më i madh i mallrave (të mirave), importuesi i dytë më i madh dhe partneri tragtar më i madh i disa vendeve si India dhe Kina.  Nga 500 korporata, 170 prej tyre i kanë selitë të vendosura në vendet e BE. Në maj 2007 papunësia e BE ishte 7 % kurse investimet 21,4 % të GDP. Ka një variacion të madh në të ardhurat vjetore për kokë të vendeve të BE, nga 7000 $ deri në 69 000 $.
  • 26. Shtetet anëtare të BE kanë dizenjo pasaporte të standardizuara me fjalët “Bashkimi Evropian” në gjuhët anëtare (nacionalë). Dy nga objektivat kryesore të Komunitetit Ekonomik Evropian ishte zhvillimi i një tregu të përbashkët që u quajt më pas tregu i vetëm dhe bashkimi i doganave midis shteteve anëtare. Tregu i vetëm përfshin qarkullimin falas të të mirave, kapitalit, njerëzve, shërbimeve brenda BE dhe bashkimin e doganave që përfshinte aplikimin e një tarifë të vetme të jashtme për të gjitha të mirat që hynë në treg. Kur të mirat janë pranuar në treg, ato nuk mund të bëhen më subjekt i taksave doganore, diskriminuese apo kuotave të importit kur qarkullojnë brenda shteteve të BE. Shtetet jo anëtare të BE-se si Islanda, Norvegjia, Zvicra marrin pjesë në tregun e vetëm por jo në bashkimin doganor. Kjo gjysme tregti është e mbuluar nga legjislacioni i BE. Lëvizja e lirë e kapitalit është menduar që të lejojë investimet si psh : blerja e pronave. Deri në bashkimin monetar kjo pjesë ka qenë shumë e avashte, me pas pati zhvillim të shpejte. Lëvizja e lirë e kapitalit deri tani është unikë sepse lejohet në mënyre të barabarte edhe shtete jo anëtare. Lëvizja e lirë e personave nënkupton që qytetaret mund të levizn lirisht ndërmjet shteteve anëtare për të jetuar, punuar, studiuar apo për të dalë në pension. Kjo kërkoi uljen e formaliteteve administrative dhe njohjen e kualifikimeve profesionale të shteteve të tjera. Një nder objektivat kryesore të BE që ishte “kursi I vetëm këmbimi” u bë e ditur që në 1969 dhe u realizua jo më vonë se në 1 janar 1999. Propozimi i 11 vendeve nga 15 anëtare ishte përdorimi i euros.
  • 27. Në 2002 u bënë 12 anëtar dheqe atëherë është rritur gjithje e më shumë duke u bërë sot me 16 vende anëtare (më i fundit anëtar është Sllovakia me 1 janar 2009). Të gjitha vendet e tjera të BE, perveç Danimarkës dhe Britanisë së Madhe, i është lejuar të bashkohen tek “euro” kur të kenë plotësuar kushtet ekonomik. Vetëm pak vende kanë lejë për të hyrë. Suedia do bashkohet ekonomikisht, të bëhet pjesë e euros por jo të jetë anëtare, pa i plotësuar kushtet e anëtarësimit. Qëllimi i krijimit të euros është : lehtësimi i lëvizjes së qytetareve dhe i mallrave, duke eliminuar problemet e shkëmbimit, nëpërmjet beries transparent të çmimin duke krijuar një treg financiar të vetëm, me çmime të qëndrueshme dhe interesa të ulta më kurs këmbimi internacional të mbrojtur nga dyndjet e mëdha tregtare në eurozonë. Ajo është gjithashtu e nënkuptuar si simbol i integrimit dhe stimulues për më shumë. Eurozona dhe politikat monetare për ato vende që i kanë adaptuar ato me konsensusin w BE, janë nën kontroll të Bankës Qendrore Evropiane.
  • 30.  31 marsi është njëra ndër datat më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Ky vend u bë anëtari i 28 i Kësaj Aleance Veri Atlantike bashkë me Kroacinë.  Shqipëria kishte një rrugë të gjatë drejt anëtarësimit në NATO, ku njëherë u pranuar si anëtare e Këshillit për Bashkëpunim të Atlantikut të Veriut në qershor 1992.  Por, Shqipëria dhe Kroacia morën edhe zyrtarisht pranimin si anëtare të NATO-së në takimin e nivelit të lartë të Aleancës që u mbajt në Strasburg më 3 dhe 4 prill 2009.  Më 2003, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia nisën një nismë të përbashkët të quajtur Grupi i Kartës së Adriatikut, të inkurajuar nga Shtetet e Bashkuara.  Megjithatë, Maqedonia u bllokua nga bashkimi me Aleancën më 2008, kur Greqia vuri veton ndaj përparimit të pranimit të vendit për shkak të mosmarrëveshjes në vazhdim për emrin.  Kroacia dhe Shqipëria, sidoqoftë, kanë bërë përpjekje të mëdha në rrugën e tyre drejt pranimit në Aleancë. Vendet përcaktuan përparësitë e tyre më të larta për të përmbushur standardet demokratikë, për të pakësuar korrupsionin dhe për të luftuar krimin e organizuar, për të zbatuar reformën gjyqësore, për përmirësimin e administratës publike dhe nxitjes së marrëdhënieve fqinjësore.  Vendet anëtare të NATO-së mbikëqyrin reformat e parashikuara dhe vlerësojnë zbatimin e tyre.
  • 32.  Marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë meBashkimin Evropian (BE) janë vendosur në vitin1991. Ngjarja më e rëndësishme në marrëdhënietmidis Shqipërisë dhe BE-së u shënua një vit mëvonë, në 11 maj 1992, me nënshkrimin eMarrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit ecila hyri në fuqi më 1 dhjetor 1992. Po në këtëperiudhë, Shqipëria përfshihet në Sistemin ePërgjithshëm të Preferencave (GSP), i cilipërfaqësonte një regjim të përgjithshëmpreferencash tregtare që BE-ja u ofronte njënumri të gjerë vendesh me të cilat ajo kishtemarrëdhënie kontraktuale.
  • 34. Marrëveshja e Tregtisë dheBashkëpunimit e 11 majit 1992i krijoi mundësinë Shqipërisëqë të përfitojë nga fondet eprogramit PHARE. Kjopërbën një hap tërëndësishëm në drejtim tëristrukturimit të asistencës sëBE-së ndaj Shqipërisë në njësërë fushash që përkonin mereformat në të cilat ishteangazhuar vendi ynë. Nëkuadrin e këtij programi, nëperiudhën 1992- 2000,Shqipërisë i është dhënë njëndihmë e konsiderueshme
  • 35.  Në vitin 1996, Shqipëria ishte pranë nënshkrimittë një marrëveshjeje tëre kontraktuale me BE-në, e cila, do të hapterrugën për njëmarrëveshje klasikeasocimi. Por, zgjedhjet ekontestuaraparlamentare të majit tëvitit 1996, së bashku mekrizën e thellë financiaredhe sociale që pasoi nëfillim të vitit 1997 ngarenia e skemavepiramidale, bënë që tëdështojë çdo iniciativënë këtë drejtim.
  • 36. Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme, në këtëkohë, përcaktonte një sërë kushtesh politikedhe ekonomike që vendet e Ballkanit duhej tëplotësonin për të zhvilluar dhe forcuarmarrëdhëniet e tyre me BE-në. Këto kriterekishin të bënin me respektimin e parimevedemokratike, liritë dhe të drejtat enjeriut, ndërtimin, respektimin dhe forcimin eshtetit të së drejtës, mbrojtjen eminoriteteve, zhvillimin e ekonomisë sëtregut, si dhe bashkëpunimin rajonal. Në maj të vitit 1999, Bashkimi Evropian miratoi njëiniciativë të re për 5 vende te Ballkanit: Shqipëria,ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kroacia,Bosnjë- Hercegovina dhe Republika FederaleJugosllave, të quajtur Procesi i Stabilizim- Asocimit(PSA). Që në fillimin e kësaj iniciative të re,Shqipëria do të bëhej pjesë e saj. Ky proces ka përqëllim vendosjen e marrëdhënieve më të ngushtandërmjet BE-së dhe vendeve të lartpërmendura,nëpërmjet Marrëveshjeve të Stabilizim-Asocimit(MSA).Në nëntor të vitit 1999, Komisioni Evropian paraqitinjë raport mbi studimin e fizibilitetit per hapjen ebisedimeve me Shqipërinë për nënshkrimin eMarrëveshjes së Stabilizim- Asocimit duke arritur nëperfundimin se, megjithatë, Shqipëria nuk i kishteplotësuar kushtet për një marrëveshje të tillë.
  • 37. Në muajin nëntor të vitit 2000, u zhvillua në Zagrebtakimi i vendeve të përfshira në procesin e stabilizim-asocimit. Në këtë takim BE-ja vendosi të intensifikojëbashkëpunimin me Shqipërinë nëpërmjet krijimit tëGrupit të Nivelit të Lartë Drejtues Shqipëri-BE. Qëllimii këtij grupi ishte të vlerësonte kapacitetin eShqipërisë për të marrë përsipër detyrimet për njëMarrëveshje Stabilizim-Asocimi me BE-në. Grupi iNivelit të Lartë Drejtues Shqipëri-BE zhvilloi tretakime në Tiranë në përfundim të të cilave KomisioniEvropian hartoi një raport vlerësimi, ku evidentohejprocesi i bërë dhe fushat ku ende nevojitenpërmirësime. Si përfundim, Komisioni vlerësoi sendonëse mbetet ende për të bërë ne drejtim tëplotësimit te detyrimeve që rrjedhin nga njëmarrëveshje stabilizim-asociimi, perspektiva e hapjessë negociatave është rruga më e mirë për të ruajturtempin e ndryshimeve politike dhe reformaveekonomike në vend. Për këtë qëllim, Komisioni arritinë përfundimin se është çasti për të proceduar menjë Marrëveshje Stabilizim-Asociimi me Shqipërinë.
  • 38. Samiti i Selanikut i mbajtur me qershor 2003 i ashtuquajtur edheZagreb II konfirmon perspektivën për aderim në BE të vendeve tërajonit të Ballkanit Perëndimor dhe i hap rrugën shfrytëzimit tëinstrumentave të përdorur me vendet e reja anëtare.Kriteret e Anetaresimit në Bashkimin EvropianPër t’u bërë anetare e BE-së, Shqipëria duhet të plotësojë kriteret evendosura për të gjitha shtetet kandidate për anëtarësim nëBashkimin Evropian të miratuara nga Këshilli Europian iKopenhagenit në qershor të vitit 1993.Këto kritere janë të karakterit politik dhe ekonomik dheparashikojnë:• Garantimin e demokracisë, shtetit të së drejtës, respektimin e tëdrejtave të njeriut dhe të minoriteteve;• Vendosjen e një ekonomie tregu që mund t’i bëjë ballë presionitkonkurrues dhe forcave të tregut të përbashkët europian.• shteti kandidat duhet të jetë i aftë t’u përgjigjet detyrimeve qërrjedhin nga “acquis communautaire “ ose legjislacioni i BashkimitEvropian.
  • 39.  10 Qershor 1999 – Miratimi iPaktit të Stabilitetit për EuropënJuglindore në Këln. Nëdokumentin themelues, mëshumë se 40 vende partneredhe organizata u angazhuan përtë forcuar në vendet e EuropësJuglindore "përpjekjet për tënxitur paqen, demokracinë,respektin për të drejtat e njeriutdhe prosperitetin ekonomik, nëmënyrë që të arrihet stabilitet nëtë gjithë rajonin".1999 - Përfshirja e Shqipërisënë Regjimin AutonomPreferencial.19 - 20 Qershor 2000 - KëshilliEuropian i Feiras shpall sevendet që janë pjesë e procesittë Stabilizim Asociimitkonsiderohen "kandidatepotenciale" për anëtarësim  24 Nëntor 2000 – Këshilli Europian iZagrebit lancon zyrtarisht procesin eStabilizim Asociimit për 5 vendet eEuropës Juglindore, përfshirëShqipërinë. Samiti theksoi lidhjen midisprogresit të vendeve të rajonit drejtdemokracisë, sundimit të ligjit, pajtimitdhe bashkëpunimit rajonal në njërënanë dhe perspektivës së anëtarësimittë mundshëm në BE në anën tjetër.2001 - Viti i parë i zbatimit të ProgramitCARDS për vendet që janë pjesë eprocesit të Stabilizim Asociimit.2001 - Komisioni rekomandon fillimin ebisedimeve për Marrëveshjen eStabilizim Asociimit (MSA) meShqipërinë.Qershor 2001 – Këshilli Europian iGöteborgut fton Komisionin Europianqë të paraqes draft direktivat negociusetë MSA-së me Shqipërinë.
  • 41. Tetor 2002 – Miratimi idirektivave për hapjen e bisedimevepër MSA me Shqipërinë.31 Janar 2003 – Presidenti iKomisionit Europian, RomanoProdi shpall zyrtarisht hapjen ebisedimeve për MSA mesShqipërisë dhe BE-së.21 Qershor 2003 - Samiti iSelanikut konfirmon perspektivënEuropiane të vendeve të BallkanitPerëndimor si dhe procesin eStabilizim Asociimit si kuadrinpolitik të rrugës së tyre drejtanëtarësimit në BE. Maj 2004 – Këshilli Europian lançonprogramin TAIEX për harmonizimin elegjislacionit kombëtare të vendeve tëpërfshira në procesin e StabilizimAsociimit me legjislacionin e BE-së.Qershor 2004 - Vendimi i Këshillit përPartneritetin e parë Europian meShqipërinë.14 Prill 2005 – Nënshkrimi iMarrëveshjes së Ripranimit mes Shqipëridhe BE-së. Janar 2006 - Vendimi i Këshillit Europian përPartneritetin Europian të rishikuar meShqipërinë.1 Maj 2006 - Hyrja në fuqi e Marrëveshjes sëRipranimit mes Shqipërisë dhe KomunitetitEuropian.12 Qershor 2006 – Nënshkrimi iMarrëveshjes së Stabilizim Asociimitmes Komuniteteve Europiane e Shteteve tëtyre Anëtare nga njëra anë dhe Shqipërisënga ana tjetër.1 Dhjetor 2006 - Hyrja në fuqi eMarrëveshjes së Përkohshme mes Shqipërisëdhe Komunitetit Europian.Janar 2007 - Hyrja në fuqi e Instrumentit të ritë Ndihmës së Para-Aderimit (IPA).1 Janar 2008 – Nënshkrimi i Marrëveshjes sëLehtësimit të Vizave mes Bashkimit Europiandhe Shqipërisë.18 Shkurt 2008 - Vendimi i Këshillit përPartneritetin Europian të rishikuar meShqipërinë.
  • 42. 3 Qershor 2008 - Komisioni Europian (KE) paraqet Udhërrëfyesin eLiberalizimit të Vizave për Shqipërinë . Ky dokument përcakton 42standarde lidhur me masat që adresuar nga autoritetet shqiptare nëmënyrë që të mundësohet regjimi pa viza për qytetarët shqiptarë.1 Prill 2009 - Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.28 Prill 2009 – Qeveria shqiptare dorëzon Aplikimin e Shqipërisë përAnëtarësim në BE.27 Maj 2010 – KE miraton propozimin që i mundëson qytetarëve tëShqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës të drejtën për të udhëtua pa vizaafatshkurtër në vendet e hapësirës Shengen.8 Nëntor 2010 – Këshilli miraton vendimin për liberalizimin e vizave afatshkurtër për qytetarët shqiptarë.9 Nëntor 2010 - KE paraqet Opinionin mbi Aplikimin e Shqipërisë përAnëtarësim në BE, ku nuk propozohet as dhënia e statusit të venditkandidat e as hapja e negociatave. Opinioni përcakton 12 prioritete kyçeqë duhen të adresohen nga Shqipëria në mënyrë që të matet progresi isaj drejt BE-së. 10 Qershor 2011 - Qeveria shqiptaremiraton Planin e Veprimit që adreson12 prioritetet kyçe të Opinionit të KE,lidhur me: funksionimin e duhur tëParlamentit, forcimin e shtetit ligjor,realizimin e reformave nëadministratën publike, luftën kundërkorrupsionit dhe kundër krimit tëorganizuar, forcimin e të drejtave tëpronësisë, përforcimin e mbrojtjes sëtë drejtave të njeriut dhepërmirësimin e trajtimit të tëburgosurve.12 Tetor 2011 - KE publikonRaportin e Progresit të 2011 përShqipërinë i cili nuk propozoi asdhënien e statusit të vendit kandidate as hapjen e negociatave përanëtarësim
  • 44. 10 Tetor 2012 - KE publikon Raportin e Progresit të 2012për Shqipërinë i cili propozon dhënien e statusit të venditkandidat të kushtëzuar. 12 dhjetor 2012 - Këshilli Europian përshëndetipërparimin e përgjithshëm të bërë nga Shqipëria nëpërmbushjen e 12 kritereve kyçe të përcaktuara nëopinionin e Komisionit në 2010. Megjithatë, statusi ikandidatit do t’i jepet Tiranës sapo ekzekutivi i BE-së tëraportojë që progresi i nevojshëm është arritur në fushëne reformave të administratës gjyqësore dhe publike, sidhe në rishikimin e rregullave të procedurësparlamentare. “Mbarëvajtja e sukseshme e zgjedhjeveparlamentare në 2013 do të jetë një test i rëndësishëmpër funksionimin normal të institucioneve demokratike tëvendit”,theksuan ministrat.